Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë

Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë

Për të baltosur imazhin e Shqipërisë, disa gazetarë italianë janë specialistë. I mbaj mend që në fillim të viteve ’90 kur shqiptarët përshkruheshin në Itali vetëm si një popull leckamanësh që eksportonin prostituta, hajdutë dhe shpërndarës droge. Për vite e vite me radhë shtypi dhe televizioni italian ushqenin një fushatë përçmimi ndaj shqiptarëve, që nuk kishte origjinë raciste apo politike, por thjeshtë mendjelehtësi dhe shpesh paaftësi profesionale. Nga balta e 30 viteve më parë, u kalua në apologjinë e viteve të fundit, në të cilën Shqipëria paraqitet vetëm si një lloj ishulli i lumtur, ku bëhen pushime gati falas dhe hahen spageti me aragostë vetëm për 5 euro. Të dy imazhet janë false, të dyja rezultate të imazhit shabllon. Me “prerje dhe qepje” të montazhit televiziv, një gazetar mund të bëjë që Edi Rama të thotë “rroftë Sali Berisha” dhe që Sali Berisha të thotë “rroftë Edi Rama” dhe teleshikuesi nuk arrin të kuptojë manipulimin. Në të njëjtën mënyrë mund të tregohet një shtet i mrekullueshëm ose i tmerrshëm dhe i korruptuar. Ja se përse, kur ushtrohet profesioni ynë, duhet pikësëpari të kihet vullnet për të mos gënjyer. Askush nuk pretendon të vërtetën absolute, pasi ajo është shumë e vështirë të nxirret, por ndershmëria intelektuale duhet. Madje, është e detyrueshme.

Reportazhi i fundit ''Report'' ne Rai 3 dedikuar Shqipërisë, është një shembull klasik i kësaj gazetarie manipuluese alla italiane. Tashmë jemi mësuar. Gazetari vjen në Shqipëri me teorinë e parandërtuar në kokë, qëndron tri ditë, mbledh pakon e tij të shpifjeve që ushqejnë teorinë e tij, skarton zëra të kundërt dhe pastaj kthehet në shtëpi i kënaqur duke përgatitur reportazhin që konfirmon teorinë e tij. Prej 30 vitesh po e denoncoj këtë fenomen: e bëja kur ishte në pushtet Sali Berisha, po e përsëris sot kur në qeverisje është Edi Rama. Nuk janë dëmet ndaj pushtetit politik ato që më shqetësojnë, por dëmet ndaj imazhit të këtij vendi më revoltojnë dhe jo vetëm sepse sot është edhe vendi im.

Televizioni, si mjet, ka diçka magjike, por edhe të frikshme në të njëjtën kohë: Kur e risheh veten në ekran nuk e njeh gati gjithmonë, dhe kur dëgjon fjalët që thua, në të vërtetë, duket sikur flet dikush tjetër që të jep të drejtë. Kjo ndodh në të mirë e në të keq. Është efekti që reportazhi i paketuar nga Report me “prit e qep” po prodhon mbi shqiptarët që bashkëpunuan për atë “investigim”. Deri edhe Gazmend Bardhi (që është një prej më të moderuarve mes inkuizitorëve të prodhuar nga Sali Berisha), çuditërisht gjeti konfirmim të teorive të tij akuzuese kundër Olsi Ramës vetëm se RAI i ritransmetoi dokumentet që ai vetë kishte publikuar i pari!

Praktikisht reportazhi ishte një “prit e qep” dëshmish kundër qeverisë të dëgjuara mijëra herë në Shqipëri, por fakti që të njëjtat zëra u transmetuan nga Rai me përkthim në gjuhën italiane, iu dukën të reja dhe të padëgjuara më parë të njëjtëve persona që i kanë shqiptuar. Dhe sot, ashtu siç ndodhi me “Bild” që ripublikoi në gjermanisht të njëjtat përgjime të shpërndara në shqip nga PD, berishianët bërtasin të kënaqur: “Ja e shihni? Po e thonë edhe ne Itali”. Faktin se janë po ata që e thonë, shtiren se nuk e kuptojnë. Ose ndoshta, nuk e kuptojnë me të vërtetë.

Të intervistosh të akuzuarit pa dëgjuar edhe versionin e kujt i heton, është sikur të dëgjosh vetëm zërin e akuzuesit pa i dhënë hapësirë mbrojtjes. Të dëgjosh të dy versionet e një fakti, është një rregull elementar i gazetarisë së ndershme. Në Itali përgjithësisht kjo rregull respektohet nga frika e padive, por kur gazetaret zbarkojnë në Shqipëri, ligji kryesor i profesionit tonë, shkelmohet. Prej shumë kohësh. Në këtë mënyrë, nëse për të mbështetur teorinë duhet të shfaqen si viktima Dritan Zagani, Besim Hadermataj, Francesco Becchetti ose Sali Berisha, intervistohen vetëm ata. Nëse duhet të shfaqen si fajtorë Olsi Rama ose Engjëll Agaçi, u jepet zë vetëm atyre që i akuzojnë. Këtë bëri Report. Funksionon, por kjo është gjysëm gazetari. Por gjysma tjetër? Në rastin e Engjëll Agaçit ka ndodhur edhe një shkelje akoma me e rëndë: Ndryshe nga sa pohon gazetari Italian (gjë që e verifikova personalisht), Sekretari I Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave (i paraqitur në teoremën e investigimit italian si një lloj hije kriminale e futur fshehurazi në marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë për të favorizuar protokollin mbi emigrantët, ndërsa bënte vetëm detyrën e tij institucionale), iu është përgjigjur përmes e-mailit të gjitha pyetjeve në kohën e duhur të kërkuar nga emisioni (“brenda 5 prillit”). Vetëm se Report nuk i publikoi.

Në “prit e qep” alla italiane me të cilën është përgatitur investigimi, bën përshtypje pjesa ku Engjëll Agaçi paraqitet si një sekser që vendos në kontakt gjeneralin e Guardia di Finanza Fabrizio Lisi (ish-drejtor i përgjithshem i Interpol) me Artur Shehun, një bos i akuzuar për trafiqe kriminale dhe që prej vitesh fshihet në Shtetet e Bashkuara nga frika se e vrasin në Vlorë. Edhe pse i kishte në dorë, gazetari nuk i tregoi dokumentet e asaj marrëveshje. Përse? Sepse, përndryshe do t’i duhej të tregonte edhe anën tjetër të historisë. Pra, që Engjëll Agaçi ishte i ngarkuari nga Gjykata e Triestes për të kërkuar çertifikatat e pronësisë për rreth 11.000 metra katrorë tokë të familjes shqiptare të Salvatore Eftimiadhi, të shpronësuara nga regjimi komunist e të përfunduara në çorbën e ish-pronave shqiptare. Fabrizio Lisi nuk ka marrë asgjë si dhuratë. Është presidenti i fondacionit jo fitimprurës “Luca dhe Marco Eftimiadhi” (Salvatore ishte trashëgimtar direkt) dhe ku bëjnë pjesë dhe 3 italianë të tjerë. Sipas statutit Fondacioni synonte t’i dedikonte tokat e asaj trashëgimie, nëse do të rekuperoheshin, në vepër bamirësie. Mesa duket Artur Shehu, i cili rezultonte titullar mes disa qindra hektarëve tokë edhe i tokave të pretenduara nga familja Eftimiadhi, ka vendosur t’i dhurojë fondacionit 30.000 metra katrorë në zonën e Zvërnecit dhe 8 apartamente  në Ujin e Ftohtë, gjithnjë në Vlorë. Përse e ka bërë këtë mbetet ende e paqartë. Akti i dhurimit është firmosur nga Alketa Ylli si administratore e Fondacionit dhe nga Pëllumb Petritaj si person i autorizuar nga Artur Shehu. Pra gjeneral Lisi dhe Artur Shehu (siç Report e di mirë, por nuk e tha) nuk janë takuar kurrë. Gjithsesi ky akt nuk ka të bëjë me Engjëll Agaçin, i cili nga ajo histori nuk ka përfituar asgjë (dhe mbi atë tokë nuk është ndërtuar gjë). Por Report u mjaftua të hedhë dyshimin, jo të zbulojë të vërtetën. Nga ana tjetër duke hedhur dyshime mbi Engjëll Agaçin (duke ndërtuar kështu një lidhje imagjinare mes krimit dhe qeverisë) vetëm sepse ka mbrojtur edhe trafikantë shqiptarë droge kur ishte i njohur si avokat penalist shqiptar në Itali, pa thënë se Agaçi nuk e ushtron më atë profesion nga viti 2013, është keqdashje dhe e pandershme. Funksionon për të mbështetur teoremën, por nuk është gazetari.

Jo më pak e njëanshme ishte edhe dëshmia e Francesco Mandoi-t, ish-prokuror antimafia, të cilin e njoh prej 45 vitesh dhe mbi të cilin, për këtë arsye,  nuk dua të shpreh gjykime personale. Do të isha gjithësesi kureshtar të dëgjoja mbi 4 orë intervistë të dhënë nga Mandoi (nga e cila me dinakëri Report nxorri vetëm 3 minuta funksionale për teorinë e vet). E gjej të pabesueshme që edhe pse e njeh në themel reformën e drejtësisë në Shqipëri, Mandoi nuk diti të shpjegonte as funksionimin korrekt të Vettingut mbi gjykatësit e korruptuar, duke lënë që gazetari ta ngatërronte me Spak-un. Sa për të kuptuar: për të përgjuar cilindo gjykatës (të zakonshëm apo të Spak-ut) vendimi (ashtu si në Itali) i takon gjithmonë një gjykatësi, kurrë një polici, siç përkundrazi Report dhe Mandoi pohuan. Dhe me Vettingun (që në realitet po pastron më në fund drejtësinë shqiptare) policia nuk ka të bëjë aspak. Do të më pëlqente të kuptoja mbi të gjitha se përse gazetari italian “harroi” të saktësonte se Mandoi e ka hequr tashmë togën e prokurorit dhe prej dy vitesh është militant aktiv në “Movimento 5 Stelle”, forcë politike e rreshtuar në mënyrë të hapur kundër qeverisë italiane firmosëse e marrëveshjes me Shqipërinë. Pra Mandoi tashmë ka hyrë në politikë dhe flet edhe për qëllime politike pa pasur domosdoshmërisht objektivitetin dhe pavarësinë që duhej të respektonte kur fliste për llogari të Drejtësisë. Qëndron gjithsesi çështja se një ish-prokuror serioz, ashtu si dhe një gazetar, kur akuzojnë dikë duhet ta bëjnë me prova dhe jo me përshtypjet personale. Të paktën, nëse duan të mbeten seriozë.

Unë nuk e besoj se kishte diçka personale në sulmin e njëanshëm të bërë nga programi “Report” kundër imazhit të Shqipërisë apo të qeverisë së saj. Qëllimi ishte vetëm për politikë të brendshme italiane, siç besoj se e kanë kuptuar të gjithë. Duke goditur Edi Ramën (duke lëshuar akuza dhe insinuata ndaj familjarëve të tij, bashkëpunëtorëve të tij dhe mbi gjendjen në vendin e  tij), këtë herë kishte si qëllim të vetëm të goditej kryeministrja Giorgia Meloni e cila me Edi Ramën ka firmosur një marrëveshje mbi emigrantët që nuk i pëlqen as opozitës italiane (një zë mediatik i të cilës është Report). Pastaj nëse kjo baltos imazhin e një vendi të tërë dhe të një populli të tërë, disa gazetarëve italianë, siç e dimë, nuk u intereson. Të tregosh një qeveri shqiptare të korruptuar e deri të “kushtëzuar” nga krimi i organizuar, duhej të tregonte se Giorgia Meloni bën marrëveshje me politikanë të korruptuar dhe me të dërguar të krimit. E gjitha këtu. Në këtë kuptim, misioni i Report dhe ai i Sali Berishës dhe të njerëzve të tij, koinçiduan. Pra, nuk ka pse të habitemi që Rai Tre për 50 minuta u duk si Syri TV, televizioni i familjes Berisha. Ngjarja komike është se prej 2 ditësh Syri ritransmeton “Rai Tre” sikur të ishte një gjë e re dhe e habitshme, pa e vënë re se po ritransmeton për të disatën herë gënjeshtrat e veta të përjetshme. Në Shqipëri ky lloj informacioni politik, primitiv dhe vulgar, praktikohet përditë nga mediat militante. Problemi qëndron kur rinisin ta bëjnë edhe gazetarët në Itali. Në 30 vite duket se nuk ka ndryshuar asgjë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Commentatore: 25/04/2024 22:14

    Egregio dottore e direttore, grazie!..sei il migliore!.. per favore puoi chiedere al nostro Premier,di non costruire più nulla, vicino il Lago di Tirana.., anziché di ampliare il Verde anche sotto la Diga,e di fare un Giardino Reale,come il Palazzo di Caserta!

    Përgjigju
  • Rrugaci: 24/04/2024 11:01

    Nje shkrim sa kuptim plote aq edhe i drejt por fatkeqsisht gazetare te aneshem dhe te pa realizuar ka pas dhe do te kete gjthmone per mua nuk eshte mos informimi i gazetarit italjon JAN SPONSORAT E SALI DHE JAMARBER QE E KANE SHTYRE TE BEJE KETE REPORTAZH,kam pasur gjithmon dyshime per kete emision ne tv rai3 .....QE KY EMISION KA AQ SHUME DENONCIME DHE AQ SHUME PROCESE TE HAPURA NE ITALI DIÇKA ESHTE DHE JO TE GJITHA I KA FITUAR QE Sigfrido Ranucci JETON SOTTO SCORTA NUK ME DUKET CUDI QE TE JETE DHE KY NJE SHPIFES......

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 24/04/2024 10:58

    Edhe Medjet në Shqipëri jan kapur 99 % nga Sb përveç REP.TV të drejtuar nga ITALO-SHQIPËTARI CARLO BOLLINO më i muri në Shqipëri,Që Sb është munduar ta NEUTEALIZOI PSE THOT TË VËRTETËN. -Është fatkeqsi e madhe që dhe medjet Italiane si RAI3 bjen viktimë e TIRANIT SB,FATKEQSI KOMBËTARE E ND/KOMBËTARE,i shpallur NON GRATA si i korruptuari madh,Minues i demokracisë & Shpërfillës i drejtësisë që nga viti 1992-97 si Presudent e KM 2005-2013. -Me këtë rast edhe RAI3 po del kundër Shqipërisë,por edhe kundër SHBA+BE+ANGLISË që e kan futur në LISTËN E ZEZË PËRFUNDIMISHT duke e IZOLUAR NË SHTËPI për shkak të moshës,ndryshe do të ishte në burg për 101 krimet e tij për vjedhje e Vrasje 1991-2021. -RAI3 duhet të mendohej 10 herë pa të dilte me shpifje kundër Shqipërisë dhe E.Ramës në 11 vite ndryshe nga ajo që drejtoi Sb,Im që në 2013 dorzuan pushtetin me 1000.000 vora kundër për shkak të Korrupsionit galopant.Por,më e keqa është se Sb ka përçar PD dhe ka dal haptë KUNDËR DREJTËSISË QË MONITOROHET NGA SHBA+BE,,KUNDËR EUROPERËNDIMORËVE,,KUNDËR 90 % TË POPULLIT...DHE PRO VERI-LINDORVE..!

    Përgjigju
  • Bajram: 24/04/2024 09:50

    Mandoi, sic dhe Karlo e pohon, flet politikisht, por ne thelb te organizimit te kesaj perbaltjeje te organizuar besoj shume se nuk ka te beje me opoziten italiane, por me nje dore te majme eurosh (miliona padyshim) per xhepat e drejtuesve te TV publike italian.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 24/04/2024 07:33

    Nje shkrim i argumentuara dhe thellesisht profesional.Jep sqarim te plote te arsyes dhe permbajtjes se atij emissioni te RAI3.Turp i madh per nje stacion televiziv shteterore gjigand ne Europe,por qe ne rastin konkret Ka ulur nivelin nen kuoten 0.Bravo zoti Carlo Bolino.Gjithmone i rrit vlerat vehtes dhe medias qe drejton.

    Përgjigju
    • Endri: 24/04/2024 10:24

      RAI3 eshte TV me komunist ne Itali. Te pakten keshtu ka qene vite me pare, kur une jetoja atja

  • Pena: 23/04/2024 23:41

    Rrofte Karlo Bollino, poshte poshtersia Gaz Bardhi dhe soji I tij!!

    Përgjigju
  • Niku: 23/04/2024 22:41

    Ai emisjon eshte financuar nga familja berisha-malltezi ,turp per rai3 qe eshte korruptuar nga te korruptuarit.

    Përgjigju
  • Milanisti: 23/04/2024 21:56

    I vetmi gazetar që edhe pse italian,por tashmë duke punuar e jetuar në Shqipëri,është gazetari më me integritet dhe që mban qëndrime objektive dhe realiste në mbrojtjen e të vërtetës. Faliminderit Bollino për gjithçka bën për shqiptarët dhe Shqipërinë!

    Përgjigju
  • vllora: 23/04/2024 21:44

    Z.Bolino tr gjith i vijne verdall po asnje nuk e thote.Ky emision ishte i porositur dhe gazetari per te eshte paguar jo mire po shum mire.Per kete e kam bindje te plote

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 23/04/2024 21:10

    Carlo Bollino je njeri i nderuar , një shkrim brilant një intelektual me dinjitet. Ti mbron Shqiprin e flliqsira si Gaz pederasti Bardhi e dem7groin atdheun. Haram buka e atdheut nga flliqsirat e tipit Gaz flliqsira. Respekt për Carlo Bollinon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë