Berisha i pandehur përdor 'gurët e fundit', nxjerr në sulm dhe Doris Pack: Lojë e keqe dhe false! Kam 8 muaj që mendohem

Berisha i pandehur përdor 'gurët e fundit', nxjerr në sulm dhe Doris Pack: Lojë e keqe dhe false! Kam 8 muaj që mendohem

Doris Pack dhe Sali Berisha

Sa herë që Berisha ndihet i dobët politikisht përdor çdo gurë. Edhe Këtë herë ai ka nxjerr në sulm të drejtësisë Doris Pack, një ish eurodeputete e cila aktualisht nuk ka më asnjë lloj posti, por njihet si mbështetësja e hershme e Berishës duke u përdorur nga ai në sulmet që i kanë interesuar.

Në portalin e zëdhënësit të Berishës, Alfred Lela është publikur një prononcim i Doris Pack e cila sulmon drejtësinë duke thënë se po bën një lojë të keqe ndaj Sali Berishës. Pack sulmon dhe ndërkombëtarët të cilët nuk kanë reaguar pse Berisha vijon të mbahet në arrest shtëpie.

Këta 8 muaj "arrest shtëpie" të Sali Berishës janë një masë totalisht e paligjshme. Gjithë kohës pyesja veten pse kjo nuk u kritikua nga zyrtarët dhe diplomatët e BE-së në Shqipëri dhe ata në Komisionin e BE-së. 

Së dyti, ngritja e akuzave të tilla ndaj Sali Berishës më shumë se 10 vjet pas largimit të tij nga qeveria dhe pikërisht para zgjedhjeve parlamentare që priten pas disa muajsh, tregon shumë. Është një lojë e keqe dhe false", deklaroi Pack. 

"Shpresoj që të paktën disa nga gjyqtarët ta trajtojnë “çështjen” si duhet. Më vjen shumë keq që sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk është ende i pavarur. Për shembull: pse kryebashkiaku i Tiranës nuk është ende para gjykatës? Qeveria duhet të trajtojë nevojat reale të qytetarëve në shëndetësi, arsim, punë etj. dhe të heqë dorë nga keqpërdorimi i padenjë i pushtetit në të gjitha fushat", u shpreh Pack

Më 11 shtator 2024 SPAK mori të pandehur ish kryeministrin Sali Berisha pasi e akuzon për korrupsion pasiv së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani 

Me një dosje prej 500 faqesh dy prokurorët e SPAK akuzojnë ish-kryeministrin se  ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv Partizani, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla. Malltezi akuzohet se ka kryer privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni nga sportive në të banimit dhe përdorur për përfitime materiale. Sipas SPAK fitimi i Malltezit llogaritet në 5.4 mln euro.

Berisha ndodhet në 'arrest shtëpie' prej 30 dhjetorit 2023.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/09/2024 00:36

    Mrs.Pack,nese Berisha mbahet ne /arrest shtepie/ e ka prej rradakes se tij prej druri,mjafton te pyesesh vete idhullin tend se perse shoku i tij ne krim,Bekteshi po hetohet i lire dhe Berisha eshte ne arrest dhe mos e vri shume mendjen,pse nderkombetaret nuk reaguan.Ishin po ata qe i dhane te shtyren duke e shpallur /non grata/e duke e braktisur,sepse neve nguronim t'a vinim para drejtesise,pak nga intimidimi qe na bente,pak se drejtesia ishte e korruptuar e pak sepse ka akoma mes nesh ka persona, qe e shikojne si lider historik, i paprekshem.Sa per ate per ngritjen e akuzave 10 vjet pasi eshte larguar nga qeverisja,duhet te themi qe u largua nga qeverisja,por jo nga politika,vazhdonte te trazonte ujera gjirizesh sipas interesit dhe distanca kohore nuk vlen per te shpetuar lekuren e Berishes nga drejtesia,ashtu si nuk ka vlejtur dhe per te gjithe kriminelet naziste qe po ndiqen e nxirren ne gjyq edhe pse po behen gati 80 vjet nga mbarimi i luftes edhe pse disa prej tyre mund te jene gati te 100.Dhe sa per Erion Veline,mos u bej merak,se ne rradhe me shoket eshte!

    Përgjigju
  • Tedi: 14/09/2024 14:41

    Perseri doli ne skene kjo kku vaja qe mbrin krimin. Nuk te pyet njeri ty dhe kot llap megjithse te paguajne. Shqiptaret e njohin mire kete gjoja ish eurodeputete e pazareve

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 14/09/2024 14:38

    Dihet që Gjermanja DORIS PACK është MILITANTE e Sb që në 1992.Saliu me para të pista ka bërë shumë miq në Nallkan,Europë e Botë. Me mendjen e tij SYRI PIKË NET TË ZENIT ai ka HELMUAR botën me RETORIKËN e tij shpifse.Sb që në 2005 K.Ministër Ai kapi 99 % të medjeve.Miqt,Medjet e PPE në Europë përsërisin në ETER çfar thon medjet e Saliut në Shqipëri. Duke sulmuar DREJTËSINË TONË,D.PACK bje ndesh me PARIMET E BE,KIE..për DREJTËSI TË PAVARUR. Edhe në këtë rast SALIU DHE ZËDHËNSAT E TIJ LEGEN po tregojnë se i ka zënë TMERRI BURGUT PËR KORRUPSION..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura