BE i jep Shqipërisë edhe 74 milionë euro për vijimin e reformave integruese për vitin 2020

BE i jep Shqipërisë edhe 74 milionë euro për vijimin e reformave integruese për vitin 2020

Rreth 74 milionë euro do të jetë kontributi i Bashkimit Evropian për Shqipërisë, vetëm për vitin 2020, për zbatimin dhe avancimin me reformat kryesore integruese. Krahas donacioneve qindra milionë euro për për rindërtimin pas tërmetit dhe 50 milionë euro për luftën kundër koronavirusit, Brukseli do të mbështesë me 48 milionë euro për vitin 2020 vijimin e reformës në administratën publike, zbatimin e strategjisë ndërsektoriale në luftën kundër korrupsionit, dhe strategjinë e decentralizimit dhe qeverisjes vendore. Gjithashtu, BE do të akordojë 15 700 000 euro për harmonizimin e politikave të Shqipërisë me politikat e BE-së në fushën e të drejtës së pronës, me qëllim lehtësimin e regjistrimit të pronave, përmirësimin e kuadrit ligjor në reformën e pronësisë dhe zhvillimit të sistemit të identifikimit të parcelave tokësore, e cila do të sigurojë transparencë në përdorimin e tokës bujqësore.

10 000 000 euro do të jepen gjatë vitit 2020 për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe forcimit të shtetit të së drejtës, përmes përmirësimit të kapaciteteve të institucioneve të gjyqësorit, Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit, etj. Ndërsa  1 500 000 euro do të akordohen për të nxitur përafrimin e mëtejshëm të Shqipërisë me politikat dhe metodat e punës së Bashkimit Evropian. Plani i financimit pasqyrohet në një dokument të qeverisë për ecurinë e integrimit për vitin 2019 si dhe për objektivat për vitin 2020. Këshilli Evropian, në takimin e 18 tetorit 2019, e shtyu vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por, tre ditë më parë, Ministrat e Jashtëm të Bashkimin Europian ranë dakord njëzëri që të japin dritën jeshile për çeljen e bisedimeve me Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për integrimin në BE. 

Pavarësisht këtyre vendimeve, në dokument qeveria thotë se takimet shpjeguese për kapituj negociues kanë vijuar që në 2018 dhe se tani kanë filluar përgatitjet për takimet bilaterale. 
“Deri në fund të vitit 2018, u zhvilluan takimet shpjeguese për 5 kapituj negociues. Takimet shpjeguese për të gjithë kapitujt e tjerë negociues u zhvilluan gjatë vitit 2019. Pas përfundimit të
takimeve shpjeguese, nën udhëheqjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, grupet ndërinstitucionale të punës për integrimin evropian kanë filluar përgatitjet për takimet bilaterale”, thuhet në dokument. Gjithashtu, në kuadër të përgatitjeve për hapjen e negociatave të anëtarësimit, qeveria shqiptare ka filluar ngritjen e strukturave negociuese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë