CDU gjermane tepër e ashpër me dhunën e PD dhe Berishën! Gunther Krichbaum: Aktet e dhunës të papranueshme, Berisha nxitës! Me akuzat ndaj tij duhet të ishte në burg

Tirane- Një ditë pas dhunës së PD në protestën e mbrëmshme, ka reaguar ashpër, një nga partitë kryesore të PPE. CDU-ja gjermane me një gjuhë të qartë e ka konsideruar Sali Berishën si fajtor për frymëzimin e dhunës në protestën e 7 tetorit në Tiranë.

Gunther Krichbaum, zëdhënësi për çështjet evropiane të grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, nënvizon se çdo akt dhune është krejtësisht i papranueshëm dhe tërësisht i padenjë për një vend që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

Në deklaratën e tij, Krichbaum vë në pah përgjegjësinë e liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha për të cilin thotë se për akuzat për të cilat është marrë i pandehur ai duhej të ishte në burg dhe jo në arrest shtëpie. 

Demonstratat paqësore kundër veprimeve të një qeverie janë normalitet në një demokraci. Megjithatë, aktet e dhunshme janë plotësisht të papranueshme dhe tërësisht të padenja për një kandidat për anëtarësim në BE. Nëse Berisha ende ka një fije besueshmërie, ai duhet të distancohet menjëherë nga ky lloj proteste dhe të përjashtojë dhunuesit nga partia. Fatkeqësisht, ekziston dyshimi se Berisha po i nxit këto protesta.

Në të kaluarën, PD ka qenë një parti që mbështetej në vlerat evropiane. Për fat të keq, është larguar gjithnjë e më shumë nga këto vlera. Me të drejtë, Partia Popullore Evropiane (EPP) dhe grupi parlamentar i CDU/CSU në Bundestag mbajnë distancë nga kjo parti opozitare dhe veçanërisht nga kryetari i saj, Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpiak.

Kjo është arsyeja pse ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të parë nëse partia ka fuqinë për t’u rinovuar. Ajo ka nevojë për një figurë të ndershme në krye. Ashtu siç një demokraci ka nevojë për një qeveri të fortë, ajo ka nevojë edhe për një opozitë të fortë. Përpjekja për të paraqitur konceptet dhe argumentet më të mira duhet gjithmonë të ndodhë pa dhunë.

Fakti që kjo nuk ka qenë e mundur deri më tani, është në masë të madhe përgjegjësi e zotit Berisha. Ai nuk duhet të paraqitet si një viktimë e një procesi të supozuar të motivuar politikisht. SPAK-u, që e ka vendosur atë në arrest shtëpiak, është përtej çdo dyshimi. Në fund të fundit, SPAK-u u krijua nën presionin e Bashkimit Evropian. Duke pasur parasysh seriozitetin e akuzave, Berisha do të ishte vendosur në paraburgim në çdo shtet të BE-së dhe jo në një arrest shtëpiak të rehatshëm, thuhet në deklaratë.

Krichbaum thotë se në të kaluarën, PD ka qenë një parti që mbështetej në vlerat evropiane por fat të keq, është larguar gjithnjë e më shumë nga këto vlera dhe me të drejtë, Partia Popullore Evropiane (EPP) dhe grupi parlamentar i CDU/CSU në Bundestag mbajnë distancë nga kjo parti opozitare dhe veçanërisht nga kryetari i saj, Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpiak”.

Sali Berisha ndodhet në 'arrest shtëpie' prej 30 dhjetorit 2023 për akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani. Berisha është marrë i pandehur për këtë akuzë nga SPAK. 

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plaku Mere: 09/10/2024 14:27

    Amerika i thote hajdut, Anglia i thote hajdut, Europa i thote hajdut, Populli i thote hajdut, une per vete do isha i prirur ti besoja me shume ketyre se sa familjes Berisha. Po cfare njerezish jane keta aman qe i shkojen akoma nga mbrapa ?

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 09/10/2024 09:31

    Më parë SHBA+ANGLIA & TAGJMË GJERMANI PO I THON SALIUT..IKË NGA PD SE JE I KORRUPTUAR I MADH,etj & KY NUK IKËN.NGA PRET MË KY TIRAN I SHQIËRISË QË TË ZHDUKET..NGA PUTINI.? -Deputeti Gjerman Crichbaun është i zgjedhur në PPE Europiane & shkruan në emër të TYRE që kan shumicën në BE. -Sb ka 34 vite që është sjell më keq se HITLERI NË L2B ndaj Europës,ndërsa Saliu kundër vëndit ku ka lindur,Rritur,Shkolluar e banuar,duke u pasuruar si SHEIK. -Privarizimi KL.Partizani në interes të familjes së tij me mbi 50 pasuri në gjithë Europën..është Dosja e parë që po denoncohet,nga 101 dosje krimi të tjera. -Deputeti Gherman e thot TROÇ: SB DUHET TË ISHTE NË BURG & JO NË SHTËPI I RIHTASHËM..SI MBRET.

    Përgjigju
  • Lott: 09/10/2024 04:01

    Cne ne burg Berisha ? Keta e kan hero, shqiptarve u ka ngec disku te skendebeu dhe te xhaxhi sali.

    Përgjigju
  • Or tej: 08/10/2024 23:44

    Gjermania ben mire te shohin AFD qe po mori kryesine e vendit moren fund te gjitha forcat e tjera or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • po mor po: 09/10/2024 08:23

      afd thote ky erdhen kohe te veshtira per salen ortej te parkoje makinen para semaforit

  • maksi: 08/10/2024 21:12

    HAJDE JETO NE SHQIPERI ME 400.000 LEKE O KRISBYTHA,,PASTAJ FOL,,,E KE KOLLAJ TI SE FKET NGA GJERMANUA,,HAJDE JETO NJEHERE NE SHQIPERI KU NJEREZIT VDESIN SE NUK KANE ILACE....SE SHTETI NUK SIGURON DOT ILACET SE I VJEDH PARATE....

    Përgjigju
    • gjergji: 10/10/2024 12:49

      Maksi:Ore shteti nuk siguron ilaqe ne asnje vend te botes.Ne bote thuhet(jo parulle):ke shendet aq sa para ke.Ekupton.Prandaj jane ngrite gjithandej e per cdo gje sigurimet shoqerore private.Duhet te paguash o mik.Nuk dakort me ty.Shteti nuk e ka detyre te siguroj ilaqe por vetem ne spitalet shteterore.

  • Pai: 08/10/2024 19:28

    Pa i mbrojtur kta te pd apo per te mbajt krah por ne cilin vend protestat jan te paqshme? Ata qe protestojn per palestinen sot i marrin zvarr edhe i fusin neper fugona, ne amerik plasi koburja ne janar se menduan se i vodheb zgjedhjet trumpit...esht fakt jo i panjohur qe ne protesta ka gurje e zjare e autobota qe hedhin uj e gaz lotsjelles etj etj...ky na qenka cuditur pse kishte dhune ne protest...hajde rrot....hajde

    Përgjigju
    • Dakord: 08/10/2024 20:47

      Sepse protestat e dhunshme në botën e civilizuar nuk organizohen dhe udhëhiqen nga partitë politike. Aq më keq nuk kemi parë protesta kundër drejtësisë.

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Thirrjet për dorëheqjen e Manastirliut, Rama: Dua të përdorin tragjedinë për përfitime, ka mbështetjen time

Thirrjet për dorëheqjen e Manastirliut, Rama: Dua të përdorin tragjedinë për përfitime, ka mbështetjen time