Mandati Xhaçkës, Bardhi pas mbledhjes së grupit: Nesër ridepozitojmë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese! Kam indinjatë ndaj 4 deputetëve të Bashës

Deputeti Gazment Bardhi dha një prononcim për mediat pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar tek selia e Rithemelimit. Bardhi thotë se mazhoranca i ka hequr çdo mundësi opozitës të marrë drejtësi.

'Nëse ti opozitës, duke mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese i heq mundësinë për të marrë drejtësi në institucionet e propozuara nga Kushtetuta, praktikisht ti ke rrëzuar shtetin, ke rëzuar çdo mjet demokratik me të cilat opozita dëshiron t’i bëjë betejat e veta.'

Sipas tij, mazhoranca iu bë mburojë Olta Xhaçkës në një kohë kur ajo i duhej dorëzuar drejtësisë. 

'Ai vendim e detyronte mazhorancën tja dorëzonte drejtësisë Olta Xhaçkën. Mbrojtja politike është mesazhi më i gabuar në luftën ndaj pandëshkueshmërisë që ne të gjithë bashkë kemi rënë dakord që Shqipëria të eci përpara. Mirëpo nuk mund të kemi luftë të rreme ndaj pandëshkueshmërisë.'

Drejtësia sipas Bardhit nuk mund të jetë me dy fytyra, një për Edi Ramën dhe një për kundërshtarët e tij.

'Nuk mund të kemi një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi për kundërshtarët e Edi Ramës. Nuk mund të ketë një mbrojtje politika për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një sulm për kundërshtarët e Edi Ramës.'

Nesër, vijon Bardhi do të ridepozitohet në Gjykatë Kushtetuese kërkesa për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

'Për këtë arsye grupi sot ka vendosur që do të ridepozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për mandatin e Olta Xhaçkës si shprehje e vullnetit të plotë që ne nuk pranojmë që në vitin 2024 të shkelen hapur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të shkelen hapur vendimet e drejtësisë duke i bërë mbrojtje politike një eksponenti të lartë të mazhorancës.'

Bardhi, shprehu indinjatën e tij ndaj 4 deputetëve të Lulzim Bashës pasi nuk iu bashkuan nismës së deputetëve opozitarë për mandatin e Xhaçkës.

'Unë besoja se zoti Basha nuk kishte asnjë arsye për ta marrë në mbrojtje edhe ai si zoti Rama, Olta Xhaçkën dhe shpreh aboslutisht indinjatën time, edhe të kolegëve që janë rreshtuar me zotin Basha nuk kanë pranuar thirrjen tonë për t’iu bashkuar kësaj padie sipas detyrimit. Tregojnë qartë se kush është në favor të drejtësisë, me vepra dhe jo me fjalë. Refuzuan të dorëzojnë Olta Xhaçkën. Bëhet fjalë për kolegun Arbi Agalliu, kolegen Orjola Pampuri, kolegia Merita Bakiu dhe kolegu Selaudin Jakupllari,' theksoi Bardhi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:18
Nuk iu bashkuan padisë ndaj Olta Xhaçkës, Bardhi shkarkon Orjola Pampurin dhe Arbi Agalliun

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të deputetëve të Rithemelimit ditën e sotme, Gazment Bardhi ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyrat që mbanin në grupin parlamentar, Orjola Pampurin dhe Arbi Agalliun, të cilët pavarësisht ndarjes, figuronin përkatësisht zëdhënëse dhe Sekretar të Grupit Parlamentar që drejton Bardhi.

Këto shkarkime vijnë pasi Bardhi kritikoi hapur edhe për mediat deputetët në fjalë pasi sipas tij nuk u bënë bashkë me opozitën në lidhje me padinë në Kushtetuese për mandatin e socialistes Olta Xhaçka.

Ora 17:52
Agalliu reagon pas deklaratës së Bardhit: Xhaçka u amnistua kur kryetari i grupit të Linditës kërkoi kthimin e Berishës në PD

1700227926_WhatsAppImage20231117at2.28.26PM.jpeg

Deputeti Arbi Agalliu ka reaguar pas deklaratës së Gazment Bardhit se 4 deputetët e Bashës kanë refuzuar të bashkojnë firmat për të ridërguar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës.

Reagimi i Agalliut:

-Partia Demokratike nuk është edhe nuk do të bëhet pjesë e pazarit të Berishës dhe Ramës.

-Lojërat e ulëta të tyre janë thjesht për t’i hedhur hi syve qytetarëve.

-Pazari i tyre është i qartë, luftë kundër SPAK-ut dhe amnisti për të korruptuarit. 

-S’ka asnjë koicidencë. Në ditën që kryetari i grupit të Linditës (të cilës ju amnistua edhe vila që e denonconte në çdo seancë) kërkon kthimin e Berishës në PD, amnistohet Olta Xhaçka.

Ora 16:52
Kuvendi refuzoi Berishën në grupin e PD, deputetët i kërkojnë ‘llogari’ Bardhit! Kreu i grupit i kalon topin Ramës: Do të na provokojë

Bardhi tha është tentativë e kryeministrit Rama për të provokuar sërish opozitën, refuzimi i Kuvendit për të mos kthyer në grupin e PD-së Sali Berishën.

Këtë deklaratë Bardhi e dha para mediave pas mbledhjes së grupit, në të cilën sipas burimeve deputetët mbështetës të Sali Berishës i shprehën rezerva se shkresa e tij duhej të kishte qenë më e qartë në mënyrë që Kuvendi të mos refuzonte futjen e Berishës në grup.

‘Nuk ka asnjë pengesë në grupin parlamentar. Besoj biem dakord dhe nuk ka nevojë për komente të mëtejshme, ky është grupi parlamentar i Partisë Demokratike që ka kryetar Sali Berishën. Çdo çështje tjetër ku Edi Rama tenton të provokojë opozitën dhe ta fusë gjithë këtë histori në absurditete të paimagjinueshme do të duhet të përballet me pasojat. Por e përsëris, ky është grupi parlamentar i Partisë Demokratike që ka kryetar të partisë Sali Berishën‘, tha Bardhi.

Për këtë çështje deputetët më të flaktë të Sali Berishës pritet të bëjnë debat me Lindita Nikollën nesër në seancë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

'Mos më kanë vënë çip në kokë', Vuçiç kapet keq me gazetaren për vizitën e Xi Jinping: Jeni çmendur të gjithë

'Mos më kanë vënë çip në kokë', Vuçiç kapet keq me gazetaren për vizitën e Xi Jinping: Jeni çmendur të gjithë