Sali Berisha pranon veprimet ligjore të ndërmarra gjatë kohës së qeverisjes së tij, të cilat sipas SPAK kanë favorizuar si fitues dhe dhëndrin e Jamarbër Malltezin në privatizimin e kompleksit Partizani.
Por Berisha justifikohet duke thënë se reformat në ligje që ka ndërmarrë ishin për të mirën e pronarëve dhe një ndër ta ishte dhe dhëndri.
“Këtë do ta bëja 1 mijë herë. Këta 64 pronarë kanë përfituar 80 mijë euro ndërkohë që qindra mijëra pronarë të tjerë përfituan 30 – 40 milionë euro. Atëherë çfarë të bëja. Të ndërprisja reformën apo ta përjashtoja?! Qindra mijëra pronarë të tjerë kanë përfituar 30 – 40 milionë euro! Çfarë të bëja, të bëja një ligj të tillë që ju që jeni bashkëpronar me dhëndrin tim nuk do të përfitoni. Nuk kisha alternativë këtu. Ose të bëja ligjet e reformave, ose të mos i bëja fare ose të përjashtoja këta. Ka logjikë njerëzore? Askush në botë nuk mund ta thotë. Kjo është e gjitha.”
I bindur në tezën e tij, të cilën e thotë para gazetarëve por refuzon ta bëjë në gjykatë ku dhe thirrur, Berisha shkon më tej kur thotë se me ligjin e sportit nuk kishte favorizuar pronarët por sportin.
“Unë absolutisht i qëndroj. Të akuzosh për korrupsion se ke favorizuar, ndërkohë unë kam defavorizuar me ligj dhe kam favorizuar sportin. Unë me ligj kam defavorizuar pronarët dhe kam favorizuar sportin. Ata që pretendojnë se do të quajnë reformat korrupsion tregojnë imoralitet të plotë”
Lajmi kryesor:
Afera 'Partizani'/ Berisha refuzon thirrjen, në GJKKO çon 2 avokatë! Padit në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka, avokatët kërkojnë të përjashtohet! Shtyhet për nesër seanca
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Nëntor, 09:13
Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59%
-
Të gabuar
34.9%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 3148
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate
17 Nëntor, 20:04
-
Dy ditë seancë maratonë, Kuvendi do miratojë Buxhetin! PD ka paralajmëruar protestë të martën në orën 17:00
17 Nëntor, 17:31
-
Berisha sulmon luftën partizane: 17 Nëntori shënon zëvendësimin e një pushtimi të huaj, me një pushtim barbar që zgjati 46 vite! Masakra e terrorit të kuq
17 Nëntor, 16:41
-
Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim ish-deputetin e PS, Alqi Bllako! Akuzohet për korrupsion në dy raste
17 Nëntor, 11:17
-
Mero Baze: Përse Berisha është i tërbuar me opozitarët e rinj
17 Nëntor, 07:07
-
Ylli Pata: Rikthimi dhe riciklimi! Dy fenomenet e kundërta që Berisha i ka provuar para Trump
16 Nëntor, 20:22
-
'Forcat e reja i bëjnë fresk Ramës', Endri Shabani replikon me Berishën: Je pjesë e tavës, ke marrë leje ndërtimi nga Rama
16 Nëntor, 17:39
-
Frrok Çupi: Këta të bëjnë me zor ta duash Enver Hoxhën
16 Nëntor, 16:48
-
Eduard Zaloshnja: Tavani elektoral i Berishës, i PD-së, dhe i partive të reja deri më sot
16 Nëntor, 12:33
-
Evi Kokalari-demokratëve: Kë menduat ju se do tërhiqnit zvarrë, o budallenj? Do plasin skandale që si keni imagjinuar ndonjëherë po u hap dosja amerikane e Berishës
15 Nëntor, 21:58
-
Avokati Beqiri në Report Tv: SPAK do nisë Hetimet edhe për Argitën dhe Shkëlzen Berishën! 23 dosje për Metën ‘flenë’ në qeveri
15 Nëntor, 19:53
-
Jakin Marena: Berisha e PD po sillen si ‘zyrtarë’ të Trump, dikush t’i ‘zgjojë’!
15 Nëntor, 18:34