Byrek role me presh nga zonja Vjollca

Byrek role me presh

Përbërësit:

1 pako peta

1.5 kg presh

250 gr djath

3 kokrra vezë

1 gotë qumësht

2 lugë gjelle miell misri

1 filxhan çaj vaj

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Fillimisht pasi e kemi larë preshin mirë e presim hollë dhe e vendosim në një tenxhre me ujë dhe pak kripë të ziejë për rreth 5 minuta. Më pas e kullojmë preshin mirë. Ngrohim në tigan 2-3 lugë vaj ulliri dhe e kauridisim preshin për 10 minuta, rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e largojmë më pas preshin nga zjarri të ftohet pak. Pasi të bie temperatura e lartë shtojmë tek preshi 2 lugë miell ermik, 3-4 kokrra vezë të rrahura dhe djathin e grirë hollë.

Hapim një petë, e lyejmë me vaj me anë të një furçe dhe mbi të rrudhim horizontalisht 2 petë njëra pas tjetrës. Shpërndajmë nëpër të preshin e përgatitur, mbledhim pak petën në dy skajet anësore dhe më pas e mbledhim role. Vendosim rolenë në tepsi dhe kështu vazhdojmë derisa të përfundojnë të gjitha petët. Vendosim byrekun role me presh në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25 minuta. Shënim: Shtrimi i byrekut mund të bëhet dhe gjysmat e petëve poshtë duke i spërkatur çdo dy petë me pak vaj, mbushjen me presh dhe djath dhe më pas petët e tjera duke i spërkatur përsëri me pak vaj.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin