Avokati i Habilajt: Rivlerësimi
i masës brenda datës 3 nëntor
Biagio Maurizio Catalano, Avokati italian i Moisi Habiljat flet ekskluzivisht për Report TV. Në një lidhje telefonike ai ka pohuar se brenda datës 3 nëntor Gjykata e Katanias do të shprehet në lidhje me kërkesën për rivlerësimin e masës së arrestit.
Biagio Maurizio Catalano, avokati italian i Moisi Habiljat flet ekskluzivisht për Report TV. Në një lidhje telefonike ai ka pohuar se brenda datës 3 nëntor Gjykata e Katanias do të shprehet në lidhje me kërkesën për rivlerësimin e masës së arrestit.
"
Sot është bërë seanca e prezantimit të kërkesës dhe Gjykata pasi ka dërgjuar palët është tërhequr për të marrë vendimin që pritet të shpallet brenda datës 3 nëntor", thotë avokati Catalano.
Habilaj doli sot para tre gjyqtarëve tre gjyqtarëve Iarato, Benanti dhe Catena të Gjykatës së Catanias, ndërsa Prokuroria bëri publike detaje nga dosja hetimore ku nënvizohet se grupi Habilaj ka trafikuar nga Shqipëria në drejtim të Italisë
lëndë narkotike në vlerën e 20 milionë euro. Më tej, avokati i Moisi Habilajt, Biagio Maurizio Catalano pohon ekskluzivisht për Report TV se dosja për këtë organizatë është shumë voluminoze dhe ka mijëra faqe brenda saj, saqë pala mbrojtëse as fizikisht nuk ka arritur t'i shfletojë të gjitha.
Ai sqaron gjithashtu se Moisi Habilaj ka mohuar akuzat përpara gjyqtarëve duke kërkuar lirimin. “
Prokuroria kërkoi që të konfirmohet urdhri për mbajtjen e tyre në burg. Ndërsa ne kërkuam anulimin për mungesë provash", u shpreh Biagio Maurizio Catalano, avokat.
Në lidhje me përmendjen e emrit të ish-ministrit Saimir Tahiri në këtë dosje, avokati italian i Moisi Habilajt, i cili njëherazi mbron edhe dy të arrestuarit e tjerë shqiptarë, Meridan Sulajt dhe Fatmir Minajt shpehet se e ka dëgjuar vetëm në media, pasi deri më tani nuk rezulton përfshirja e ndonjë politikani në këtë dosje.
Gjykata e Catanias pritet të vendosë deri në datën 3 nëntor për Moisi Habilajn dhe të arrestuarit e tjerë për trafik droge Shqipëri-Itali.
(Me rreth të kuq Moisi Habilaj sot në Gjykatën e Katanias)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.8%
-
Të gabuar
14.1%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6551
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, Apeli i GJKKO kthen për rigjykimin dosjen për Moisi Habilajn, e dënuar me 10 vite burg, dhe 3 anëtarët e grupit të tij
7 Prill 2023, 09:53
-
GJKKO i komunikon masën 'arrest me burg' ish shefit të Policisë së Dhërmiut, u vu në pranga për lidhjet me Habilajt! Dënohet për 3 vepra penale
13 Gusht 2022, 10:44
-
U arrestua dje për lidhjet me Habilajt, ish shefi i policisë së Dhërmiut ishte kthyer nga Anglia prej 4 ditësh, kërkoi të takonte prindërit e vëllanë e paralizuar
12 Gusht 2022, 09:43
-
Ishte në kërkim, arrestohet ish shefi i policisë së Dhërmiut! GJKKO e dënoi me 12 vite burg për lidhjet me grupin e Habilajt
11 Gusht 2022, 21:09
-
Gjykata e Lartë në Itali jep vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn, e dënon me 15 vite e 5 muaj burg trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal
19 Maj 2022, 11:00
-
12 vite burg ish drejtorit të Policisë në Dhërmi Sokol Bode! GJKKO e dënon për lidhje me grupin e Habilajve
22 Prill 2022, 11:09
-
Skeda/ Saga e dosjes së Tahirit nga nisja e hetimeve në prill 2017 për trafik droge tek dënimi i sotëm i formës së prerë për shpërdorim detyre
4 Shkurt 2022, 19:10
-
Pjesë e grupit të Habilajve, arrestohet në Vlorë pas disa vite kërkimesh Reshat Radhima, i dënuar me 4 vite burg
4 Shkurt 2022, 14:07
-
Nga pronat tek makinat e luksit, Gjykata e Posaçme konfiskon 9 pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij! SPAK: Janë siguruar nga trafiku i drogës
18 Qershor 2021, 12:12
-
Del sërish në skenë Moisi Habilaj, miqësia me djalin e bosit të Cosa Nostra, ndihmoi në trafikun e drogës 2 grupet kriminale në Itali, që u goditën dje
26 Maj 2021, 13:46
-
Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, GJKKO burg për Moisi Habilaj dhe 3 anëtarët e grupit të tij
18 Maj 2021, 17:25
-
Mbi 3 vite hetime, SPAK kërkon 63 vite burg për grupin e Habilajve dhe konfiskim të 22 pasurive me vlerë rreth 82.4 mln lekë! Kreu ende në arrati
4 Maj 2021, 11:45