Celibashi në Report Tv: Rezultati i zgjedhjeve për 48 orë, ai i kandidatëve fitues del për 1 javë

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit për forcën politike që do të qeverisë vendin në 4 vitet e ardhshme do të mësohet brenda 48 orëve. Është kjo pritshmëria e kryekomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i cili në një intervistë për Report Tv u shpreh optimist për mos-zvarritje të procesit të numërimit. Kryekomisioneri i Ilirjan Celibashi tha në Report Tv se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve për partitë politike dhe nga sa mandate kanë fituar do të dalë brenda 48 orëve, ndërsa sa i takon kandidatëve fitues do marrë më shumë kohë, 6 ditë deri në 1 javë.

"Procesi i rezultatit është e përcaktuar në kodin zgjedhor, brenda 48 orëve të kemi rezultatin për subjekte zgjedhore dhe numrin e mandateve për çdo subjekt zgjedhor. Procesi për kandidatë fitues do të marrë edhe rreth 6 ditë deri në një javë. I gjithë procesi i vlerësimit të fletëve të votimit do të filmohet', tha Celibashi.

Në 5199 qendrat votimit në gjithë vendin do kenë kamera vëzhguese. Celibashi tha se janë marrë masat që qytetarët të njihen me listën e kandidatëve dhe emrat, ndërsa shtoi se fshehtësia e votës është e siguruar dhe nuk do të kapet nga kamerat e vëzhgimit, por ato do të filmojnë hyrje daljet në qendrën e votimi dhe çdo detaj tjetër, që më pas do të përdoren si materiale ekzaminuese nëse do të ketë kontestime nga ndonjë parti.

"Në qendrat e votimit nuk do të vëzhgojnë procesin e votimit të votuesve. Siguria  e fshehtësisë së votës do të jetë e sigurt 100 % , por kamerat do të filmojnë hyrje daljet në qendrat e votimit dhe më pas këto filmike do të shërbejnë nëse do të kenë kontestime. Në të gjithë qendrat e votimit do të vendosim kamera vëzhgimi. Kur të shpërndahet baza materiale e votimit do të dorëzojë edhe kamerat vëzhguese që do të jenë lehtësisht e instaluar dhe  thjeshtë do të vendoset në një pozicion të caktuar të qendrës së votimit duke mos cenuar fshehtësinë e votës", tha Celibashi.

Kryekomisioneri Celibashi tha se qytetarët edhe ditën e zgjedhjeve do të kenë mundësi të njihen me numrin që i korrespondon në fletën e votimit kandidatit të preferuar përmes fletëve që do të ndodhen edhe brenda dhomës së fshehtë të votimit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:26
Celibashi: Të infektuarit me COVID-19 nuk do të votojnë më 25 prill

Të infektuarit me COVID-19 nuk do të votojnë më 25 prill. Ilirjan Celibashi tha për Report Tv se sipas ligjit, çdo qytetar me të drejtë vote duhet të paraqitet në qendrën e votimit, në të kundërt ai nuk mund të votojë. Kjo vjen si sqarim për të infektuarit me COVID, të cilët janë të izoluar në banesat e tyre në pamundësi për të qenë pjesë e votimit. Aktualisht në vendin tonë janë të infektuar 25.668 persona.

"Procedura e votimit është e përcaktuar qartë në kodin zgjedhor. Sipas ligjit nëse do të votosh do të paraqitesh në qendër votimi. E kuptoj që është problematik fakti që një pjesë e votuesve janë në izolim për shkak të COVID, por nuk do të mund të votojnë dhe ne do të respektojmë këtë", tha Celibashi.

Ora 12:18
Nëse prishet pajisja e identifikimi biometrik? Celibashi: Do zëvendësohet për 2 orë, nëse s'bëhet e mundur do votohet manualisht

Ilirjan Celibashi ka shpjeguar në një intervistë për Report Tv se janë marrë të gjitha masat edhe nëse pajisja e identifikimit biometrik pëson defet dhe nuk punon. Ai tha se kjo pajisje do të zëvendësohet për 1-2 orë maksimumi edhe në zonat më të thella. Gjatë kohës që kjo pajisje pritet të zëvendësohet procesi i votimit do të pezullohet në këtë qendër votimi tha Celibashi, ndërsa sqaroi se nëse kjo nuk do të mundësohet për arsye të ndryshme, atëherë votimi do të vijojë në mënyrë manuale.

"KQZ po teston dhe trajnon operatorë teknik që do të merren vetëm me kushtet teknike të pajisjeve. Lidhur me pajisjen e identifikimit biometrik, KQZ ka marrë masat se në rastin kur pajisja do të ketë defekt do të zëvendësohet në një kohë jo më të gjatë se 1 apo 2 orë. Për aq kohë sa do të zëvendësohet kjo pajisje, procesi i votimit aty do të pezullohet, por jo më shumë se 2 orë. Dhe për shumë arsye që nuk do të mund të zëvendësohet pajisja, procesi do të vijoj manualisht", tha Celibashi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot