Brusketa dekorative për Krishtlindje

Përbërësit:

1 bagetë

krem djathi ose majonezë

kastravec turshi

kopër

sallam milanez

ullinj

Përgatitja:

Presim bagetën në feta I lyejmë ato me krem djathi ose majonezë. Vendosim një fetë të hollë kastraveci turshi, dhe një degë kopër mbi të vendosim një fetë salami milanez të bërë fjongo duke e fiksuar në mes me një kokërr ulli të prerë nga një anë në gjysmë për së gjeri në fund e fiksojmë fjongon përmes ullirit me një stikadent.