Ben Andoni: A mbetet ‘oportunistja’ Tabaku mundësia e vetme e PD-së?

Ben Andoni: A mbetet ‘oportunistja’ Tabaku mundësia e vetme e PD-së?

Deputetja, Jorida Tabaku

Është e dukshme se megjithë bashkimin e gati dy të tretave të grupit parlamentar të PD-së (Grupit të Rithemelimit) ende dualiteti Noka-Bardhi ka diçka që nuk e përshfaq dot. Ka të bëjë me atë se cili do ketë primatin e partisë pa Berishën. Edhe pse skenari më i besueshëm është përçarja e mëtejshme, mundësia tjetër duket se është alternativa pragmatiste. Kjo është e vërteta për atë që do të ndodhi, kur kjo pjesë e PD-së të ketë ligjshmërinë (edhe pse kjo duket me fare pak gjasa) dhe e dyta mënyra sesi do të dalin në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025. Po e shmangim përkohësisht variantin e zgjedhjeve të parakohshme, që do mund të sillte trandje tek PD-ja. Varianti i mëparshëm nën siglën e Partisë së Lirisë është i kushtueshëm, kurse sakrifica e PD-së nën Metën është e tepërt. Të gjithë peshën në opozitë e kanë mbajtur njerëzit e saj. Partia e Lirisë e ka një mundësi (paçka hedhjes poshtë që bëjnë apriori) me PS-në. Në mos lidërshipi, zgjatime të Metës, votuesit e tyre. Sa për PD-në e Bashës, nëse do kenë ende vulën, rruga është e qartë.

Në këtë qerthull përzihet përpjekja për protagonizëm dhe artikulime të zëshme, kurse për arsyen duket se ka mbetur pak vend. Një pjesë e grupit të intelektualëve, tip Gjekmarkaj, Alizotaj etj., zgjodhën gjuhë ezopiane, derisa tashmë po dorëzohen një e nga një në rrjedhën më të madhe të PD-së. Nga të paktit, që po reziston, por duke mbajtur një regjistër ende të paqartë për të ardhmen individuale mbetet Jorida Tabaku. Falë këtij pozicionimi ka qenë interlokutore e mirë e PD-së (pa anësi) me autoritetet britanike dhe ato amerikane, por mbi të gjitha me publikun. Ka artikuluar më shumë ekonomikisht dhe në fakt çështjet që ka ngritur jo vetëm kanë pasur vëmendje, por nga ana tjetër kanë treguar se kali i saj i betejës është shumë më efikas kundër betejave të zjarrit të kolegëve të saj dhe apatisë të grupit Basha. Habitati ekonomik i Jorida Tabakut e ka ndihur të mbaj një profil jo shumë të lartë por edhe të matur. Por, jo se gjërat kanë vajtur gjithnjë vaj.

Në një përballje me kryeministrin, lidhur me lojërat e fatit (ishin shumëfishuar sipas saj në kohën e kryeministrit aktual) është dënuar nga Gjykata ti paguante Ramës si dëmshpërblim një shumë prej 300 mijë Lekësh. Nga ana tjetër, edhe kështu, Jorida Tabaku ka qenë më e anatemuar nga vetë njerëzit e vet, sidomos kur drejtoi Komisionin Hetimor ndaj inceneratorëve. Pro Berishistët, që nuk janë pak, e dërrmuan në shtyp, kurse kolegët e saj në parlament e akuzuan se po bënte lojën e Edi Ramës për të mbyllur çështjen e inceneratorëve! Nuk i ka kërkuar ende askush falje edhe pse nga ai komision, Shqipëria ka një zëvendëskryeministër (në kërkim), një ministër, një deputet dhe rreth 15 zyrtarë të lartë që janë në burg, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

Në kohën, që mund të merrte PD-në zyrtare, si kryetare në tranzicion preferoi tërheqjen nga posti i nënkryetares me shumë takt, por me dëshminë, që duhet vlerësuar: “Duam një parti të kryetarit apo kryetar për partinë tonë? Ne duhet patjetër të hapim PD, duhet të përpiqemi mos bëjmë procese të njëanshme, duhet të përfshijmë këdo”. Oportunizëm apo pragmatizëm. Tabaku është rritur në sytë e shumë shqiptarëve tashmë që nuk bën rolin e spektatorit të ballkonit, që bëri kolegu dhe miku i saj Bardhi me ambicie, që ia tejkalojnë staturën dhe kredon politike. Është pjesë e brezit, që mund të marri përgjegjësi dhe që mendon një alternativë për kushtet e sotme, edhe pse deri tani mbetet në karakterin retorik: “Prandaj nuk ndryshoj mendim: Duhet një shpresë e re që ndërtohet me një mendësi ndryshe, përmes një mënyrë ndryshe të të parit dhe të bërit të gjërave! Një ofertë e re me emrin Partia Demokratike! Një PD moderne, e fortë dhe e bashkuar patjetër, po mbi të gjitha e hapur, jo e izoluar. Pa frikë për ta thënë mendimin ndryshe, për vepruar ndryshe dhe për të qenë ndryshe” është shprehur pak muaj më parë Tabaku.

Por, që PD-ja e të ardhmes të jetë e fortë (nëse do të bashkohet) duhet një ekip njerëzish të hapur dhe mbi të gjitha me mendësi të re, që shumë herë dhe vetë Tabaku nuk e realizon dot. Oportunizmi i saj i butë, e para pjesë e qytetarisë por e dyta pjesë e mbrojtjes nga një grup, që do të shtypë këto që nuk thotë “rroftë Berisha” nuk e ndihmon shumë. Koha dhe vetë pushteti Rama po i tregojnë PD-së mundësi dhe ide të reja. Jorida Tabaku në krye të një PD-je të unifikuar është deri tani një zgjidhje alternative e mirë. Tek e fundit do sjellë argumentin ekonomik me qëllime politike në një parti ku vetëm bërtitet dhe anatemohet…gjithë zhurmë. Shqipëria është e lodhur nga zhurma e madhe, që nuk thotë asgjë. Java

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 26/02/2024 03:50

    Kjo eshte nona e pa aftesise,tipike politikania qe nuk duhet.Eshte 1-sh per te mos bere asgje,e mbani mend kur ishte zv.kyetarja e bashkise,as nje 2 leksh pune s'boni.

    Përgjigju
  • Linda: 25/02/2024 07:20

    Vetem asnjanese nuk eshte Jorida Sude Tabaku( Turdiu) percaresja e partis demokratike, bashkautorja e pronave te grabitura , ajo qe blen mediat per mos te dale dhe tu lexuar negativiteti i saj ne jeten politike! Asnje falje nuk meritojn politikanet e ketij lloj karakteri kaq te ulet qe te vetmen gje qe bejn eshte te bredhin neper bote dhe te shesin Shqiperin per egoizmin e tyre te ulet personal!Eshte organizatorja e djegjes se parlamentit bashk me te cmendurin Gazmend Bardhin dhe Dhurata Cupin kjo eshte dhe bashkpuntorja e skenarit me te fuqishme te krimit ekonomik te organizuar!Kjo ka kapur opoziten+ + drejtesin+ ekonomim!!!Ka plot te tjere qe meritojn te jene ne krye te opozites me te hapur me te drejt pa trillime me te thjesht dhe shume me pelqyer dhe pranuar nga populli!

    Përgjigju
  • Pena: 24/02/2024 23:34

    Analiza tipike shkollore, partite demokratike e lindin vete lidershipin, pa orientim nga media dhe biznesi. Lidershipi I duhur eshte vetem proces partiak politike.

    Përgjigju
  • Linda: 24/02/2024 23:16

    Si mund te jete asnjanese nje dhelper dinake qe ne menyren me te turpshme dhe te pa ndershme ne bashkpunim me Bardhin e ben partin copa copa! Jorida Sude Tabaku ( Turdiu) e ka te hapur dosjen ne Spak te presi rradhen atje se kryesin ka plot per ta drejtuar! Tradhetareve nuk u kerkohet ne asnje menyre falje perkundrazi largohen nga pozicionet qe u eshte besuar dhe nuk e meritojn!Te besh pazare jasht Shqiperis per te demtuar vebdin per ambicie egoiste personale eshte pa besi eshte pa fytyresi!

    Përgjigju
  • Besi: 24/02/2024 21:36

    listat ne pd i ben kryetari dhe kryetari eshte Basha perfshire edhe Meten Pdiu dhe Dashin. Te tjeret do ngrohen ne diell

    Përgjigju
  • Rruga e Dibres: 24/02/2024 21:28

    Duhet kuptuar dhe kjo eshte plotesisht e qarte,qe PD'ja (perfshire cdo lider potencial te saj) nuk ka asnje te ardhme pa u distancuar nga Sali Berisha ! Eshte "feminore" te mos kuptohet qe nje PD me Berishen "figure",do te jete e bojkotuar nga SHBA,Britania e Madhe dhe te gjitha vendet e BE'se !! Pra nje parti pa te ardhme ! Rruga e Dibres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ PS braktisi mbledhjen, Salianji: Kërkuan të bllokojnë punën pasi kanë gjëra për të fshehur

‘TIMS’/ PS braktisi mbledhjen, Salianji: Kërkuan të bllokojnë punën pasi kanë gjëra për të fshehur