Conceicao bind Juventusin, ‘Zonja’ do e blejë nga Porto! Në lojë 34 mln euro

Conceicao bind Juventusin, ‘Zonja’ do e blejë nga Porto! Në lojë 34 mln euro

Francisco Conceicao

Juventusi nënshkroi me Francisco Conceicao në një marrëveshje direkte huazimi nga Porto gjatë verës. Bardhezinjtë paguan një tarifë prej 7 milionë eurosh plus 3 milionë euro bonuse shtesë për ta marrë atë në huazim për sezonin 2024-2025, por kjo tarifë për periudhën e huazimit të tij dhe jo pjesë e një marrëveshjeje të ardhshme.

Më vonë u zbulua se shkarkimi i i ish-trajnerit të Porto, Sergio Conceicao, babai i Franciscos, ishte pjesë e arsyes pse Porto vendosi ta lejonte atë të largohej në huazim.

Tanimë Sky Sport thotë se Juventusi do të blejë të huazuarin Francisco Conceicao drejtpërdrejt nga Porto në fund të sezonit 2024-25. Media italiane raportoi të hënën në mbrëmje se Juventus tashmë ka marrë vendimin për të nënshkruar me portugezin në fund të sezonit.

Sipas Sky, një tarifë prej 33-34 milionë eurosh duke përfshirë edhe bonueset është bërë gati për këtë operacion.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë