Basha, gati të nisë 'prerjen e kokave' rrebele

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Mbledhja e kryesisë dhe më pas e Këshillit Kombëtar, do të jetë pikënisja e një fushate të ashpër ndëshkimore të kryetarit të “sapo zgjedhur” Lulzim Basha, ndaj zërave kundër. Pas të premtes së kësaj jave kur do të mblidhet kryesia, dhe më pas në 17 Korrik ajo e Këshillit Kombëtar, pritet të kenë surpriza të pakëndshme p ata që deri sot, kanë patur kurajon të dalin kundër kryetarit humbës.

Eshtë gati një listë e gjatë me emra nga Tirana dhe rrethet, të cilëve do tu “pritet koka” me akuza qesharake për “apati, mungesë organizimi, shitje të votës, paaftësi”etjjj, dhe  të tjera shpikje të klanit ozurpues Basha. Ata do të jenë dhe “fajtorët” kryesorë të humbjes së 25 Prillit, duke mos kursyer as kryetarin e Këshillit Kombëtar Bujar Nishanin. Edhe ai do ti nënshtrohet një “hetuesie” të shkurtër, duke mos e zgjatur shumë historinë ndaj tij, edhe pse thuhet se “ka me vehte Berishën”.

Nga 2013 deri sot, nga Partia Demokratike janë larguar nga Lulzim Basha 816 drejtues në Tiranë dhe rrethe,  dhe mbi 240  mijë votues, ç’ka tregon për një situatë  dramatike brënda saj. Por sikur të mos mjaftonin këto dhe humbjet e pandalshme zgjedhore, duket se skenari për flakjen edhe të dhjetra e qindra të tjerëve do të shkojë deri në fund. Lulzim Basha po mendon të justifikojë jo vetëm humbjen e madhe të zgjedhjeve parlamentare, por edhe largimin e atyre që nuk do ti ketë “ferra nëpër këmbë” përgjatë mandatit të tretë si kryetari PD-je. E ndërsa konkurentët e Bashës e quanin atë pas 25 Prillit “humbës dhe dështak” duke i kërkuar dorëheqjen, kjo nuk nënkupton faktin se humbës dhe dështakë janë gjithë baza e partisë.

Duke u fshehur pas “mbështetjes nga baza”, një teori e vjetër e huazuar nga Berisha, duket se Lulzim Basha justifikon gjithë procesin shkatërrimtar, që i ka bërë me paaftësinë e tij asaj partie. E vetmja teori “konspirative” dhe i vetmi justifikim i pavlerë që ka ekzistuar gjithmonë në deklaratat e lidershipit të Partisë Demokratike mbetet spastrimi i saj nga kundërshtarët. Ç’ka bëri Sali Berisha me kundërshtarët në 30 vjet, atë po bën Lulzim Basha sot. Ai e ka mjaft të qartë faktin se, në rast se toleron dhe legalizon fraksionet brënda PD-së, roli i tij zbehet dhe gjithçka rrëshqet në “duar” të tjera. Basha ka 8 vjet që ecën me teorinë e Leninit “trazo pastaj pastro”, duke e patur gjithmonë fjalën për partinë.Edhe “kryengritja” më e fundit në PD nuk zgjati shumë, edhe pse dikush nga rivalët e Bashës u shpreh se “do të mbetem në parti dhe do të vazhdoj luftën time”.

Me pasurinë e madhe që ka sot Lulzim Basha, dhe pazaret e vjetra dhe të reja që po mundohet të mbyllë, natyrisht nuk ka pse toleron “armiqtë” e partisë, kur ka blerë “mbështetjen” e bazës. Votat brënda Partisë Demokratike, i ka vjedhur dhe do ti vjedhë edhe pas humbjes në 2025, ashtu siç do të flakë  dhe do të “presë koka” armiqsh, që do të guxojnë ti prishin atij qetësinë dhe gjumin  24 orësh…

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e mbeshtesni nismen Ballkani i Hapur krijuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Karaburuni ende nën 'pushtetin' e flakëve, situata kritike, digjen qindra hektarë me shkurre e pemë! Punonjësit e zonave të mbrojtura në 'luftë' me zjarrin prej 4 ditësh