Bora Zemani zbulon si e ka përballuar lidhjen e Donaldit me Beatrix: Nuk ka qenë e thjeshtë

Bora Zemani zbulon si e ka përballuar lidhjen e Donaldit me Beatrix: Nuk ka qenë e thjeshtë

Moderatorja Bora Zemani është një ndër emrat më të lakuar në mediat rozë për shkak të historisë së dashurisë me aktorin Donald Veshaj. Ndonëse ajo ka preferuar që të mos bëjë shumë reagime në lidhje me jetën e saj private dhe ish-lidhjen me Donaldin. Ajo ka zhvilluar një intervistë të shkurtër në emisionin “Për’puthen”, përballë opinionistit Arjan Konomi.

Gjatë rrëfimit të saj ajo foli edhe për përkushtimin e saj ndaj punës por edhe jetën e saj private, duke e cilësuar këtë vit si më të vështirin në aspektin personal.

“Shumë probleme tona personale duhet t’i lëmë mënjanë dhe të vazhdojmë punën tonë në televizion. Për mua është shumë e rëndësishme puna megjithatë ndonjëherë më duhet të heq këtë vëmendjen maksimale ndaj punës vetëm për Arborin por për gjërat e tjera gjithmonë jam munduar të jem në fokusin kryesor tek puna ime. Pavarësisht se ky vit, nëse do bëja një dallim nga viti i shkuar, për mua nuk ka qenë edhe shumë i thjeshtë edhe personalisht, kam qenë shumë e ngarkuar. Edhe nga shëndeti fizik, në dhjetor për shembull erdha një ditë pasi isha operuar”– tha moderatorja.

Megjithëse nuk dha shumë detaje, Bora Zemani foli edhe për mënyrën se si e ka kaluar periudhën e ndarjes dhe tradhtisë së aktorit Donald Veshaj. E pyetur nëse ka pasur ndonjë moment gjatë emisionit që i është kujtuar situata e saj, Bora tha:

“Edhe ka pasur… edhe ka pasur. Më duhet të përmendem në momente të caktuar por gjithmonë është ajo drita e kuqe që them ‘ku është dhe aty duhet të fokusohesh

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Gjendet i pajetë emigranti nga vendet e Lindjes

Korçë/ Gjendet i pajetë emigranti nga vendet e Lindjes