Berisha, familjarisht me akuza kundër Bashës, dhëndri Malltezi: Të vijë e të të përdhunojë ambasadorja në selinë tënde, kjo do të thotë se ti je peng

Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi

Përforcimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha në “luftën” kundër kreut të PD Lulzim Basha pasi ky i fundit e përjashtoi nga partia, i është shtuar dhe familja. Jamarbër Malltezi dhëndri i ish-kryeministrit, ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Në emisionin “Të Paekspozuarit” Malltezi tha se Basha është një peng i ambasadores Yuri Kim, pasi sipas tij, kjo e fundit e ka detyruar të marrë vendimin për përjashtimin e Berishës.

“Përjashtimi i Berishës i ngacmoi shumë demokratët. Është e vërtetë që kryetari e ka shkelur disa herë statutin. Ka patur në mënyrë të vazhdueshme vërejtje për shkeljet e statutit. Shenjat ihsin të qarta, nuk kishim të bënim me një demokraci. Duhet të kishin reaguar më shumë demokratët. Fjalimi i Bashës ishte i pritshëm, pasi ishin dhënë disa shenja hileqare.

Të vijë ambasadorja, të të përdhunojë në selinë tënde, dhe ti të mos dalësh. kjo do të thotë se ti je i kapur peng në diçka. Ose je i kapur peng për korrupsion, ose të kanë kapur në pazare me Edi Ramën, a ku të ka kapur peng nuk e di, por ti je një peng. Por të të përdhunojë në zyrën tënde dhe ti të mos dalësh të thuash një fjalë, kjo është një shenjë. Shenjë tjetër ishte krijimi i Kryesisë së PD-së me njerëz që nuk janë anëtarë të PD-së”, tha Malltezi.

Mbledhja e 1500 firmave e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar duket se janë dhe 'shpëtimi' i Berishës për të nisur një referendum me të cilin  shpreson të anulojë përjashtimin e tij, por edhe për të larguar Bashën nga drejtimi i PD, megjithatë do të jenë demokratët që do të thonë fjalën e fundit për fatin e tij në parti. Me një mesazh të vetëm nga zyra e tij, pas heshtjes së gjatë. Bahsa bëri publik vendimin për përjashtimin e liderit të PD nga partia, pas ultimatumit të SHBA e cila e ka shpallur "Non Grata" ish kryeministrin.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush Kushtetuta vetëm duhet ndryshuar apo duhet një e re?

Komento

Komente

  • Paul: 17/09/2021 01:55

    Po ik o malltezi. .shko E ruaj argiten se po shkon e shkepet tek lul basha....

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Mungesa e transportit për fëmijët në shkolla bën bashkë PS-PD në Kuvend: Të gjendet një zgjidhje! Ministria e Arsmit: Nesër në 11 takim me kryebashkiakët