Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

TIRANË- Avokati Idajet Beqiri, i cili ka kallëzuar Belind Këlliçin në SPAK, në një intervistë për Report Tv jep detaje nga ky kallëzim dhe dy akuzat që rëndojnë ndaj tij. Avokati sqaron se Këlliçi akuzohet për falsifikim të dokumenteve në dy raste, për diplomën e gjimnazit që nuk e ka dhe deklarimi i rremë në formularin e vetëdeklarimit sikur e ka diplomën, kur kandidoi për deputet dhe më pas për kryetar bashkie të Tiranës.

Në emisionin ‘Studio Live’, avokati Beqiri thotë se Këlliçi ka deklaruar se ka mbaruar gjimnazin te Harry Fultz, por në fakt ka mbaruar vetëm vitin e katërt, fakt ky i vërtetuar edhe përmes disa investigimeve të Shqiptarja.com.

Diplomën e falsifikuar, Beqiti thotë se Këlliçi e përdori edhe për të nisur universitetin në “Coppin” në SHBA, por edhe gjatë njehsimit të diplomës në vendin tonë. Ndërkohë, në dy raste ka deklaruar se ka përfunduar gjimnazin me diplomë të falsifikuar.

“Kallëzimin e kam bërë unë, sepse kam konstatuar që ky person ka falsifikuar një dokument të rëndësishëm, siç është dokumenti i shkollës së mesme, diploma. Ka deklaruar se e kam mbaruar shkollën te Harry Fultz, por në fakt ka mbaruar vetëm vitin e katërt, ndërsa të pestin nuk e ka kryer. Jo vetëm që nuk e ka kryer, por në SHBA ka deklaruar sikur e ka kryer arsimin e mesëm dhe ka vazhduar atje universitetin. Ka vazhduar Bachelor, siç i themi në Shqipëri. Pasi ka përfunduar studimet duke mos thënë të vërtetën, ka ardhur dhe ka bërë njësimin e diplomës për të vazhduar pastaj edhe fazën e dytë të arsimit të lartë. Kur ka ardhur në Shqipëri që ka bërë njësimin, e kishte përsëri për detyrë se ka qenë deputet, por edhe kur ishte kandidat. Kishte për detyrë të deklarimin se ku ka mbaruar arsimin e mesëm, të lartë. Ai e ka deklaruar si të përfunduar dhe si i diplomuar, e ka bërë deklarim edhe kur u zgjodh deputet por edhe kur ishte kandidat për kryetar bashkie në 2022. Ky është një dokument që është falsifikuar, u përdor edhe në SHBA. Edhe në atë territor kjo konsiderohet vepër penale”, tha Beqiri në Report Tv.

Ndërkohë, Beqiri thekson se Këlliçi ka shantazhuar edhe drejtoreshën e shkollës Harry Fultz, që ajo të deklaronte se ka përfunduar arsimin e mesëm, por thekson se nuk e ka marrë dot një deklaratë të tillë të rremë.

“Ajo që bie në sy, është se mirë që i bëri këto por ka bërë përpjekje të vazhdueshme dhe ka bërë shantazhe kundër drejtoreshës së shkollës Harry Fultz, që ajo të konfirmonte të kundërtën dhe të deklaronte që ky e kishte mbaruar arsimin e mesëm, por nuk arritur ta merrte një pohim të tillë dhe një deklarim të tillë të rremë. Këto janë vera të rënda penale, jo vetëm falsifikimi i dokumenteve zyrtare, që është përdorur në dy vende, në SHBA dhe kur ka bërë deklarimet këtu”, tha Beqiri.

Beqiri trhotë se në kallëzim ka kërkuar edhe hetim ndaj Këlliçit për fshehje pasurie, pasi nuk ka deklaruar paratë m të cilat ka bërë fushatën elektorale në zgjedhjet vendore kur kandidonte si kryetar bashkie i Tiranës. Sipas Beqirit ka deklaruar vetëm 5% të donacioneve, ndërkohë që ishte i papunë. Avokati po ashtu ndalet edhe tek fotoja e Këlliçit me Trump, për të cilën thotë se kushton 25 mijë dollarë.

“Në kallëzim kam thënë se këtij personi duhet hetuar edhe për fshehje të pasurive, për mosdeklarim të tyre. Ka bërë deklarime të rreme, sidomos kur ishte kandidat për kryetar bashkie. Ky nuk ka deklaruar asgjë, megjithëse ishte i papunë, nuk merrte asnjë rrogë, 1 vit para se të kandidonte për kryetar bashkie, ka bërë foto me Trump që ka kushtuar 25 mijë dollarë, por edhe gjithë atë rrugëtim nuk e ka deklaruar. Ka bërë fushatën elektorale për kryetar bashkie, ka deklaruar si donator vetëm 5%, 95% të donacioneve që i kanë ardhur nuk i ka deklaruar.

Avokati Beqiri thekson edhe hetimin e SPAK ndaj Këlliçit për mosdeklarim të pasurisë së bashkëjetueses së tij, çështje për të cilën thotë se mohoi edhe partneren.

“Ka bashkëjetuar, është anatemuar edhe në shtyp kë kishte bashkëjetuese, ai s’ka deklaruar pasurinë e bashkëshortes, s’ka deklaruar asgjë për pasurinë e saj, ishte si i çfazuar, në vend se të merrej me provat dhe akuzën konkrete, në vend se të merrej me faktin se ky person nga koha që kishte marrë diplomën Bachelor dhe duhej ta merrte diplomë e plotë. Ky është punësuar sikur kishte marrë diplomën, ka vjedhur 1 vit rrogë shteti që duhet ta kthejë, në vend se të merrej me këto, ai merrej me kalorësin si i varej këmbët. Merret me mua duke shpifur, gjëra të ulëta që s’janë të vërteta, e kam deklaruar që s’jam dënuar kurrë ndonjëherë, s’ka pse të fshihet me shpifje të shkollës serbe. Ai mohoi edhe bashkëshorten, tha që nuk bashkëjetoj me të. E dinë të gjithë shqiptarët, një opinion i tërë e dënon, është bukëshkalur, gruaja i merr rrogë të majme në Bashki, e fut në familjen tij, dhe Belindi nga ana tjetër djeg bashkinë, me protesta anormale që bën”, u shpreh avokati.

Të gjitha shkeljet e Këlliçit, avokati thekon se janë të bazuara me prova dhe se ai rrezikon maksimumi deri në 6 vite burg për këto dy akuza.

“Janë të faktuara me prova, dosjen e kam bërë me përgjegjësi, jam i fushës. Ky njeri jo vetëm që duhet të ndëshkohet penalisht pro duhet pastruar politika shqiptare nga elementë të tillë. Dënimi penal i shkon për të dyja veprat penale, 6 vjet. Mund ti jepet dhe masë alternative, shërbim prove. Nëse do i kishte kryer një qytetar i thjeshtë, kjo s’ka dënim tjetër veç burgut, qytetarë të tjerë të thjeshtë të këtij vendi kanë bërë burg”, vijoi Beqiri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teveqeli: 27/12/2024 05:51

    E lexova. Thote qe personi ka deklaruar te dhena mbi arsimin. Te dhenat i ka deklaruar ose paraqitur te rreme. Konkludon qe ka falsifikuar diplomen. Pa lidhje fare. Prove eshte dokumenti i diplomea qe pretendohet. Nese ekziston. Nejse. Ky fare denoncueai i "fushes" eahte deniar per korrupsiin ne komunizem, edhe me pas. Ndermjet ka zhvatur para sidomos ne Maqedoni gjasme pee patriotizem. Minimumi nje media duhet te perzgjedhe individe me dinjitet. Jo palaco

    Përgjigju
  • Eri: 27/12/2024 00:55

    Po kush i dënon këta të PD-së aman? Këta bëjnë si qurrashë dhe GJKKO si kone. Tjetra grua, e dënuan për një arkë peshk dhe një telefon, Salianj Babalen e mbajtën 5 vjet me rrogë në parlament dhe i dhanë 1 vit të lodhur. Saliu ka vrarë e prerë, e nxorrën dhe nga arresti i shtëpisë. Belon do e shtyjnë nja 10 vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite