Rama: Jemi në 'Champions League' e turizmit Mesdhetar! Në 2030 mund të arrijjmë 30 mln turistë! Thirrje të rinjve që punojnë jashtë: Pse rrini atje? Këtu do jenë pagat më të mira

TIRANE- Konferenca “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri” mblodhi sot (29 prill 2024)  bashkë kryeministrin, ministrat e kabinetit qeveritar dhe krybashkiakët për planin për mbarëvajtjen e turizmit.

Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama vuri theksin tek ofrimi i cilësisë jo vetëm tek numrat pasi Shqipëria ka hyrë seriozisht në garë dhe po konkurron denjësisht me vendet, të cilat kanë histori në këtë drejtim si Greqia, Spanja Italia.

Sot kemi hyrë në 'Champions League' e turizmit Mesdhetar, në kampionatin e konkurencës së turizmit. Ky është sa moment historik por dhe sfidash. Se kemi hyrë por duhet të mbetemi. Italia, Franca, Spanja, Greqia nuk bien nga Champion. Ne nuk e kemi të konsoliduar pozicionin tonë. E jo vetëm që duhet ta konsolidojmë por dhe të jemi çdo vit e më shumë më konsolidues”

Rama kishte dhe një thirrje të rinjve që punojnë në hoteleri në vendet e Mesdheut

“Çfarë kërkoni atje, pse rrini atje? Të gjithë hotelet janë vende të lira dhe kanë nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar. Do të ketë pagat më të mira në rajon për turizmin" tha Rama.

 

Kreu i qeverisë ndër të tjera tha se turizmi solli 4.2 miliardë euro gjatë vitit 2023 për vendin.

Nuk na duhet thjesht të rrisim numrin. Të kesh 1 milion turistë që të konsumojnë pak çdo ditë, apo të kesh 100 mijë që konsumojnë shumë çdo dite.

Vuri theksin tek pastërtia dhe menaxhimi i mbetjeve gjatë sezonit turistik ndërsa projeksioni për 2030 pritet të jetë në 30 milionë turistë

"Sot nëse më pyesni se ku do jetë Shqipëria 2030 në raport me numrin e turistëve dhe nëse i kthehem objektivit tonë shumë ambicioz për të pasur 20 milionë turistë në 2030, kam shumë frikë se do të gaboja pasi do të na duhet të shikojmë edhe këtë vit dhe vitin e ardhshëm për të pasur pastaj më shumë siguri për një projeksion 5 vjeçar, në sensin që unë them që nuk është absolutisht marrëzi të mendosh duke parë si ka filluar ky vit, që shifra e 20 milionë turistëve do të arrihet shumë më përpara dhe që në 2030 kërkesa për Shqipërinë mund të arrijë deri në 30 milionë, por kur flasim për këto projeksione dhe kur flasim për rritjen e kërkesës duhet nga ana tjetër që të mos harrojmë asnjëherë ofertën" nenvizoi Rama. 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se për shkak të fluksit, do duhet të shtohen edhe 100 punonjës Policie në aeroportin e Rinasit ku u pritën 900 mijë pasagjerë më shumë se viti i kaluar.

“Aeroporti “Nënë Tereza”, porta më e madhe hyrëse e turistëve në Shqipëri gjatë 3 mujorit të parë të 2024 ka pritur rreth 900.000 pasagjerë më shumë se vitin e kaluar. Shifra do shkojë përtej çdo pritshmërie apo parashikimi. Bashkë me policinë do na duhet të shtojmë edhe 100 punonjës të tjerë policie me qëllim përballimin e fluksit. E nisa fjalën me këto shifra nga Rinasi, pro në fakt i njëjti trend rritje raportohet në pikat e kalimit kufitar. Shifrat e 4 muajve të parë të 2024 shërbejnë për të treguar se turizmi në Shqipëri po bëhet vjetor dhe ky është një fakt i pakundërshtueshëm”, vijoi Balla.

Balla theksoi se Policia ka gati një plan masash për sigurinë e turistëve që do shtrihet në gjithë vendin. Do të shtohen edhe gjashtë stacione policie shtesë në zonat më të frekuentuara, si Thethi, Valbona, Ksamil, Tale. Në Koman do ketë njësi shërbimi 24 orë.

“Policia ka gati një plan të madh, që shtrihet në gjithë territorin. Nga pika e kalimit kufitar, në akset kombëtare, nga zonat bregdetare në malore, te sitet historike të aktivitetet kulturore me një objektiv të qartë 100% siguri për turistët vendas dhe të huaj”, tha Balla.

Duke filluar nga 1 qershori me fluksin e shtuar të turistëve, do të hapen 34 qendra shëndetësore verore. Ndërsa janë cerfikuar dhe udhërrëfyesit. 

"Kemi çertifikuar mbi 110 operatorë të turizmit detar. Janë mbi 600 udhërrëfyes të certifikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit" tha Ministrja Kumbaro

Vitin e shkuar 4.5 milionë turistë vizituan Zonat e Mbrojtura.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Rama: Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës

 

Në muajin maj do të hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës. Kryeministri Rama tha se ky aeroport do t’i shërbejë të gjithë zonës së jugut, ndërsa korriku hapet edhe segmenti Thumanë-Kashar.

"Në korrik në gusht në vijim s’do kalojnë më andej nga kaloni vazhdimisht. Do kenë të hapur segmentin Thumanë-Kashar me standarde të tjera si pjesë e korridorit blu. Në maj hapim garën për aeroportin e Gjirokastrës, që do i shpërbejë të gjithë zonës së jugut", tha Rama. 

Ora 12:38
Rama thirrje të rinjve: Ca kërkoni jashtë shtetit, pse rrini atje? Në turizëm vende të lira pune, pagat do jenë edhe më të mira

 

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që jetojnë jashtë ose shkojnë për të punuar jashtë në sektorin e turizmit, që të integrohen në punë në vendin tonë. Rama tha se ky sektor ka nevojë për punonjës të kualifikuar dhe me hovin që ka marrë zhvillimi pagat do jenë shumë herë më të mira.

“Atyre që janë jashtë ose shkojnë jashtë për të punuar. Ca kërkoni atje, pse rrini atje. Sot të gjitha hotelet kanë vende të lira dhe kanë nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar. Ju që jeni punonjës të kualifikuar pse e lini këtë boshllëk, ashtu sikundër u them të tjerëve. Ta provojnë të shkojnë të trokasin në dyert e hoteleve të turizmit dhe të shohin që ka për ta mundësi punësimi, por qe të jemi të vërtetë. Mundësia e punësimit në turizëm sot nuk është asgjë me mundësinë nesër pasnesër duke marrë parasysh se sa shumë investimesh janë në proces miratimesh nga kërkesat e sipërmarrje privatë në tiranë, vijën bregdetare edhe më gjerë kur vjen puna për agroturizmin apo hoteleri të nivelit të lartë. Të gjitha këto kanë nevoje për njerëz të kualifikuar. Do ketë pagat më të mira në rajon për punonjësit e kualifikuar në turizëm, se do ketë të ardhura shumë herë më shumë”, tha Rama.  

Ora 12:33
Rama: Pagat në industrinë e turizmit njësoj si në Greqi! Kemi hyrë në ‘Champions League’ krah Italisë, Greqisë, Spanjës e Kroacisë

 

Duke folur për pagat në sektorin e turizmit, kryeministri Edi Rama tha se sipërmarrjet në vendin tonë tashmë ofrojnë paga të njëjta me Greqinë. Kreu i qeverisë u shpreh se tashmë vendi unë është futur në ‘Champions League’ të turizmit, krah shumë vendeve me sektorin e turizmit shumë të zhvilluar, si Greqia, Italia, Spanja e Kroacia. Por, Rama tha se ka ende shumë punë për ta ruajtur këtë vend.

“Një tjetër pjesë e këtyre të ardhurave ka influencuar në mënyrë shumë të ndjeshme pagat e industrisë. Kemi një industri turizmi që është e gatshme të paguajë pa asnjë lloj dallimi me Greqinë. Me ndryshimin që nëse në Greqi duhet që të paguajë qiranë, transportin, etj, ndërkohë që djemtë dhe vajzat në Shqipëri kanë shtëpinë e tyre afër dhe kanë një nivel taksash dhe detyrimesh shumë më të vogla. Ka qenë e pamendueshme më para që të krahasoheshim me Greqinë, sot kemi hyrë në këtë ligë. Ky është sa një moment historik. Kemi hyrë në Champions League, por duhet të mbetemi, Italia, Greqia, Spanja, Kroacia nuk bien nga Champions League. Ne nuk e kemi të konsoliduar pozicionin tonë, duhet ta konsolidojmë dhe duhet të jemi çdo vit konkurrues”, tha Rama.

Ora 12:20
Turizmi/ Rama mbledh kryebashkiakët e ministrat: 20 mln turistë, ambicia për ‘Shqipërinë 2030’

 

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat dhe kryebashkiakët në kuadër të sigurisë për turistët. Rama tha se ky vit ka nisur me një rritje befasuese të numrit të turistëve. Vetëm për muajin mars, Rama tha se kemi pasur 90% më shumë turistë se në mars 2023.

Sipas kreut të qeverisë, ambicia për ‘Shqipërinë 2030’, sa i takon turizmit është që Shqipëria të arrijë numrin e 20 mln turistëve.

Kemi një vend që e ka të shtrirë në harkun e të 365 ditëve të vitit, aktivitetin që lidhet me turizmin. Në periudhën e parë të këtij viti jemi përballur me një rritje befasuese të nr të vizitorëve të huaj, që në janar-shkurt-mars është 65% më i lartë. Vetëm marsi është mbi 90% më i lartë.

Jemi përballë një zhvillimi shumë të shpejtë dhe një rritje të numri të turistëve që zhgënjen të gjitha pritshmëritë më optimiste. Më kujtohet që në një takim me operatorët turistik në Durrës, ata shpreheshin shumë të kënaqur që shifra e vizitorëve të huaj në Shqipëri kishte arritur 5 milion. Unë thash që pas 5 vjetësh mos u çudisni që do shkojmë 10 milion.

Shumë kush kishte arsye për ta vënë në diskutim këtë parashikim (10 mln turistë) që nuk ishte si hedhje falli ose si ato premtimet që shpesh herë hidhen në ajër, nga njerëz që e bëjnë këtë gjë për të kërkuar vota apo për të kërkuar mbështetje dhe pastaj i merr era. Ishte tamam si ato parashikimet e rezultatit të zgjedhjeve që janë të bazuara na analiza faktike, të dhëna konkrete.

Sot nëse më pyesni se ku do jetë Shqipëria 2030 në raport me numrin e turistëve dhe nëse i kthehem objektivit tonë shumë ambicien për të pasur 20 mln turistë në 2023, kam shumë frikë se do gaboja pasi do na duhet të shohim edhe këtë vit dhe vitin e ardhshëm për të pasur siguri për një projeksion 5 vjeçar. Nuk është marrëzi të mendosh që kjo shifër do arrihet shumë më parë dhe që në 2020 kërkesa për Shqipërinë mund të arrijë deri në 30 mln. Por kur flasim për rritjen e kërkesës duhet të mos harrojmë asnjëherë ofertën, çfarë ne do bëjmë sot vit pas viti që oferta jonë ti përgjigjet rritjes dhe natyrës së kërkesës. Të garantojmë që kjo kërkese të vijë në rritje dhe mos të goditet nga cilësia e ulët e ofertës. Duhet të jemi të shqetësuar për këtë rrezik. Nuk ana duhet Shqipëri destinacion i turizmit masiv. S’na duhet thjesht të rrisim numrin e vizitorëve e të huaj, na duhet një vend që i ekuilibron të gjitha shtresat dhe kategoritë e turistëve. Nuk janë numrat që kanë rëndësi, pro cilësia e numrit. Në varësi nga kapaciteti i konsumit të një turisti përcaktohet edhe se sa interes ke.

Ora 12:02
Balla: Do pajisim policët me kamera trupi! Projekti në bashkëpunim me Emiratet, monitorim i qyteteve për sigurinë kombëtare

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, njoftoi për një projekt ‘Smart City’, për të cilin po punohet me qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe. Përmes këtij projekti, synohet monitorimi i zonave turistike dhe gjithë qyteteve me qëllim rritjen e sigurisë publike. Po ashtu, Balla tha se përmes këtij projekti synohet edhe pajisja e punonjësve të policisë me kamera trupi.

Por, ministri theksoi se ky projekt s’do jetë gati për këtë sezon turistik.

“Edhe pse nuk do të mund ta kemi dot gati për këtë sezon turistik gati, nuk mund të mos përmend që mezi presim të fillojmë zbatimin e projektit të madh SMART CITY (falë bujarisë së qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe) në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë dhe në të gjitha zonat turistike, me qëllim rritjen e sigurisë publike, mbrojtjen jetës dhe të pronës private, monitorimi trafiku, monitorim bregdeti, pajisja e punonjësve të policisë me kamera trupi etj përmes një sistemi gjithëpërfshirës zgjidhjesh teknologjike dhe inteligjence artificiale, do të na mundësojë kalimin në nivelin që duam të sigurisë.

Falë investimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar edhe Qendra e Monitorimit të Trafikut është në proces, duke na mundësuar kontrollin digjital të sigurisë rrugore në 200 km e para të rrugëve kryesore.

Na duhet të bashkojmë të gjitha forcat tona për t’i garantuar çdo vizitori të huaj dhe çdo qytetari shqiptar një sezon veror turistik vetëm me kujtime të bukura”, tha Balla.

Ora 11:48
Ministrja Kumbaro thirrje operatorëve të turizmit detar: Aplikoni për licencë ose u bllokojmë aktivitetin! Siguria e turistëve prioritet

 

Po zhvillohet Konferenca Kombëtare “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri”, një organizim i përbashkët i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, në krye të fjalës së saj u shpreh se referuar shifrave të tre muajve të fundit, 1 në 5 njerëz në Shqipëri ka qenë shtetas i huaj e po ashtu kontratat e konfirmuara nga sektori privat që tregojnë për 30% më shumë se vitin që shkoi, flasin për pritshmëri të larta në flukse turistike. “Prandaj garantimi i sigurisë është një përgjegjësi e lartë, veçanërisht në bregdet në muajt e pikut të sezonit turistik veror”, tha Kumbaro.

“I kemi filluar takimet me turoperatorët, me të gjithë prefektët dhe me kryetarët e bashkive bregdetare me të cilët do të vijojmë të jemi në një komunikim të pandërprerë 24 orë për çdo problematikë. Do të vazhdojë komunikimi intensiv dhe bashkëpunimi me Policinë e Shtetit përmes flotës së dedikuar të Policisë Kufitare për kontrollet mbi operimin e mjeteve motorike detare si skafe, motora uji, gomone, jahte etj. Kemi certifikuar mbi 110 operatorë të turizmit detar dhe askush nuk do të mund të ushtrojë aktivitetin e turizmit detar dhe ujor nëse nuk do të jetë i pajisur me certifikatën përkatëse, dhe kjo vlen edhe për hapësirat e tjera ujore, si liqeni i Pogradecit, lumi i Shalës apo Liqeni i Komanit dhe mjetet do të bllokohen nga Policia e Shtetit nëse operohet pa certifikimin në Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Nuk diskutohen prania e pangegociueshme e vrojtuesve të plazheve për çdo stacion si dhe gjithë sinjalistika orientuese për pushuesit. Ky detyrim është po aq i dosmodoshëm edhe për plazhet publike që menaxhohen nga bashkitë. Stafi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit do të jetë gjatë gjithë sezonit veror në inspektim dhe me kompetenca të shtuara, pas ndryshime të fundit ligjore. Mund të anulohen edhe kontratat e stacioneve të plazhit dhe në mungesë të zbatimit të detyrimeve kthehen në stacione plazhi publike dhe menaxhohen nga bashkitë.”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Përpos porosive për mbarëvajtjen e sezonit turistik në bregdet, ministrja Kumbaro shtoi se vitin e shkuar 4.5 milionë turistë vizituan Zonat e Mbrojtura dhe këtu theksoi se është shumë e rëndësishme siguria gjatë eksplorimit të terreneve malore, duke kërkuar shërbimin e guidave lokale për të shmangur incidentet.

“E gjej me vend të bëj edhe një thirrje për të gjithë tour operatorët dhe eksploruesit e zonave malore, të kërkojnë shërbimin e guidave kombëtare apo lokale që operojnë në zonat përkatëse, për të shmangur çdo incident, sepse përveçse kushton jetën e shëndetin, vendosim në rrezik edhe ekipet tona, por ka edhe kostot e veta. Janë mbi 600 udhërrëfyes të certifikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Me ligjin e ri të turizmit, kemi krijuar edhe më shumë lehtësi nga burokracitë certifikimin e udhërrëfyesve, prandaj përfitoj edhe nga ky rast për të ftuar këdo që ka pasion turizmin të investohet në këtë profesion”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Në fund të fjalës së saj, Kumbaro u shpreh se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të intensifikojë rolin e saj monitorues dhe në mbrojtje të standardeve në turizëm.

Ora 11:46
Ministrja Koçiu: Hapim 34 Qendra Shëndetësore gjatë sezonit turistik, për herë të parë do shërbejnë edhe motoambulanca! Ka nisur dezinsektimi

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu thotë se 24 Qendra Shëndetësore sezonale do të shërbejnë përgjatë sezonit turistik. Këtë vit do hapen edhe 4 qendra të reja më shumë se një vit më parë, ndërsa për herë të parë do të shërbejnë edhe motoambulanca.

Ministrja tha se ka nisur procesi i dezinsektimit nga Shkodra dhe do shtrihet në gjithë vendin.

“Duke filluar nga data 1 qershor, për të përballuar fluksin e shtuar të turisteve, do të hapim 34 qendra shëndetësore verore ose 4 më shumë se një vit më parë, të shpërndara gjeografikisht në të gjithë zonat kyçe të frekuentuara nga turistët, nga Thethi e Korabi, deri në Ksamil. Qendrat e reja verore që do të çelen për herë të parë në 2024-n janë ato në Hamallaj, Radomirë, Jalë dhe Bogë. 10 QSH në veri, 15  në jug dhe 9 në Shqipërinë e mesme. Fillojnë funksionimin nga 1 qershori deri në 30 shtator. Po përfundojmë rekrutimin e punonjësve të shëndetësisë që do punojnë 24/7 për të gjithë qytetarët dhe turistët. Rreth 200 mjekë dhe infermierë që do punësohen. Do shërbejnë edhe motoambulanca, që shmangni trafikun dhe shkurtojnë kohën e marrjes së ndihmës së parë", tha Koçiu. 

Gjithashtu, ministrja Koçiu bëri me dije se një tjetër masë kyçe është fuqizimi i kapaciteteve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

“Edhe këtë vit, e pajisur me mjekë, infermierë dhe të gjitha pajisjet jetëshpëtuese, Urgjenca do të vendosë në dispozicion të pushuesve 20 postacione fikse me autoambulanca në zonat turistike. Për herë të parë do të shërbejnë në këtë sezon motoambulancat, që janë në gjendje të shmangun trafikun dhe të shkurtojnë drastikisht kohën e marrjes së ndihmës së parë në raste urgjencash”, deklaroi ajo. 

Më tej, ministrja u ndal edhe në procesin e dezinsektimit për mushkonja dhe insektet e tjera, që ka nisur tashmë nga zona e Liqenit të Shkodrës dhe do të mbuloje 20% më shumë territor këtë vit.

Ka nisur procesi i dezinsektimit nga Shkodra dhe do shtrohet në gjithë vendin, me një sipërfaqe 20% të shtuar këtë radhë. Kemi marrë masa për të garantuar inspektime të bareve, hoteleve për të siguruar standarde më të larta, pastërti dhe cilësi”, tha Koçiu.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tigri: 30/04/2024 09:20

    Deliri ka kapur qiellin.Lidheni

    Përgjigju
  • Iris: 30/04/2024 02:11

    Kur flet per pagat,nga xhepi jot do t'i paguash,qe premton paga te larta?! Kam pershtypjen qe kur i ke bere llogarite,i ke bere pa /hanxhite strategjike/,nuk je konsultuar me ta! Dhe se dyti, cfare ke ti qe te synosh 30 milion turiste? Ke monumente,muzeume,kultura dhe kushte e sherbime si vendet qe numeron? Sa ore e ke ujin e me cfare cilesie? T'u dogj urgjenca ne QSUT,dhe nuk ke jod radioaktiv per skaner tek nje tjeter ,qe te dyja prej muajsh jashte funksioni.Po mendon qe ai turisti buxhetor do t'i lere parate te privati?! Se treti,superdyndja e turisteve do te jete njekohesisht dhe shkaku per te mos vizituar vendin.Shqiperia vleresohet akoma si vend i virgjer,i pa permbytur nga turistet,perse kerkon t'a shkaterosh kete imazh per shkak te makuterise?!

    Përgjigju
  • Nardi: 30/04/2024 02:00

    Paska rrjedh fare ky…

    Përgjigju
  • beni: 29/04/2024 22:36

    duhej ti kishe ndertuar 5 aeroporte gjer tani,,por e keni mendjen per te vjedhur,,,,aeroport duhej te kishte shkodra,,,korca,,,gjirokastra,,saranda,,dhe vlora...qe te rritet turizmi...po ashtu duhet uje 24 ore ne gjithe bregdetin,,,drita,,kanalizime...---deborator..

    Përgjigju
    • Or tej: 30/04/2024 08:18

      Rinasin e kap brenda 150km nga cdo cep i vatanit. Nuk ka nevoje per 50 aeroporte por per infrastrukture qe te lidhesh me tren e autostrade qe ta kapesh aeroportin per 30-60minuta or teeeejjjjj

  • Ismet: 29/04/2024 22:11

    NE JEMI CHAMPIOS LEAGUE POR AFRIKANE JO EUROPIANE PER FAT TE KEQ....

    Përgjigju
  • Olsi: 29/04/2024 20:30

    Ky jeton ne planet tjeter, nuk ka lidhje me realitetin e trishte ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • toni: 29/04/2024 19:51

    pse nuk thua 300 milion turiste do vijne,,,sa me e madhe genjeshtra aq me shume e beson populli.....

    Përgjigju
  • Koli: 29/04/2024 17:48

    Edhe florinj te me japin nuk kthehem, niveli shume i ulet i njerezve ne shqiperi..

    Përgjigju
    • Shqiptar: 30/04/2024 03:10

      Ri aty ku je. Nuk duam majmuna ne Shqiperi. Kemi plote qeveritare majmuna

  • Edi: 29/04/2024 17:27

    Eshte e kote,,per shqiptaret eshte turp te punojne ne shqiperi

    Përgjigju
  • Emigranti: 29/04/2024 16:14

    Kapitalizmi ne shqipnin ka falimentu, As nje gja nuk funksion

    Përgjigju
  • mondi baca: 29/04/2024 16:05

    Nuk rrime atje, punojme atje, respektohemi atje, marrim sherbim per taxat qe paguajme atje, Nuk na bejne zbor per dokumente qe na takojne me ligj atje, nuk korruptohen per 200 lek atje, nuk te ndal polici nga ferrat atje per te te zhvatur. E ka shume lista duke perunduar tek emerimet politike te patronazhisteve qe detyrojne njerezit me master te punojne kamariere.

    Përgjigju
    • Pronar kafe-bar restorant hotel kazinoje: 29/04/2024 16:57

      Pse nuk dalin pronarët e bizneseve t'ju bëjnë thirrje të rinjve dhe deklarojnë rrogat që japin? Pse fshihen pas teje? Apo janë biznese mafioze politike familjare si partitë tuaja?

  • Pet.: 29/04/2024 15:52

    O EDOOOOO, kthehu ne toke o njeri.Se je shkeputur fare nga realiteti. Gjate sezonit veror vertete mund te marrin 1000 euro ne muaj, por punojne 450 ore ne muaj,

    Përgjigju
  • Tutu: 29/04/2024 15:46

    Ketij kryeministrit tone i jane dehidratuar trute … ka filluar flet si Sudja … bregdeti bosh fare ky thote na myten turistat..

    Përgjigju
    • Sudja: 29/04/2024 16:43

      Kthehu një herë, të marrësh rrogë trefish të rajonit.

  • Or tej: 29/04/2024 15:37

    Rrogat duhet te behen dyfishi i europes meqenese cmimet e ushqimeve jane me te shtrenjta se ne cdo shtet europian or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Kamarieri rrahur: 29/04/2024 15:26

    Po mor po te vime aty dhe ne fund te muajit kur te kerkojm rrogen te ham drurin kokes nga ata pronar kriminela aty

    Përgjigju
  • Po mër po: 29/04/2024 13:52

    Pse ikini atje pyet? Jo pse rrini atje? Se nuk rrinë atje, por punojnë me dinjitet.

    Përgjigju
  • Albanezi: 29/04/2024 13:52

    O Edi, na rregullo të pakten vetëm spitalet rajonalë (dmth jastah Tiranës), që t'iu funkionojnë urgjencat pediatrike, kardiokirurgjike dhe neurokirurgjike. Domethënë baza e mbijetimit në rast rrezik të rëndomtë dhe s'ka shqiptar që nuk kthehet në atdhe (sidomos të rinjtë me familje dhe fëmijë të lindur jashtë). Madje edhe shumë turistë shpesh herë para se të shkojnë në një vend të ri, duan të shohin si janë me spitalet, destinacionet, për të qënë totalisht të qetë në vendet që vizitojnë. Ky është çelesi, rrogat pastaj pak nga turizmi e pak vetë i nxjerrim më mirë se jashtë.

    Përgjigju
    • Champions league: 29/04/2024 15:06

      Sa e sa gjenerata shqiptarësh keni mashtruar ju se Shqipëria do bëhet, u bë lule, edhe pak se arritëm majën, të dytët pas Gjermanisë, etj. E vërteta është se po përfundoni si Zelensky që nuk gjen ushtar për Ukrainën, ju nuk do gjeni fuqi punëtore për turizmin e politikanëve.

  • Emigranti it: 29/04/2024 13:46

    Jo mor jo nuk kethehemi ne ate vende hajdutesh cojeni rrogen sa te doni por aty kurre nuk mjafton,,te vijme te behemi sherbetore te drejtorave ish drejtorave politikaneve, kondrabandisteve,se vetem keta i kane pasurit e turizmit ,joooo preferoj ketu ku jame edhe pse nuk arrij te kursej por ama nje vizite per shendetin e kam falas spitalin falas, shtepin e blej me lire ketu ,prandaj te hane kokat ata aty te pangopurit.

    Përgjigju
  • Bujrum po ta mbajti: 29/04/2024 13:42

    Eshte pune me rrezikshmeri te larte kamarierllëku ne Shqiperi. Njerin ne Lezhe e vrane kur u zu pronari me banden rivale. Nje tjeter ne Elbasan e vrane kur klienti gangster u ul ne tavoline te rezervuar. Tjetrin ne Sarande e vrau ashensori qe kishte sajuar pronari per te ngritur arkat me pije.

    Përgjigju
  • sokoli: 29/04/2024 13:30

    Zoti kryeministër rogën pesëqind mijë lekë ujë drita njëqind mijë lekë doktori pesëdhjetë mijë lekë vizita për person ushtrime për katër persona shkolla drejtësia edin vetë ti sa kushton kushtet e jetesës si në Afrikë paguajm taksa shërbim zero mos krahasoni 30% të popullsisë që jetojnë si sheikët me70%të popullsisë llogarisin bukën e gojës po të të kisha përballë do ti thosha nja dy fjalë po ty ke për ballë ato që hani bashk

    Përgjigju
  • Altin rrota: 29/04/2024 13:21

    Po Pra rroga njesoj si ne greqi por Duke punuar dyfishin e orëve ne ditë, kjo esht differenza se ne greqi punon 8 ore per 1000 euro kurse ne shqiperi 16 ore per 1000 euro, shpjegojani ju Pak se per ndryshe del e thot gjera pa' lidhje kot

    Përgjigju
  • Halit: 29/04/2024 13:16

    Po o gelbaze po por ata jashte nuk jame patronazhista dhe xhepista siç i do ti dhe ripjedhja

    Përgjigju
  • tarasi: 29/04/2024 12:50

    Po pse o zoti kryeminister vete per lek jetojn njerzit po kushtet si i ke ? po spitalet si i ke? po rruget si i ke ? po kotrupsionin qe sben dot as gje pa lek si e ke? po ujin qe sju vin neper shtepira 24 or njerezve si e ke? po plehrat qe i ke rrugve si i ke? pse vetem per te ngren buk jetojn shqipetaret , nuk ikin njerzit se skan te han po ikin dhe ata qe ka po kan shum dhe i mbajn familjet neper europ e nuk te kthehet me njeri se per cdo gje duhet te paguash te maresh sherbim qe te takon ti mund te thuash cdo gje ta mohosh po ky esht realiteti dhe nuk kthehet njeri ne shqiperin tende te plehrosur per nga 20 vjet aty do behet vend per azile pleqsh do te vin pleqt e europes italian gjerman se ka diell dhe aq

    Përgjigju
    • sokoli: 29/04/2024 13:49

      Nuk e di kujt ia shesin këtë parajsë këto këto kujtojnë se dhe ne e marrim sherbimin si këto në shëndetësi drejtësi në arsim neve na rrjepin lëkurën po lëre infrastrukturën. O burra kush ikën

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Angli/ Klubet e Premier League do votojnë për heqjen e VAR nga sezoni i ardhshëm

Angli/ Klubet e Premier League do votojnë për heqjen e VAR nga sezoni i ardhshëm