Autoritetet i vendosin sërish ‘kyçin’ plazhit më të bukur në Greqi

Autoritetet i vendosin sërish ‘kyçin’ plazhit më të bukur në Greqi

Zakinthos

Autoritetet vendore, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarëve, Politikës Detare dhe Ishullore, ministrisë së Turizmit dhe Krizave Klimatike e ajo e Mbrojtjes Civile pas një vendimi të përbashkët kanë vendosur që plazhi i famshëm i Zakinthos, në ishullin e ‘Navagio’ do të mbetet sërish i mbyllur edhe për këtë sezon të ri veror.

I cilësuar si një nga plazhet më të vizituara Greqi, ata deklaruan se nuk do të hapet për shkak të sigurisë së qytetarëve, shkruajnë mediat greke.

Turistëve dhe pushuesve vendas nuk do tu lejohet qarkullimi, afrimi, apo ankorimi i varkave dhe as notimi i atyre që ndodhen në bord kudo në gji, konkretisht në zonën detare brenda vijës, që bashkon dy skajet veriore dhe jugore të gjirit.

Gjithashtu dalohet hyrja e vizitorëve, me një kufi ndalimi 10 metra nga buza e shpatit ranor.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Ndërroi jetë nga aksidenti tragjik, ja kur do të mbahet ceremonia mortore e Ebrahim Raisi

Ndërroi jetë nga aksidenti tragjik, ja kur do të mbahet ceremonia mortore e Ebrahim Raisi