Lulzim Basha mblodhi sot sërish grupimin e tij të demokratëve euroatlantikë. Basha lëshoi sërish akuza ndaj Berishës dhe Ramës për marrëveshjen lidhur me Kodin e ri zgjedhor, që hap listat vetëm në 2/3 e kandidatëve për deputetë.
Ish kryedemokrati e cilësoi Berishën si gënjeshtar, kur tha se PD i kërkonte listat e hapura plotësisht por PS vendosi ndryshe.
'Lufta e Edi Ramës dhe Berishës është kundër barazisë para ligjit. Edhe akti i së premtes është hiç më shumë se shprehje e mendësisë se këta janë padronët e parlamentit. Gjurmët e marrëveshjes janë kudo por kemi ujkun, ç’na duhen gjurmët. Pas vendimit për të rimbyllur listat janë hedhur justifikime. Gjykata Kushtetuese i hapi listat, i pranuar botërisht. E pranuar publikisht nga përfaqësues e PS. Gënjeshtra e Berishës se ne i donim më të hapura listat, por PS i mbylli. Gjknuri i Ramës tha listat janë 100% të hapura, por fakti që vullneti prevaloi është diktuar nga frika e të dyve për të menduar si kamikazë, rojtarë dhe jo për të lenë qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.'
![]()
Më tej paralajmëroi sërish se ndryshimet e reja do të dërgohen në Gjykatë Kushtetuese, pasi po përgatitet padia nga ekspertët.
'Një hile që tejkalon pafytyrësinë e gjysmë hapjes së 2021. E kanë izoluar plotësisht 1/3. Edhe nëse një kandidat merr 7 mijë, 10 mijë, 30 mijë, por partia mbetet brenda mandateve të fiksuar, ky kandidat mbetet jashtë dhe votat i shkojnë kandidatëve të emëruar. Kjo bien ndesh me parimet e kushtetutës. Po bëjnë gati çështjen për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Pritet hyrja në fuqi e pazarit të së premtes. Po shqyrtohet në tërësi i gjithë teksti i legjislacionit paçavure dhe do bëhemi gati ta çojmë në Kushtetuese. Sot pas depozitimit të rekursit në Gjykatën e Lartë. Ky rekurs dhe presim që çështje ditësh presim trupën gjykuese. Angazhimi ynë është maksimal.'
Basha komentoi edhe ndryshimet në qeverinë Rama, teksa i quajti si shkelje syri ndaj teatër opozitës pas kërkesës së tyre për qeveri teknike.
'Në fakt edhe rokada e ditës së diel me anonimët e futur në qeveri, nuk është gjë tjetëtër veçse një syshkelje cinike, përgjigjja e Edi Ramës ndaj teatër-kërkesës së teatër-opozitës të Berishës për qeveri teknike, dhe treguesi më i qartë, cinizmi më i mprehtë, për t’i thënë njëri-tjetrit, dhe socialistëve s’ka pikë rëndësie kush ikën e kush vjen, këtu jam unë dhe Sali Berisha, i cili del dhe thotë mos gënjeni se deputetët nuk janë të popullit, janë të partisë', theksoi Basha.
Ish kryedemokrati Basha komentoi në mbledhjen e sotme me demokratët euro atlantikë edhe ndryshimet në qeverinë Rama. Sipas Bashës, ndryshimet në qeveri janë një sy shkelje që Rama i bën Berishës, pas kërkesës së teatër opozitës siç e quan ai për qeveri teknike.
'Është e qartë pra që kemi të bëjmë me një pazar të pastër, Sali Berisha e ka shitur ndeshjen akoma pa filluar, sa i takon atij, për hallin e tij, për tekat e tij, le të rrijë edhe 4 vite të tjera Rama. Por halli i tij nuk është halli i demokratëve as halli i shqiptarëve. Halli i shqiptarëve ka një pikë të përbashkët që është Edi Rama, koka e këtij tumori gjigand në trupin e Shqipërisë. Ai është tumori, ministrat janë metastazat, hiq një minsitër, vendos një tjetër, nuk ka pikën e rëndësisë.
Në fakt edhe rokada e ditës së diel me anonimët e futur në qeveri, nuk është gjë tjetëtër veçse një syshkelje cinike, përgjigjja e Edi Ramës ndaj teatër-kërkesës së teatër-opozitës të Berishës për qeveri teknike, dhe treguesi më i qartë, cinizmi më i mprehtë, për t’i thënë njëri-tjetrit, dhe socialistëve s’ka pikë rëndësie kush ikën e kush vjen, këtu jam unë dhe Sali Berisha, i cili del dhe thotë mos gënjeni se deputetët nuk janë të popullit, janë të partisë. Pra në një moment tregohet i sinqertë, nuk janë as të partisë, janë të tijët persona, bodigardët e tij, kështu i përfytyron dhe i do deputetët.'
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)