Byrek me patëllxhanë nga zonja Vjollca

Byrek me patëllxhanë

Përbërësit:

1 pako peta

1 qepë

2 thelpinj hudhër

4 patëllxhanë

1 lugë gjelle miell

2 domate

100 ml verë ( të bardhë)

kripë dhe piper të zi

1 lugë kafe

150 gr djath

Për përkatjen e petëve

100 ml vaj

1 gotë qumësht

1 vezë

Përgatitja:

Fillimisht ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim qepën deri sa të zverdhet. Ndërkohë patëllxhanët I kemi prerë në kubikë të vegjël 0.5 cm dhe I kemi vendosur në ujë më kripë. I kullojmë mirë dhe në një sitë I pudrosim me 1 lugë gjelle miell duke I situr mirë që mielli I tepërt të bjerë dhe më pas I shtojmë në tigann me qepë. I përziejmë sëbashku me qepën. I përziejmë sëbashku me qepën për 2-3 minuta duke situr hudhrën shtojmë domtatet të qëruara pa fara të prera në kubikë të vegjël. I përziejmë mirë dhe I shuajmë me verë të bardhë.  E lëmë sat ë avullojë alkooli. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi , pak kumin, borzilok, I përziejmë dhe pas 2 minutash e largojmë tiganin nga zjarri dhe e lëmë të ftohet pak. Në fund shtojmë djathin e thërrmuar. Byrekut mund ti japim formën që dëshirojmë role, trekëndëshe, katror apo thjesht duke përkatur tepsinë në yndyrë vendosim fillimisht 2 peta I përkatim me qumësht vaj dhe vezë të përzjera sëbashku dhe vendosim përsëri 2 petë të tjera, përsëri 2 petë dhe kështu kemi shtuar 6 petë duke I përkatur në cdo 2 petë. Shtojmë mbushjen e përgatitur në tigan, e nivelojmë mirë dhe e mbulojmë atë me  2 peta, spërkatje, 2 petat e fundit, e spërkatim përsëri në fund dhe e vendosim për të pjekur në temperaturë 190-200 gradë Celsius për 25-30 minuta.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane