Shqetësimet e ngritura gjatë fazës së konsultimit publik të ligjit, detyruan socialistët të ndërhynin pak kohë më parë me 22 amendamente të projektit fillestar. Mes tyre dhe heqja e çdo dileme të ngritur mbi gjininë.
Përfundimisht edhe ky ligj do të vijojë të njohë ekzistencën vetëm të burrit dhe gruas.
Megjithatë përkufizimi iu nënshtrua një tjetër riformulimi në Komisionin parlamentar të Shqëndetësisë. Por fokusi, mbetet të përkufizimi klasik burrë-grua, bazuar në kuptimin social tradicional.
“Gjinia nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për burrat dhe gratë', tha Klodiana Spahiu, depetete e PS.
Përtej ndryshimeve të propozuara nga socialistët, gjatë diskutimeve nen për ne, u ndërhy për të bërë përkufizime më të qarta dhe të disa termave të tjerë.
Shumica riformuloi çështjen e përkatësisë së shumëfishtë.
“Neni 4, pika 1, shkronja l- ka të bëjë me riformulimin e përkatësisë së shumëfishtë: Ndërlidhja dhe kombinimi i gjinisë me karakteristika të ndryshme të parashikuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi', tha Spahiu.
Bëhet fjalë për rastet e diskriminimit për shkak të etnisë, prejardhjes, aftësive të kufizuara, apo dhe moshës
Në të njëjtin nen, është shtuar edhe një përkufizim i ri për stereotipinë gjinore, që lidhet me perceptimet e paracaktuara për rolet e burrave dhe grave në shoqëri.
“Ide të paracaktuara sipas të cilave burrave dhe grave u caktohen në mënyrë arbitrare cilësi dhe role të përcaktuara vetëm nga gjinia e tyre, duke kufizuar zhvillimin e tyre në jetën publike dhe private', tha Spahiu.
Projektligji, që ka qenë në qendër të debateve politike dhe shoqërore, u miratua me shumicë votash nga mazhoranca, ndërsa deputetët e opozitës bojkotuan mbledhjen, duke braktisur sallën pas mosmarrëveshjeve për përfshirjen e tij në rendin e ditës.
Komente









