VORË-4 persona të paidentifikuar ende nga policia kanë rrahur dhe kërcënuar  një 33-vjeçar në rrugën Tiranë-Vorë.

Sipas policisë dyshohet se 33-vjeçari i ka pasur disa para borxh, dhe për këtë arsye është rrahuar brutalisht nga huandhënësit.

Burime për Report Tv mësojnë se i riu po kthehej në shtëpi, por është ndalur nga këta persona dhe është rrahur keqas. Madje, njëri prej tyre i ka vënë pistoletën në kokë dhe e ka goditur me tytën e saj.

33-vjeçari ka rënë pa ndjenja dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak.
 
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com