Komisioni i Ligjeve miraton dekretin e Presidentit Meta për ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Mazhoranca u tërhoq nga ligji për mekanizmin zhbllokues në betimin e gjyqtarëve kushtetues, që kishte miratuar më herët.

Në 12 shkurt parlamenti miratoi ligjin, por presidenti e ktheu dekretin, ndërsa pas raportit të Komisionit të Venecias, shumica socialiste u tërhoq. Sipas deputetes së PS Klotilda Bushka mazhoranca i është referuar Komisionit të Venecias që ka kërkuar qartësim të ligjit.

Këshilltari për çështjet ligjore i presidentit  Meta, Bledar Dervishaj  tha se betimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese bëhet vetëm para Presidentit dhe kjo nuk mund të ndryshonte me ligj.