Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter i bëri thirrje sot palestinezëve që të organizojnë zgjedhje për t'i dhënë fund ndarjes mes Cisjordanisë së pushtuar, ku qëndron presidenti Mahmud Abas, dhe Rripit të Gazës, që është nën kontrollin e Hamasit islamik.
Gjatë një konference për shtyp në Ramallah, Cisjordani, Carter tha se shpreson "të shohë shumë shpejt zgjedhje në Territoret Palestineze, në Jerusalemin Lindor, në Gaza dhe në Cisjordani", ndërkohë që asnjë votim nuk është organizuar në territoret e pushtuara prej një dekade.
Mandati i Abasit ka mbaruar në vitin 2009, por vazhdon për shkak të mungesës së zgjedhjeve nderkohë që parlamenti nuk është mbledhur që prej vitit 2007.
Në vitin 2006, një vit pas zgjedhjes së Abasit, Hamasi fitoi zgjedhjet legjislative. Fatahu dhe Hamasi më pas filluan një gati luftë civile që solli "inqissam"-in, ndarjen./
/atsh/