TIRANË- Sali Berisha u shfaq i shqetësuar pas Foltores së Ervin Salianjit në qytetin bregdetar të Durrësit, ku mesazhet për lidershipin i dha të qarta për hapjen e partisë. Kreu i PD-së, kësaj radhe me gjuhë edhe me të ashpër e sulmoi Salianjin, duke e cilësuar një takim privat me axhendë personale. Ndonëse salla e takimit ishte mbushur plote me demokratë, Berisha u përpoq ta minimizonte pjesëmarrjen duke thënë se demokratët nuk u mashtruan dhe se e bojkotuan takimin.
“Është një anëtar kryesie, i cili ka një axhendë personale, i uroj ta vazhdojë sa të ketë qejf. Është një anëtar kryesie, i cili është i kooptuar në kryesi, i cili në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme, i cili ka një zonë në Kombinat i ngarkuar për analizën dhe të gjitha. Do të ketë axhendë personale, ta vazhdojë gjer në fund. Se çfarë ishte salla, atë e di unë. I përgëzoj anëtarët dhe demokratët e Durrësit, të cilët e braktisën, i përgëzoj”, tha Berisha.
Deklaratave të Salianjit se shqetësimet e demokratëve nuk janë dëgjuar, Berisha i cilësoi mashtrime.
“Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet, nuk ka mashtrim më të madh se para jush dhe të gjithë shqiptarëve, këto katër vite militanti demokrat ka votuar sa kurrë në ekzistencën e tij. Dhe vota është mënyra më e mirë e dëgjimit. Pra, të zgjedhësh një axhendë personale, është një zgjedhje, të cilën unë nuk kam asnjë kundërshtim. Ai po ndjek një axhendë personale dhe kaq. Të vazhdojë me axhendën e tij personale”, vijoi ai.
Ndërsa grupin e demokratëve që iu bashkuan Salianjit, i shpalli “tradhtar” të partisë, duke i akuzuar se gjatë fushatës kanë punuar për PS dhe se foltores iu bashkuan për interesat e tyre personale.
“Aty ishin një grup të pakënaqurish që nuk u futën në listat për deputetë, kishte të tjerë që punuan për PS, ç’është e vërteta dhe që kanë frikë analizën që do bëhet se do u dalë. Do jetë analiza. Ata që i kanë tradhtuar militantët dhe punuan për Ani Dyrmishët dhe të tjerët, sigurisht do japin hesap para strukturave. Ata të cilët zgjodhën turizëm në mes të fushatës, ata sigurisht bashkohen se kanë qëllimet e tyre. Pashë individë që kanë punuar për Ami Dyrmishët, pashë të tjerë që ia kanë mbathur në mes të fushatës për turizëm në mënyrë të dokumentuar”, vijoi Berisha.
Pyetjes nëse Salianji do të bëhet 'kokë turku' dhe do përjashtohet nga partia pas kësaj lëvizje, Berisha iu përgjigj kështu: "Doni ushqim që të mbuloni skandalet e qeverisë, por Salianji të vazhdojë axhendën e tij personale."
Ndërsa deputetët demokratë jashtë Kuvendit zgjodhën t’i shmangen pyetjeve të gazetarëve për foltoren e Salianjit duke mos e komentuar drejtpërdrejtë, por fokusin e vendosën tek beteja me qeverinë e korruptuar.
Deputetët demokratë nuk i shpëtuan pyetjeve të gazetarëve mbi foltoren e Ervin Salianjit teksa futeshin në Kuvend për seancën e radhës plenare. Në pozitë të vështirë për kolegun e tyre të partisë janë deputetët demokratë, të paktën në fillim të kësaj përplasje refuzojnë të mbajnë krah.
Disa prej tyre e vlerësuan Salianjin si një djalë të mirë, por pa dhënë komente për takimin e mbajtur dje me demokratët e pakënaqur të Durrësit. Ndërsa të tjerë preferuan që vëmendjen ta zhvendosin tek korrupsioni dhe përballja me qeverinë duke iu drejtuar gazetarëve kështu “keni ndonjë pyetje për qeverinë?”
“Unë takoj çdo demokrat pavarësisht emrit dhe mbiemrit. Kam pirë 100 herë kafe me Ervinin, se piva një tjetër”, tha Saimir Korreshi.
“Çdo demokrat është i mirëpritur kudo dhe për të qenë një armë më shumë kësaj qeverie”, tha Xhelal Mziu.
“Duhet të përqendroheni më shumë tek 50 mln eurot që vjedh Belinda. Debati në PD ka qenë dhe do të jetë gjithmonë. Unë e kuptoj që s’ka debat nga pala tjetër. Rëndësi ka që do jemi përballë qeverisë, aty ku kemi qenë gjithmonë.
Frymëzimi vjen kur vijmë këtu tani dhe ti denoncojmë asaj të gjitha aferat, ka 50 mln euro tek Tuneli i Llogarasë, 80 mln euro tek Tigri 1 dhe Tigri 2, dhe 70 mln euro tek Korçë-Ersekë. Janë gjithë këto para që po i ikin qytetarëve shqiptarë”, tha Klevis Balliu.
“Ça është kjo erë e madhe, qenkeni juve. Kam qenë dhe do vazhdoj të jap kontributi për partinë. Të vazhdojmë përballjen me kundërshtarin, partinë ta lejmë te partia”, Jorida Tabaku.
“Keni ndonjë pyetje për qeverinë? Ai është miku im dhe është djalë i mirë?”, tha Tomorr Alizoti.
“Këtu qeveria është në krizë totale”, u shpreh Jozefina Topalli.
Komente













Po ai /kongresi/a cfare ishte,qe mblodhe ti Sali,pasi Basha te dha duart,cfare ishte? A nuk ishte dhe ai /takim privat/me /axhende personale/? Duket qe PD e Berisha jane ne nje moment delikat,ku nuk u leverdis te perjashtojne as Salianjin,as /tradhetaret/ e Durresit,prandaj po mjaftohet vetem me nje te lehur.
PërgjigjuSalianjit i jane bashkuar kryesisht persona jodeputete. Duhet reformim i PD, po s'e di a mund te fillohet reformimi nga dikush i denuar nga gjykata per falsifikim. Qellimi i duhur, njerou i gabuar. Alimehmeti po, super figure.
PërgjigjuBerisha ta mbaje edhe 10 vjet PD tani. Demi eshte bere . Tregoi qe eshte nje komunist qe drejtoi popullin e djathte ne drejtimin me te gabuar. Arriti ti bind njerzit qe e majta eshte me e mire se e djathta. Ne arkivol te shkruhet PD tani kur te behet ti varrimi.
PërgjigjuNeper Shqiperi po hapen kafe,bare etj me logon "SALIANJI" Nxitoni te hapni edhe ju kafene te tilla qe do te jene edhe burim te ardhurash.. Politika ne sherbim te ekonomise....
PërgjigjuLARGOHU QEN..NDYRESIRE E KOMBIT...
PërgjigjuE hengri edhe SALIANJI po nuk u fut ne vathin e Saliut...Mblidh mendjen o i shkret se ....
Përgjigju