--
Në të njëjtë mënyrë, “shoku Enver” shtroi përpara studiuesve tanë një detyrë sa të rëndësishme aq edhe të vështirë. Ai i porosit ata që “t’i përvishen një pune serioze për të depërtuar sa më shumë në thellësi të shekujve të parahistorisë dhe për të hedhur dritë mbi kulturën dhe gjuhën e fiseve parailire të trevave të banuara nga shqiptarët e sotëm” Enver Hoxha, “Për shkencën”, II, Tiranë, 1985. Kushdo që ka jetuar kohën e komunizmit e di fare mire se çdo direktivë e re në fushat historike (si kudo)hapej dhe mbyllej me urdhrat e kupolës komuniste, e cila e kërkonte historinë të shkruhej sipas mendimit të saj ekskluziv...
Po sot? Sot në një mënyrë shumë të ngjashme Kryeministri ynë del dhe jep orientime sesi duhet të shkruhet historia. Shembulli më i fundit ishte dje kur në mënyrë publike Kryeministri kërkon rishikim dhe ndryshim të fakteve të Luftës se Dytë Botërore në Shqipëri. Doktori gjithmonë del e lëshon bomba tymuese, por hosanaja e një sere historianësh të cilat deri dje mbanin shënimet e Komandantit dhe sot të Doktorit është një praktike po aq e frikshme sa edhe ajo në Diktaturë. I dashur Doktor, nëse do të ndryshosh historinë bëji historianet e tu të ulen e të shfletojnë arkivat. “Në 100 vjet asnjë komb nuk ka pësuar kaq shumë falsifikim të historisë,” deklaroi Kryeministri në mbledhjen e djeshme. Ke të drejtë shume Doktor, por do ishte në nderin tënd nëse mbështesje me para dhe fonde studiuesit që të hynin ne arkivat e botës dhe të shkruanin ato që zbulonin andej dhe këtej. “Por realiteti vëllavrasës i luftës është realitet i pamohueshëm. Nuk ishte luftë civile. Por cila rezistencë antifashistë në Europë nuk pati aspekte të tilla? ...” tha Kryeministri veç të tjerash në mbledhjen e tij të përjavshme. Po Doktor, por mendimet e tua mund ti shkruash fare mire ne librin tënd të kujtimeve, por ato nuk mund të jene të vërteta historike pa u ballafaquar me dokumentet e shkruara. Dokumente të shkruara që vinë nga disa burime dhe hedhin dritë mbi shume ngjarje apo personazhe të asaj kohe. Mos harrojmë se këta nacionalistë midis tyre edhe shume patriotë patën fatin e keq që të ishin ne krahun e gabuar. Ne krahun kundër aleateve anglo-amerikano-sovjetike. Dhe për ketë fakt historia i ndëshkoi. Ashtu siç u ndëshkuan mjaft figura nacionaliste ne Evropën e qytetëruar.
Si njeri i lexuar që jeni Doktor, ju e dini mire se çfarë dhune ushtruan qytetarët parisienë kundër femrave që fundi i fundit kishin shkuar me oficerët gjermanë. Po ata që me armë në dorë luftuan kundër forcave antifashiste? Meqë përmendet Gani Kryeziun arkivat angleze për shembull kane shume material mbi angazhimet e Gani Kryeziut ne Shërbimet e Fshehta Jugosllave të paraluftës. Mund ti lexoni dhe do të arrini konkluzione të tjera. Nga këto dokumente mund ta kuptoni edhe pse Komunistet Jugosllave e zhduken ketë njeri me rëndësi ne Malësinë e Gjakovës. “Qeveria britanike bëri gjithçka për të mbështetur shqiptarët në rezistencën e tyre... Mbreti qëndroi në kontakt me qeverinë britanike,” tha mes të tjerash Berisha.
Doktor po e filloj nga fundi. Mbreti? Cili Mbret? Nëse flisni për Ahmet Zogun duket se keni njohuri shumë të pakta për rolin e vërtetë të Zogut ne Angli. Zogun autoritetet angleze jo vetëm e trajtuan me përçmim dhe tallje (dhe si shqiptar që jam mua nuk me vjen aspak mire) por askush nga Qeveria Britanike nuk e trajtoi asnjë herë me seriozitet figurën e Zogut gjatë Luftës. Zogu ne Angli ishte një figure tragjike dhe aspak e respektuar nga politika britanike. E dyta, po është e vërtetë që britaniket ishin shume prezent ne ngjarjet e Luftës ne Shqipëri. Por sipas dokumentacionit shume të saktë të arkivave britanike është e qartë se britaniket u përfshinë ne Shqipëri vetëm pasi italianet kërcënonin Greqinë, bazën me të rëndësishme Britanike ne Mesdhe. Për ketë arsye britaniket të ndihmuar nga Shërbimi i Fshehtë Jugosllav organizuan ne Beograd një grup me nacionaliste, komunistë dhe aventuriere shqiptare dhe i dërguan të shoqëruar nga një kompani ushtaresh dhe oficeresh jugosllave të hynin nga Veriu drejt Tiranës.
Kjo aventure e dështuar e përshkruar mjaft saktë nga oficeri i Shërbimit Sekret Britanik Okley Hill është edhe fillimi i përfshirjes britanike ne Shqipëri. Pas ketij dështimi Britaniket me ndihmën e Shërbimit të Fshehtë Jugosllav organizuan dhe financuan çetat e para të quajtura antifashiste, Çetën e Pezës, të Skraparit, të Vlorës, të Mallakastrës, Çeten e Krujes me synim goditjen e prapavijës Italiane. Pra Britaniket si Perandori e madhe që ishin nuk u përfshinë ketu per sytë e bukur të shqiptareve por per interesant e tyre jetike. Ndihma që thane ishte ndihmë e kushtëzuar kundër Gjermaneve dhe kush mori ato ndihma ishin vetëm ata që luftuan kundër Gjermanëve. Britanikët një komb mjaft i mençur dhe praktik nuk mund të ndihmonin forca të cilat edhe pse anti komunistë bashkëpunonin me projektuesit e Holokaustit. Nazistet Gjermane. Prandaj çdo përpjekje për hedhje baltë ndaj formacioneve partizane është e kotë pasi historia tashme ka folur. Edhe nje sqarim meqenëse të ka mbetur merak çeshtja e ndihmave britanike.
Shefi i Zyrës se OSS ne Bari Hary Fultz ne radiogramet e tija per Oficeret amerikane ne Shqipëri theksonte se megjithëse oficeret britanike marrin meritën e hedhjeve të ndihmave per partizanet ne fakt të gjitha armatimet, rrobat, pajisjet dhe paratë ishin ndihma a popullit amerikan per aleatet e vet britanike prandaj thoshte Fultzi- ju shpjegoni partizaneve shqiptare se rrobat që kane veshur dhe armët që mbajnë janë të gjitha të ardhura nga Amerika. Por edhe aeroplanët që vinin nga Bari ishin të gjitha amerikane. “Nuk ishin britanikët që inkurajuan lëvizjen komunistë në Shqipëri. Kontaktet e para i kanë pasur me nacionalistët. Personat e parë të kontraktuar prej tyre janë vëllezërit Kryeziu. Ata kontaktuan edhe një tribun tjetër legjendar, Abaz Kupin. Ishte Zogu që deklaroi nga Parisi luftë kundër pushtuesit,” thotë kryeministri në fjalimin e tij të gjate. Po Doktor ketu je shume i sakte. Britaniket ne Beograd kane kontaktuar pikërisht personat që thoni Ju. Por me sa duket nuk i keni pare fare dokumentet apo nuk ju a kane shpjeguar mire.
Julius Hannau, Shefi i MIR britanik ne Beograd apo me saktë Zbulimit Ushtarak i kerkoi nje listë Shërbimit të Fshehtë Jugosllave me njerez që ky Shërbimi i kishte të besuar për një Mision Special ne Shqiperi. Dhe Jugosllavet i dhanë listën ku nder të cilët ishin edhe njerzit që ju i përmendni ne fjalën Tuaj por edhe disa të tjere që me vone u bene lider të rëndësishëm të lëvizjes komuniste. Po kështu Doktor duhet të dini edhe diçka tjetër. Britaniket i besuan organizimin e Krereve të Veriut jo me pak po vetë Drazha Mihailoviç nje antishqiptare i njohur me arsyetimin se vetëm një Serb mund ti organizoje këta krerë shqiptare. ne se do të mësosh me shume dërgo historianet e tu t e marrin dokumentet tashme të hapura ne arkivin Britanik dhe do të shikosh se shume nga krerët e Veriut kane bashkëpunuar me Drazha Mihailovich. Është shumë e vërtetë që disa nga oficeret britanike u perpoqen diku nga 1943 që të krijonin nje front të përbashkët me palët që tashme ishin futur thelle ne konflikt. Mukja e famshme ishte një vepër e britanikeve e mbajtur në shtëpinë e një për agjenteve të tyre me të mire Ifsan Toptani. Por ky Front i ngjashëm me Frontin që kërkonin të formonin ne Greqi dhe ne Jugosllavi ishte jo realist pasi palet ishin të ndare me thike. Pro luftës me Gjermanet dhe pro bashkëpunimit me ta. Fraksionet Nacionalistë ashtu siç veproi edhe Zerva ne Greqi apo Mihailovich ne Jugosllavi duke pare se Britaniket tashme ishin me krahun me të fortë dhe mendonin mbi zhvillimet pas Luftës u afruan me Gjermanet per të shpëtuar atë që mund të shpëtonin. Kritika të mëdha për përfshirjen e britanikeve ne luftën politike shqiptare ka ardhur nga vetë protagonistet e asaj kohe.
Mos harrojmë Sir Reginal HIbert Ambasador i Britanisë ne France apo eksploratori i famshëm Ëilliam Tilman, të cilët kanë kritikuar fort kolegët e tyre britanike për përzierje politike në Shqipëri. Nëse oficerët britanikë pranë nacionalisteve me të vërtetë kishin respekt për luftëtaret shqiptare nuk do t’i braktisnin ata në kënetat e Shëngjinit. Braktisja e Abaz Kupit një figure tragjike e asaj periudhe nga ata që e mbështeten dhe e përdoren gjatë betejave politike ne Shqipëri ishte nje turp për nderin kalorësiak britanik. Ky turp nuk u kapërdi lehtë nga oficeret e tjerë të cilët edhe pse kundërshtare mendimesh me Bazin e Canes nuk ja falen eproreve të tyre ketë gje. Nëse Doktori ka ndonjë dokument të ri për ketë fakt do ishte mire ta botonte.
Dokumentet britanike thonë se formimi i reparteve të mëdha partizane ishte një dëshirë e udhëheqjes shqiptare nje dëshirë e cila ishte plotësisht ne përputhje me synimin e oficereve britanikë që sapo ishin hedhur me parashutë ne Shqipëri. Doktor historia ashtu siç çdo gjë serioze ne nje Shtet bëhet me letra, me dokumente me arkiva. Nëse ke dëshirë me të vërtetë të ndriçosh errësirën e historisë shqiptare ndihmoi historianet të shkojnë nëpër arkivat. Ne ketë mënyrë edhe ata të shkretë që rrojnë vetëm me rrogën që ju jep ti të kenë mundësi të lexojnë dokumente autentike që shtete serioze kanë ruajtur me fanatizëm. Historia nuk bëhet vetëm me rapsodë që këndojnë anës vatrës netëve të dimrit.