Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duket se ka kaluar në delir pas intervistës së radhës së Arben Ahmetajt në televizionin e tij, duke e shpallur ish-zëvendëskryeministrin – dikur simbol të korrupsionit sipas vetë Berishës – si “guximtar të madh”.
Berisha, u shfaq sot si aleati i tij më i madh, duke e përshkruar intervistën si një “autopsi” ndaj Edi Ramës.
Sipas Berishës, Ahmetaj paska zbuluar shembje veprash publike, zhdukje qindra milionë eurosh, djegësa fantazmë dhe tenderë problematikë – skandale që për ironi janë konsumuar në kohën kur vetë Ahmetaj ishte një nga njerëzit më të fuqishëm të qeverisë.
Berisha akuzoi prokurorët për bashkëpunim me qeverinë, duke deklaruar se drejtësia kontrollohet nga kryeministri.
“Ahmetaj ka burime dhe ka guximin t’i bëjë publike”, deklaroi Berisha.
Nga shkëmbimi i akuzave të rënda, te përqafimi politik dhe lavdërimet publike, Berisha dhe Ahmetaj duket se kanë zbuluar një formulë të re opozitare: armikët e djeshëm, aleatë të sotëm – sa herë që halli i bashkon./ Tema
Komente











Berisha eshte gjenial por ne fakt e mori ne qafe de facto te gjithe demokratet sidomos ish te perndjekurit i nxorri edhe budallenj! Politike e vjeter qe nuk nxen dot vend ne jubilee 2025-2050 pra do vije dita qe PD do shkrihet me PS dhe e ardhmja Jane partite e reja dhe figura te reja (sidomos ne Tiranë) qe futen ne politike ! Ndaj vit pas viti partia Mundesia , Bashke etj do rriten deri kur dy parti te medha tradicionale te shkrihen dhe te kemi parti moderne te reja me njerez te afte dhe parti meritokracie! Ne te kundert ? Vazhdon fiton Rama bindshem deri 2034 +4 !
Përgjigju