Menaxhon parkimin në Rinas, 'Konkurrenca' gjobit përsëri ‘Star Parking Albania’, me pronar oligarkun e miellit Haxhiymeri! Ka 100% të parkingut, abuzoi me çmimet

Rritje të tarifave, çmime të ndryshme për klientë të ndryshëm, mospasja e një metodologjie të qartë të vendosjes së çmimit në ka bërë që të gjobitet për herë të dytë nga Autoriteti i Konkurrencës ndërmarrja Star Parking Albania, që menaxhon parkingjet në Aeroportin e Rinasit, të mjeteve dhe avionëve. Pas një hetimi të nisur për shkak të pozitave të saj dominuese 100% në treg si dhe për çmimet që aplikon për shërbimet e ofruara, në nëntor të 2022-shit kompania u gjobit me 1.6 milionë lekë gjobë për shkeljet që kishte bërë.

Gjoba e dytë e miratuar nga Autoriteti i Konkurrencës me një vlerë prej 756 mijë lekësh të reja ose 7.5 mln lekësh të vjetra, është vendosur për mos mosrespektim të detyrimeve të vendosura ndaj saj, pas mbylljes së hetimit të thelluar.

Pas hetimit të kryer kompanisë në fjalë ju la detyrim të hartojë një metodologji për për llogaritjen e kostove për formimin e çmimit të telepasit, kalimit të mjeteve, dhe të aplikojë tarifa të orientuara drejt kostos, për ndërmarrjet që pajisen me telepas si dhe për çdo shërbim tjetër. Si dhe ju caktua si detyrim që të mos abuzojë me pozitën dominuese.

Pas një viti monitorim për zbatimin e këtyre detyrimeve si dhe shlyerjen e gjobës, është konstatuar nga Autoriteti i Konkurrencës se këto detyrime nuk janë zbatuar. Madje në një shkresë që kompania Star Parking i ka dërguar Konkurrencës në 22 nëntor 2023 është shprehur se ka hartuar një analizë, por se nuk ka ndonjë referencë ligjore për mënyrën e llogaritjes së kostove. Por nga kontrollet ka rezultuar se kompania nuk e ka hartuar metodologjinë për llogaritjen e kostove për formimin e çmimit të telepasit.

“Pavarësisht se ndërmarrja Star Parking është shprehur se, nuk ka aplikuar dhe nuk parashikon të aplikojë asnjë rritje të tarifave të telepaseve, duke i krahasuar këto tarifa me periudhën para marrjes së vendimit nga Komisioni i Konkurrencës, pra për periudhën janar qershor 2021, detyrimi mujor për ndërmarrjet që operojnë në transportin e udhëtarëve (shërbimi autobus) nga TIA ka qenë 18,000 lekë/muaj për 1 telepas, ndërsa gjatë periudhës së monitorimit kjo tarifë ka qenë 36,000 lekë/copa për 1 telepas. Vihet re një rritje e çmimit të telepasit nga 18,000 lekë/copa në 36,000 lekë/copa”, thotë Autoriteti i Konkurrencës.

Abuzime janë konstatuar edhe me tarifat e caktuara ndaj kompanive ajrore.

“Ndërmarrje të cilat janë kompani ajrore si psh. Alba Ëings në 2022, për një kohëzgjatje 1 vit, për 1 telepas ka paguar vlerën 72,000 lekë ndërsa ndërmarrja Air Albania në vitin 2023 për një kohëzgjatje 1 vit, për 2 telepas në vlerën 180,000 lekë, detyrimin total 360,000 lekë”, thuhet në vendim.

Për këtë arsye, Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës vendosi ta gjobisë për herë të dytë si dhe ta monitorojë përsëri për 1 vit. Kompania në fjalë ka administrator Tomor Kalaja, si dhe ortak ALBCART, e cila është në pronësi të oligarkut të miellit, Fuad Haxhiymeri, që është bashkëpronar në kompaninë ‘Bloja’, pjesë e kartelit korruptiv të miellit në Shqipëri. Kompania e miellit e Fuad Haxhiymerit është gjobitur disa ditë më parë nga Autoriteti i Konkurrencës si pjesë e kartelit të miellit, për angazhim në pazare (marrëveshje të ndaluar) me kompanitë e tjera, për fiksimin e çmimit të miellit dhe bukës, duke vjedhur shqiptarët.

Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës (Dokumenti i plotë)

K.T./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 12/06/2024 21:27

    I paskeni vrarë barkun. Me këtë fluks lëvizje që ka sot në Rinas, një ditë pune e ka kompania.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria e Kosova në zi! Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore

Shqipëria e Kosova në zi! Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore