Banka e Shqipërisë renditet e para ndër bankat e vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore për transparencën dhe komunikimin e saj me publikun

Banka e Shqipërisë renditet e para ndër bankat e vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore për transparencën dhe komunikimin e saj me publikun

Banka e Shqipërisë

Banka Kombëtare e Austrisë ka publikuar raportin e saj me titull “Fokus mbi Integrimin Ekonomik Evropian” për tremujorin e dytë 2021, i cili përmban analiza dhe pikëpamje ekonomike, si dhe studime analitike mbi makroekonominë dhe çështje të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL). Në këtë raport, një nga elementet e veçanta të studiuara është dhe transparenca dhe komunikimi i bankave qendrore me publikun, për periudhën 1997-2019.

Në këtë studim, Banka e Shqipërisë u rendit e para nga të gjitha bankat e vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, për komunikimin mjaft aktiv me publikun. Gjetjet e këtij studimi tregojnë se frekuenca e komunikimit dhe numri i fjalimeve nuk ndërlidhet me madhësinë e ekonomisë së vendeve dhe as numrin e popullsisë. Banka e Shqipërisë evidentohet si shumë aktive krahasuar me bankat homologe, pavarësisht nga numri i vogël i popullsisë.

Statistikat e monitorimit tregojnë se frekuenca e komunikimit nuk lidhet as me faktin që vendi ndjek një politikë monetare të pavarur ose është pjesë e bashkimit monetar të Bankës Qendrore Evropiane. Disa banka qendrore që janë pjesë e zonës së euros kontribuojnë në të njëjtën masë si bankat e tjera qendrore që ndjekin politikën e tyre të pavarur monetare.

Për shembull, duke studiuar rajonin e EQLJL-së , të dhënat tregojnë se Banka e Shqipërisë komunikon më shpesh me publikun, ndërsa bankat e tjera qendrore nga ky rajon mbeten shumë pas saj. Banka e Shqipërisë publikon rreth 250 fjalime, ndërsa banka qendrore e Turqisë, e cila renditet e dyta, publikon 100 fjalime, e ndjekur nga banka qendrore e Serbisë me rreth 90 fjalime. Bankat qendrore të vendeve të tjera kishin një numër shumë më të ulët fjalimesh. Raporti ofron një krahasim në këtë tregues edhe me vendet e Bashkimit Evropian apo vendet e Eurozonës, dhe, në këtë kuadër, Shqipëria rezulton në nivele thuajse të njëjta me Italinë, dhe më lart se vende të tilla si Greqia, Finalnda, Holanda, Belgjika apo edhe vetë Austria. 

Një tjetër tregues i raportit ishte identifikimi i temave më të trajtuara në fjalime nga bankat qendrore. Statistikat sugjerojnë që BQE-ja, bankat qendrore të EQLJL-së dhe bankat e tjera qendrore jashtë Eurozonës ia kushtojnë pjesën më të madhe të komunikimit të tyre çështjeve që lidhen drejtpërdrejt me politikën monetare dhe stabilitetin e çmimeve. Sa i përket Shqipërisë, tema që merr vëmendjen maksimale në daljet e Bankës së Shqipërisë është ajo referuar stabilitetit financiar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës