Banesat sociale,bashkia: I bllokuan
këshilltarët e PS-së dhe LSI-së

Bashkia e Tiranës nëpërmjet një deklarate për mediat ka reaguar në lidhje me premtimin që u bëri sot, kandidati i mazhorancës Erion Veliaj se pas marjes në drejtim të bashkisë së kryeqytetit, që në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak do të shpërndajmë banesat sociale dhe se gjithashtu do planifikojë ndërtimin edhe të banesave të tjera.

Në reagimin e bashkisë thuhet se janë pikërisht këshilltarët e majtë ( të PS-së dhe LSI-së) të bashkisë së Tiranës ata që kanë bllokuar sot shpërndarjen e banesave sociale.

“Nëse vërtet ndjeni keqardhje për këto familje në nevojë, po ju rikërkojmë sot, lejoni këshilltarët tuaj në Këshillin Bashkiak të miratojnë shpërndarjen e banesave sociale”, - thuhet në reagimin e bashkisë.

Në reagim thuhet gjithashtu se janë rreth 205 familie, të cilët i plotësojnë kriteret për të përfituar banesa sociale, por me urdhër të Edi Ramës ato nuk po u jepen qytetarëve.
 
Më poshtë reagimi i plotë i bashkisë së Tiranës
A ka qytetar të Tiranës që i beson kandidatit të mirëqenies personale se i dhimbsen njerëzit në nevojë?!  A nuk ishte ai dhe shefi i tij që i bllokuan banesat sociale në muajin mars për të bërë politikë në kurriz të njerëzve në nevojë?!
Këtë ia thanë publikisht qytetarët që kanë përfituar banesa sociale por që iu refuzuan me urdhër të Edi Ramës dhe kandidatit të tij,  ia tha pak kohë më parë dhe Sadete Osmani, por këta as që duan t’ia dinë për hallet e njerëzve.
Nëse vërtet ndjeni keqardhje për këto familje në nevojë, po ju rikërkojmë sot, lejoni këshilltarët tuaj në Këshillin Bashkiak të miratojnë shpërndarjen e banesave sociale.
Nuk duhet të mbeten peng i kalkulimeve elektorale, familjet në nevojë të Tiranës që sot e kanë të domosdoshme një strehë. 
Bashkia e Tiranës është e gatshme në çdo orë të ditës dhe të natës, kurdo që këshilltarët e PS dhe të LSI ta shohin të arsyeshme, për të thirrur mbledhjen e Këshillit, të jetë pjesë dhe të japë kontributin që i takon për miratimin e listës prej 205 familjesh që plotësojnë kriteret për të përfituar banesa sociale.
Falsiteti dhe hipokrizia e kandidatit të mirëqenies personale dhe shefit të tij nuk e mbulojnë dot përgjegjësinë e tyre për mosshpërndarjen e banesave sociale për familjet në nevojë.

 
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve