Basha tregon si u bë ministër Trasportesh për '1 minutë': Lul tha Berisha, ti do luftosh korrupsionin! Sa të bëhem kryeministër do heq traun te Rruga e Kombit

Kreu i PD, Lulzim Basha në Podcastin e radhës ka treguar si u bë Ministër Trasportesh në vitin 2005 dhe sesi lindi projekti për rrugën e Kombit, pengesat për ndërtimin e saj, nga ata që sipas tij nuk donin bashkimin kombëtar të shqiptarëve përmes infrastrukturës dhe fuqizimit të portit të Durrësit. 

"Jeta e politikës aktive do të fillonte me deputetë. Kur dhe një gjë që nuk doja, ishte të mos përfundoja në ministrinë e drejtësisë, pasi sapo kisha ardhur për 5 vite në derpartamentin e drejtësisë të UNMIK-ut. Puna e fundit që kisha bërë ishte bartja e kompetencave nga UNMIK-u te qeveria e Kosovës, krijimi i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. Dhe me thënë të drejtën isha bërë overdozë me çështjet e Ministrisë së Drejtësisë apo të ngjashme dhe nuk doja të merresha fare me atë çështje. Kur një ditë të bukur më merr Berisha në telefon, “ku je”, këtu i them, “eja pak më tha. Futem në zyrën e tij, te selia e vjetër, më thotë: “Lul do të shkosh në ministrinë e transporteve”. Ku?! - i thash. “Në ministrinë e Transporteve”. Çlidhja kam unë i thash me ministrinë e Transporteve?! Lul tha, aty ka shumë korrupsuion, ti je jurist, të luftosh korrupsionin. Që ishte në fakt edhe slogani kryesor i fushatës së 2005-ës. Takimi mbaroi për më pak se një minutë dhe unë u largova me dilemma të mëdha. Se nuk e dija çfarë ishin prokurimet publike, çfarë ishte thesari i shtetit, çfarë ishte studimi i fizibilitetit, çfarë ishin projektet inxhinierike. Pra në rafshin e infrastrukturës nuk kisha absolutisht asnjë informacion. 

Kur punoja në Kosovë, më binte të udhëtoja 3, 4 herë në muaj nga Shqipëria në Kosovë dhe e kundërta. Në fillim i bia nga Maqedonia sepse ishte rruga më e mirë. Kur detyrohesha t’i bija nga Kukësi, në veçanti kur nisi lufta në Maqedoni, ishte një ferr i vëretë. Ideja e madhe që më ngrohu dhe më bëri të kuptojë si mision, pra ma ktheu nga një detyrë politike, normale anëtarë i kabinetit, ma ktheu në një mision personal dhe në një mundësi të jashtëzakonshme. Pra, rruga e Kombit ishte gjithçka në motivimin e parë. Dhe biseda e parë që kam bërë pas kësaj, kur u vendosën prioritet politike. Mos harroni në programin tonë që shpallëm para shqiptarëve në 2005-ën, kandidati për kryeministër atëherë, Berisha premtoi Milot-Rrëshen, si pjesë e rrugës së Kombit. Pra, rrugën e Kombit si prioritet, por brenda 4-vjeçarit të parë do të bëjmë Milot-Rëshen.

Që në prag të pavarësisë së Kosovës, ekzistonin barriera fizike. Male, vargmale të cilat vazhdonin ta mbanin izolimin në këmbë. Volumi i shkëmbimit ekonomik ishte minimal, ishte torturë për veturat që të kalonin nga Tirana në Prishtinë dhe nga Prishtina në Tiranë, e jo më për kamionët. Turizmi po kështu. Pra, ishin gjithë këto dimensione që e bënin rrugën e kombit shumë më shumë sesa një projekt të madh, strategjik, inxhinierik. Ishte një projekt gjeostrategjik. Dhe këtu, siç e shikoja unë, sigurist edhe me begraundin e dikujt që kishte punuar, jetuar në Kosovë, por dhe që kishte vetëdijen që gjysmën e familjes e kishte nga Kosova.", tha ai në podcastin e radhës me Ermal Peçin dhe Marsid Gupin.

Rruga e Kombit thotë, Basha është e pandarë nga emri i tij, e për këtë arsye jep edhe një premtim për traun e vendosur dhe tarifën që paguhet. 

"Nuk ndihem mirë kur shoh që në kohën kur u ndërtua nuk ishte me pagesë, ndërsa sot është me pagesë. i qëndroj angazhimit tim që kjo rrugë duhet të mirëmbahet, padiskutim, por vendosja e traut zhbën gjithçka. Ideja është që s’ka më pengesa, papritur i vënë traun. Pra është një hile e keqe me anë të së cilës shteti heq përgjegjësitë për të paguar për mirëmbajtjen e kësaj rruge për të cilat i merr taksat. Ia jep këto përgjegjësi privatit i cili merr taksë ekstra dhe fitimprurëse. Kështu që i qëndroj një angazhimi që e kam bërë publik para shqiptarëve, që një nga aktet e para si kryeministër është largimi i këtij trau. Rruga është zhvillim dhe këto rrugë janë ndërtuar edhe për t’i dhënë një hov të ri ekonomisë lokale", tha Basha.

Teksa udhëtonte drejt Prizrenit, qeveria socialiste shprehet Basha, e ka përgjysmuar popullsinë e vendit, për shkak të politikave për zhvillimin e të Shqipërisë.

"Fakti që megjithëse janë ndërtuar dhe jo pak, prap se prap ka një shpopullim të këtyre zonave dhe një braktisje masive, tregon që të ndërtosh rrugën nuk është mjaftueshëm. Kjo është një qeveri e cila me politikat e saj në vend që të ndihmojë dhe të lehtësojë jetën e njerëzve e bën më të vështirë dhe detyron largimin e tyre dhe kjo po ndodh tani. Ne sot mund të kemi një Shqipëri gjysmë për gjysmë në krahasim me atë që Edi Rama mori për të qeverisur në vitin 2013, dhe kjo është një nga arsyet se pse nuk botohen të dhënat e censusit."

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:12
Basha zbulon pasionin për makinat: Kam qenë i tmerrshëm para se të lindte goca

1714929242_basha.JPG

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka treguar dhe një nga pasionet e tij që janë makinat. Por ai shton se që kur ka lindur goca e tij, është bërë shumë i kujdesshëm. 

"Kam qenë i çmendur për makinat, kam qenë i tmerrshëm me makinat. Kjo ishte para se të lindte goca. Që kur ka lindur goca jam bërë tmerrësisht i kujdësshëm", tha Basha.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 07/05/2024 09:11

    E thot vet se ka punuar ne "depertamentin e drejtesise se UNMIK-ut" per pes vite dhe nga aty minister i transportait, dhe sot çenka krenare se paska bartur kompetencat nga unmik ne qeverine e kosoves por qe shqiptaret nuk po e shofin kete kompetence,per mua si per shum shqiptar basha pasi u specializua ne unmik dhe i beri qindra akuza kunder uçk-s kreu misionin dhe tash i duhej berishes ne shqiperi Ku siq dihet sapo u ba minister u pa ne lazarat duke ujitur hashashin me makina ushtarake pra ky thot se aty kishte korrupsion i paska than berisha, shqiptaret a kujtojne diten kur shteti vendosi ta shkaterron hashashin ne lazarat Ku basha dhe berisha i banin thirrje lazaratasve te luftojne kunder policise dhe ashtu u ba, u vra nje polic dhe askush nuk u denua per keto thirrje, pa u kthyer te vitet sa ishte ne " départementin e drejtesise se UNMIK-ut" Ku sipas asaj qee duhet jane hetuar vetem ushtaret e uçk-s dhe denuar me vite shum nga ata, nderkohe qe ne kohen kur basha paska ndihmuar kosoven ( qe te kthehet ne serbi) po ju kujtoj vetem nje rast ishte arrestuar ish krimineli i masakres se Rahovecit i cili akuzohej per vrasjen dhe masakrimin e mbi 700 shqiptareve nga départementi i drejtesise se UNMIK-ut-bashes u denua me 100 marka gjermane dhe u liruar nga drejtesia ne mungese faktesh edhe ose kishte qindra deshmitar,ky kriminel ishte dekoruar nga serbia po per kete masaker kurse unmik dhe basha e liruan dhe ne fund edhe e damshperblyen dhe sot basha ndihet krenar, kso pis politikaj qe mashtrojne edhe veten se jane patriot edhe me shum se Skenderbeu harrojne se kshilltar spécial per siguri kombetare kishin nje kriminel serb edhe pse ne toke kishte mbi 7 miljon shqiptar dhe basha e berisha nuk e gjeten nje Ama nje shqiptar per kete pozite, kur kujton keto dhe degjon sot prrallat e tij te vjen ta vrasesh veten nga poshtersive te tilla, ky pis ashtu sibedhe ai qe e ngriti ne politike nga nje sherbetor i serbise permes unmik do mbahen mend vetem si tradhetar dhe kriminel te kombit shqiptar.

    Përgjigju
  • Likja: 06/05/2024 18:11

    Në studio e ke xhiru kët video? Ata në makinë përse i ke, a që mos dukesh që flet me vete?

    Përgjigju
  • Lala: 06/05/2024 11:33

    Mirmengjesi.qeke zgjuar o faqepetull.

    Përgjigju
  • I.M: 06/05/2024 10:53

    Doni më për Be-Lulin?

    Përgjigju
  • Po mër po: 06/05/2024 05:46

    Edhe Saliu që të bëni ty ministër të transportit paska ken me fat.

    Përgjigju
  • Qytetari: 06/05/2024 00:48

    Sa shume qe genjen o Lul. Po ti kishe financues kryesor si ne Elbasan qe ishe i pari i listes si ne bashkine e tiranes ate skafistin e elbasanit qe te bleu benzin dhe qe krijoi kompani ndertimi sa u bere ti minister transporti. Se paske ditur ti ca ishte. Ti ja kishe vene syrin dhe sle gur pa levizur per ta marr. Lufta me Sokol Olldashin aty nisi. Vazhdo trego peralla Lul se do e marresh edhe nje mandat deputeti, ti dhe tre te tjere, se aq merrni gjithsej 4 mandate. Fli gjume tani.

    Përgjigju
  • zefi: 05/05/2024 22:22

    Ky ne fakt ka te drejte vodhi 250 miljon e la rrugen rrugeve dhe tani qe firma e perfundoi thote do heq traun.Keshtu eshte drejtesia vjedh 250 miljon nuk hyn ne burg....

    Përgjigju
  • Demi: 05/05/2024 21:47

    Ah mor Lul sa i trashe je

    Përgjigju
  • Edi25252: 05/05/2024 21:26

    lul kërriç gomari . Është me zhvillim të mangët , debil

    Përgjigju
  • sen: 05/05/2024 20:44

    Prit se u bere.

    Përgjigju
  • Sali Rama: 05/05/2024 20:40

    Karakteri i njeriut nuk ndryshon pasi mbush 24 vjec. Dmth legeni do mbetet pergjithmon legen

    Përgjigju
  • BBC: 05/05/2024 20:39

    Hiqeni kete gomar nga lajmet

    Përgjigju
  • Fshati: 05/05/2024 20:14

    Kur na paska qene i tmerrshëm për makinat kur ishe me studime në Holandë, qe zotrote thotë se ka bërë punë të përkohshme studentësh.

    Përgjigju
    • Besi: 05/05/2024 22:10

      kur e perkedhelte liku me sufllaqe po ishte cun i vogel asokohe kalama me pixhame

  • Ben: 05/05/2024 19:00

    O Lul,sa kungull je.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka

Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka