Opozita joparlamentare nuk do ta njohë vendimin e Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi me vota unanime dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve, dhe do të vijojë aksionin e saj për të penguar procesin më 30 qershor.

Lider demokrat Lulzim Basha takoi këtë të hene në selinë blu kryetaren e LSI-së monika Kryemadhi dhe aleatët e djathtë, Fatmir Mediun e Republikanëve, Nard Ndokën e PDK-së, Dashamir Shehin e LZHK-së, dhe Agron Dukën e Partisë Agrare Ambientaliste. Takimi vjen pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi kërkesën e Idajet Beqirit, kryetarit të Partisë Uniteti Kombëtar, për tu çregjistruar nga zgjedhjet, që në fakt është një për vetë dekretin e Metës, duke e shpallur të paligjshëm anulimin e zgjedhjeve.

Me vendimin e marrë u hodh një hap i rëndësishëm mbi të ardhmen e procesit zgjedhor të 30 qershorit, të cilin opozita e ka bojkotuar ndërsa mazhoranca vijon fushatën për garën elektorale të datës 30, të dielën.

1561378232_aleatet1.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:00
Shehi: Nuk e njohim vendimin e Kolegjit. Më 30 qershor çdo formë rezistence për të penguar zgjedhjet (VIDEO)

Për opozitën, vendimi i Kolegjit Zgjedhor është nul. Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, pas mbledhjes në selinë blu me liderin demokrat Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe aleatët, tha se opozita do të vijojë me aksionin për të penguar zgjedhjet e 30 qershorit. Ai tha në një prononcim për mediat, se opozita do të përdorë cdo formë rezistence për të mos lejuar që më 30 qershor të ketë votime.

"Vendimet janë marrë me kohë. Kjo javë do të kulmojë në protestën popullore, në raport krejt ndryshe me mediat për të përcjellë idenë e 4 muajve. Nuk janë zgjedhje, nuk i njohim, janë votime të zotit Rama, ne do të njohim dekretin e Presidentit. Kjo që u morën sot me një parti fantazmë, kolegji në vetvete është një fantazmë tani. Janë disa fatkeq që i ka rënë të marrin disa vendime të vështira për veten e vet, për ta se ne nuk i njohim këto vendime. Ne do të përballemi në çdo cep të Shqipërisë me juntën politike. Më datë 30 nuk do të ketë votime, kemi shumicën e shqiptarëve me vete. Po kalohet një fazë e paprecedentë, rrezikshmëria e këtij grupi është aq e madhe saqë justifikon çdo formë rezistencë. Demonstratë, dhe çdo formë brenda ligjeve. Kjo është rezistenca jonë", tha Shehi pas mbledhjes në selinë blu.