Bie qeveria tranzitore, po identifikimi biometrik në gjithë vendin! Hajdari detaje nga takimi 9 orësh me ambasadorët

Identifikimi biometrik do të bëhet në të gjithë territorin dhe jo vetëm në disa zona, ndërsa kërkesa e PD për qeveri tranzitore të përcaktuar në ligj deri sa vendi të bëhet anëtar i BE është rrëzuar dhe nuk do të jetë më pjesë e diskutimit. Këto detaje i dha Rudina Hajdari, bashkëkryetare e komisionit për reformën zgjedhore, e cila ishte pjesë e takimit të sotëm prej 9 orës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe.

Hajdari tha në 'Opinion' se palët kanë rënë dakord për të zhvilluar identifikimin biometrik në të gjithë territorin dhe se kushti i opozitës për qeveri kujdestare ka rënë. Hajdari tha se depolitizimi i administratës zgjedhore është pika që ndan ende palët dhe do të diskutohet ditën e nesërme.

"Administrata zgjedhore ishte problem kyç, PD kërkon depolitizim të pjesshëm ndërsa mazhoranca është për të plotë. Sa i përket teknologjisë ata e morën këtë të drejtë. Qeveria kujdestare ka rënë. Identifikimi biometrik do të bëhet në të gjithë vendin. Kanë rënë dakord. Ambasada e ka organizuar të gjithë bisedën, pasi ata nuk tolerojnë të bëhen deklarata politike. Jam munduar që në çdo pikë të gjej konsensus”, tha Hajdari.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Anëtarësia përzgjedh kandidatët për deputet, a mendoni se procesi i nisur në PD do jetë efikas?

Komento

Komente

  • tequilla: 03/06/2020 01:24

    Kur flet kjo duke nisoj si mixha e saj kur pin

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Pogradec/Banorët: Që kur i vdiq i shoqi, zonja nuk ndihej mirë, ishte në depresion