Qyteti i Fierit është mbuluar këtë mbrëmjë nga dëbora. Prej 30 vitesh në qytetin jugor nuk ka rënë borë me intensitet kaq të lartë. Bora ka zbardhur qytetin, ku pamjet nga vendi janë magjike.
 
Borë tashmë e zakonshme në dimër në veri nuk ka munguar as këtë janar. Qyteti verior i Shkodrës është zbardhur këtë mbrëmje nga bora.

Pavarësisht se është e zakonshme për këtë qytet rënia e dëborës, sërish qytetarët nuk kanë nguruar të dalin të bëjnë foto nën petkun e dëborës. 

[gallery]20539[/gallery]

Mallakastër, bora vështirëson qarkullimin në Fier-Ballsh
Reshjet e borës që kanë nisur pasditen e së mërkurës kanë vështirësuar qarkullikin në aksin Fier-Ballsh dhe në autostradën Levan-Tepelenë.

Duke filluar nga vendi i quajtur ofiçinë e vjetër e deri në Ballsh, automjetet kryesisht të tonazhit të rëndë të kompanive të naftës në zonë, janë ndalur në rrugë.

Ende nuk kanë mbërritur automjetet e mirëmbajtjes së rrugëve për të bërë të kalueshme këtë aks rrugor.

Policia rrugore është duke monitoruar situatën ndërkohë që reshjet e dëborës vazhdojnë.

Redaksia Online 
XH.K/Shqiptarja.com