Champions-i 'ndez' Europën/ Sonte Real Madrid-Liverpool, anglezët kërkojnë hakmarrje për finalen e 2018! M.City pret Dortmund

Champions Leagye rezervon sonte dy superpërballje për fazën çerekfinale. Në Madrid Reali do të presë Liverpool-in, një 90 minutësh që sjell në mendje finalen e 2018, e cila sot e kësaj dite i ka polemikat e pashuara.

Sfida e parë karakterizohet nga shumë mungesa pasi për Zidan janë të padisponueshëm Hazard, Carvajal, Valverde dhe mbi të gjitha kapiteni Sergio Ramos, që i ka hequr mundësinë sportdashësve për të parë duelin me Salah, të cilit në finalen e 2018 i nxorri krahun, duke e nxjerrë nga loja pak pasi ajo kishte filluar.

Ndërkohë edhe Kloop nuk do ta ketë ekipit e plotë, pasi përveç Van Dijk nuk janë të gatshëm as Origi, Matip, Gomez, Kehller dhe kapiteni Henderson. Dy sfidat me Real Madrid vlejnë edhe sezonin për Liverpool, pasi në Premier League janë shumë larg pritshmërive. Në prag të takimit trajneri Kloop ka deklaruar se ekipi nuk luan për hakmarrjen e asaj finaleje, por për të kaluar në raundin tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm.

Sfida tjetër e mbrëmjes së sotme do jetë mes Manchester City-t dhe Liverpool. Skuadra e Guardiolës ka shansin për të shkruar historinë pas shumë sezonesh që zhgënjen, pasi në sfidën e parë vjen e plotë, pa asnjë mungesë. Ndryshe paraqitet situata për Dortmund, që nuk do ketë të disponueshëm Jadon Sancho-n, Ëitsel, Zagadou dhe Schmelzer.

Një avantazh tjetër për City-t është se sezoni mund të konsiderohet i mbyllur në Premier League ku udhëheq me dieferencë të frikshme, ndërsa ndryshe paraqitet situate për Dortmund.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rënia e rasteve me Covid-19 dhe efekti i vaksinimit, a duhet të hiqet ora policore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vrasje me armë zjarri në Tiranë pas një konflikti, ndërron jetë në spital 27-vjeçari! Disa të shoqëruar (EMRI+VIDEO)