Berisha i drejtohet grupit të Alibeajt: Çdo demokrat, i detyruar të marrë pjesë në protestë! Qytetarët janë të zemëruar, Rama të japë dorëheqjen

“Deputetët e PD, të detyruar të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit”. Ky ishte mesazhi i drejtuar nga Sali Berisha për grupin e drejtuar nga Enkelejd Alibeajn që të mos mungojnë. Një thirrje e kishte dhe për kryeministrin Edi Rama, të cilit i thotë se duhet të japë dorëheqjen më parë sepse qytetarët janë të zemëruar. Për këtë arsye thotë se do e çojnë protestën në shkallë të papërmbajtshme.

“Çdo deputet, çdo anëtar dhe simpatizant i PD, është i ftuar. Në vlerësimin tim, i detyruar moralisht të marrë pjesë në protestën antiqeveritare të 12 nëntorit. Se çfarë do të jetë protesta e dinë qytetarët e revoltuar dhe të zemëruar. Jam i bindur se zbulimet e reja, zemërimin e çojnë në shkallë të papërmbajtur. Do të ketë shumëllojshmëri, masivitet, reagim, të gjitha së bashku”, tha Berisha.

Teksa PD prej vitesh mban protesta dhe kërkon rrëzimin e Edi Ramës, ky i fundit vijon të qeverisë. Rama nuk e ka fshehur faktin që kërkon mandatin e katërt nuk e përjashton aspak fitoren në zgjedhje lokale, por Berisha ia lë në dorë popullit mënyrën që do të zgjedhë për largimin e tij nga qeverisja.

“Populli ka shumë mënyra për të rrëzuar Edi Ramën, cilado që të zgjedhë është e drejta e tij”, tha Berisha.

Pas marrëeshjes së firmosur me Partinë e Lirisë që mbështet protestën e thirrur nga Berisha, ish-kryeministri thotë se cdo opozitar është i ftuar më 12 nëntor. Ndërsa për zgjedhjet lokale, sqaron se do të ketë marrëveshje dhe me parti të tjera, por nuk jep më shumë detaje. Nuk la jashtë vëmendjes publikimet e të dhënave personale të kreut të qeverisë nga hakerat iranianë duke hedhur akuza ndaj Edi Ramës se ka shpenzuar 22 milionë euro për udhëtime me charter. Sipas Berishës, vetëm për 1 udhëtim shpenzon 150 mijë euro dhe këto i merr nga baballarët e atyre që kalojnë kanalin e La Manshit sepse e shohin Britaninë si të vetmen rrugë jetese, edhe pse rrezikojnë jetën për të shkuar deri atje.

Rama e sqaroi një ditë më parë se avioni që ai përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, por një avion për të cilin është akuzuar edhe më parë nga po të njëjtët delenxhinj. Berisha hedh akuza të tjera duke thënë se të dhënat e kreut të qeverisë mund t’i ketë nxjerrë Erion Veliaj, për të cilin thotë se ka bërë udhëtime frekuente por nuk ka arritur të gjejë lidhjen me Teheran.

“Nuk mund të mashtrojë, nuk mund të gënjejë, të gjitha këto janë të nxjerra nga TIMS-i. Ia nxori Homeland, apo Erion Veliaj, ky është problem tjetër, nuk ka rëndësi për mua. Rëndësi ka qe është dokumenti i abuzimit më të madh pas djegësave të këtij njeriu në detyrë”, tha Berisha.

Sa i përket çmimit të energjisë, për të cilin ende nuk ka një vendim nëse duke filluar nga data 1 nëntor do të hyjë në fuqi apo jo fasha 800 kËh, Berisha thotë se nëse aplikohet do të preken 60% të familjeve.

“Preket e tërë shtresa e mesme e Shqipërisë. Edi Rama do përgjigjet për këtë në një kohë kur vetë udhëton me charter, dënon dhe vjedh energjinë. Edi Rama do përgjigjet për këtë vendim në një kohë që udhëton vetë me dhjetëra milion euro charter”, tha Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
'Shqipëria në rrezik...' zbulohet slogani i PD për protestën e 12 nëntorit

1666959061_31226890565944282939172108435057836729050565n.jpg

Sot është prezantuar slogani i protestës së thirrur nga Sali Berisha më 12 nëntor.

“Shqipëria në rrezik, protesto, t’i dalim zot, bashkë”, është slogani i PD.

 

Ora 12:38
Berisha: Marrëveshja me Metën historike, do nxjerrim nga bashkia Veliajn, shndërroi Sharrën në minierë floriri për vete dhe Ramën

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar marrëveshjen që nënshkroi një ditë më parë me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Berisha tha se kjo është një marrëveshje historike që do i japë fund monizmit në Shqipëri dhe do të nxjerrin nga bashkia kryetarin aktual Erion Veliaj.

“Marrëveshje historike, marrëveshja që do t’i japë fund monizmit në Shqipëri, marrëveshja që do të nxjerrë nga bashkia njeriun që meriton çdo epitet, por që epitet nuk zgjidhin asgjë sepse shndërroi me shpejtësi Tiranën, në qytetin me ajrin më ta pisë në 10 qytet e botës, ajër kancoregjen. Që krijoji në Tiranë me kullat e tij zonat e dendësi maksimale të popullatës që nuk i gjen në asnjë qendër europiane, mashtroi në çdo hap qytetarët, vodhi në mënyrë monstruoze, e shndërroi fushën e sharrës në një minierë floriri për vetën dhe Edi Ramën. Këto janë objektivat  e marrëveshjes historike mes PD dhe PL”, tha Berisha.

Ora 12:21
Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen, mos prit protestën! Shpenzon 150 mijë euro për një udhëtim me avion charter, i paguajnë baballarët e atyre që ikin me gomone në Britani

 

Sali Berisha është ndalur sërish tek 137 udhëtimet që sipas tij ka kryer kryeministri Edi Rama me charter duke thënë se ka shpenzuan 22 milionë euro. Në konferencën për mediat, Berisha thotë se karburantin, rrogat e pilotëve dhe stjuardesave që shpenzon me të paktën 1 udhëtim shkojnë 150 mijë euro. Sipas Berishës, këto i paguajnë baballarët e të rinjve që zgjedhin Britaninë për të emigruar duke shkuar me gomone.

“Uria, dhuna, skampja po detyrojnë shqiptarët masivisht të braktisin vendin e tyre. Edi Rama ka humbur cdo lloj lidhje dhe ndjeshmërie me këtë vend. Rama ka kryer 137 udhëtimet. George Bush ka udhëtuar gjysmën e Edi Ramës dhe ka vizituar 44 vende në 4 kontinentet e botës. Për Air Force One për udhëtime boshe. Është çmenduri që tejkalon çdo lloj imagjinate. Kancelarja e një vendi të paktën 10 herë më i pasur se Shqipëria. Nuk lejon veten të udhëtojë me charter, por me linjë tregtare.

Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje-ardhje me charter, 54 i ka kryer para themelimit të Air Albania, pra ka marrë nga kompanitë e charterëve avionë taksi në dispozicion të zotërisë së tij. Fluturimet e tjera i ka bërë sërish me avion taksi me Ismailin që e do shumë dhe flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surrelit. Ismaili është aeroplan i Albania Airlines, dhuratë sic thotë ai e Erdogan. Problemi është se karburantin, parkingun, rrobat e pilotëve, stjuardesave dhe shpenzimet e tjera që në 1 udhëtim shkojnë të paktën 150 mijë euro i paguajnë baballarët që nisën me gomone dhe kalojnë La Manshin dhe nuk gjejnë rrugë jetese në Shqipëri.

Për këtë reagoi me gjuhë të ashpër duke thënë kam dhënë sqarime e nuk jap më. Do japë sqarime për 22 milionë eurot, tejkalojnë cdo lloj limiti. E ftoj të japë dorëheqjen dhe të mos presë protestën”, tha Berisha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lea: 28/10/2022 19:58

    Kur do marrin fund ketaaa

    Përgjigju
  • nana: 28/10/2022 19:56

    mir vazhdo programin me keto qe thua ti

    Përgjigju
  • veli: 28/10/2022 19:53

    aa i shkreti ti sa keq ke perfunduar o plakush

    Përgjigju
  • Leo: 28/10/2022 18:32

    Iluzionojne kot. Turp tiu vij

    Përgjigju
  • Ingrid: 28/10/2022 17:00

    Kto protestat e detyruara jane gjithmone te deshtuara

    Përgjigju
  • Ridi: 28/10/2022 16:43

    O "protopape" Shqipetaret nuk jane me ato te viteve `90. Mund te kete korrupsion, po Shqipiria ka ndrushuar shume keto vitet e fundit, kjo eshte evidente. Ti me zgjuarsine tende ndertove nje familje ku te gjithe sot jeni non grada. Ndertove like floririn po edhe ate e nxorren spiu, ne fakt ai smund te ishte ndryshe. Cfare mund te ofrosh tjeter o "protopape"

    Përgjigju
  • Flori: 28/10/2022 16:09

    Me vjen keq per ty qe ke kaq shume iluzione koti

    Përgjigju
  • Elsa: 28/10/2022 16:02

    Je ti i zemeruar se njeri tjeter sesht

    Përgjigju
  • Dashuria: 28/10/2022 14:18

    O Sali o faqe zi si nuk u bere njeher njeri Do te vem ty ne qeveri qe ta shkatrosh prap kete Shqiperi Per cfar dorheqje po flet ti Ate te gjatin se heq njeri Fli me endra Iliri dhe ti se nuk vini kur ne qeveri

    Përgjigju
  • HAJDAR KASEM REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 28/10/2022 14:01

    O plaku mere Sali qenefi po hik mor burec se je bo shum bajat. A se kupton ti që je diskretituar aq shum sa ska oqean që të lan o Sali.

    Përgjigju
  • Gjergj: 28/10/2022 13:48

    Njè Shqipèri, me "politikanè" si ky vrasès, hajdut dhe pèrçarès, qè dominojnè skenèn politike shqiptare, èshtè njè Shqipèri e dèshtuar, qè nuk i duhet askujt tjetèr pèrveç armiqve tè saj. Kjo zhgarravinè bolshevike, duhet tè vuante dènimet pèr krimet e bèra dhe jo tè hapej prapanicash nè kamerat e televizioneve dhe tè bènte virgjèreshèn e paditur. Mallkuar qoftè vrasèsi dhe hajduti, antishqiptari i shitur i Serbisè.!!!

    Përgjigju
  • jusufi: 28/10/2022 13:41

    P**** O MALOK PIRDH SE LIROHESH,,,SHKO BLI CA BRISQE SE DO TE DUHEN PER 50 VITET E ARDHSHME,,,PER TJA RR...R EDI RAMES.....

    Përgjigju
  • Nardi: 28/10/2022 13:39

    Qytetaret jan merzitur me ty qysh e 30 vjet o sali , sa te keqia i ke ber keti vendi sbesoj tia ket ber ndonje politikan i ktyre 30 vjeteve .

    Përgjigju
  • Azdreni: 28/10/2022 13:20

    Saliu dhe Metaj kane hallin e tyre te shpetojne lekuren..Kerkojne rremuja mundesisht lufte se ndryshe skane si ti shpetojne burgut.

    Përgjigju
  • Angjeli: 28/10/2022 12:44

    Po si ke sy e surat ti mor shkatrimtari vendit ti mor kriminel ti hajdut pi ti i mbyte ti i vrave ne 97 ne 14 shtator ne 21 janar apo i harove ti do vetem te shpetosh veten tende tur per ata qe te vine nga pas

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro