COVID në Shqipëri/ Shifra të larta me koronavirus, 525 raste të reja dhe 12 viktima në 24 orët e fundit! Humb jetën infermieri në QSUT! Kryebashkiakja e Patosit rezulton pozitive!

COVID në Shqipëri/ Shifra të larta me koronavirus, 525 raste të reja dhe 12 viktima në 24 orët e fundit! Humb jetën infermieri në QSUT! Kryebashkiakja e Patosit rezulton pozitive!

Spitali infektiv

TIRANË- Vijon sërish trendi rritës i të infektuarve me koronavirus në të gjithë vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u kryen 1967 testime prej të cilave 525 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Fatkeqësisht sot u shënua një rekord viktimash ku humbën jetën 12 persona nga koronavirusi. Fillimisht ka pasur një gabim në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë ku ata raportuan 2 viktima në titull ndërsa 12 viktima në tekst, Ppor më pas u konfirmua se betejën me këtë virus e kanë humbur 12 persona, numri më i lartë i viktimave të regjistruara që nga fillimi i pandemisë. 

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 34 vjeçar nga Durrësi, një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese", njofton Ministria.

Betejën me pandeminë e kanë fituar 111 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 12.203. Një lajm pozitiv vjen nga pacientët e shtruar ku është vënë re një ulje të pacientëve të intubuar.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po marrin shërbim mjekësor 360 pacientë, 10 në terapi intensive dhe 2 të intubuar.  Pasditen e kësaj të hëne, komiteti teknik i ekspertëve në një deklaratë për mediat komunikoi mbi masat e reja kufizuese për Shqipërinë.

Duke filluar nga dita e mërkurë, 11 nëntor, do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 06:00. Ndërkohë dhe restorantet e baret do të qëndrojnë të mbyllura gjatë këtij orari.

Rastet sipas shperndarjes gjeografike
222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll.

Bilanci
Raste të reja ditore 525
Të shëruar ne 24 orë 111
Të shtruar në spitale360
Humbje jete në 24 orë  12
Testime ditore 1967
Testime totale 141,081
Raste pozitive 24,731
Raste të shëruara 12,203
Raste Aktive 11,957
Humbje jete 571

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5851
Durrës 1019
Fier 926
Korçë 748
Shkodër 693
Elbasan 602
Lezhë 554
Vlorë 525
Berat 360
Kukës 288
Gjirokastër 266
Dibër 125

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:49
COVID/ Humb jetën infermieri i kirurgjisë pranë QSUT

Një prej infermierëve në urgjencën e kirurgjisë pranë QSUT ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e koronavirusit.

Enver Maloku, rreth 50 vjeç ndodhet i shtruar në spitalin infektiv prej disa ditësh.

Fatkeqësisht, mjeku nuk ka mundur dot të fitojë betejën me pandeminë.

Ora 19:48
Rastet e koronavirusit në Kuçovë, Skrapar e Poliçan, infektohen 3 mësues e 1 nxënës!

Gjatë 24 orëve të fundit në Kuçovë, Poliçan dhe Skrapar u raportuan 3 mësues të prekur me COVID në gjimnaze e 9-vjeçare dhe 1 nxënës.

Gjithashtu në rastet e raportuara u shënuan dhe 1 punonjës i OShEE-së, 1 punonjës bashkie në Skrapar dhe 2 punonjës të ujësjellësit në Poliçan.

Rastet me COVID në Kuçovë, Skrapar dhe Poliçan:

Kuçovë

-1 punonjës në fasoneri.

-1 mësues dhe 1 nxënës në Gjimnazin "5  Tetori".

-1 mesuese në shkollën 9-vjeçare "Deshmoret e kombit".

-1 punonjës i OSHE-së.

-1 polic i Komisariatit të Policisë Kuçovë.

Poliçan

-2 punonjës Ujësjellësi.

-1 mësuese në një shkollë 9-vjeçare.

Skrapar

-1 punonjës bashkie.

Ora 18:27
'Ndalo vjedhjen, ndihmo shqiptarët', të rinjtë e FRPD homazhe për viktimat e COVID-19 para Kryeministrisë

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë mbajtur sonte një homazh për viktimat e COVID-19. Me pankarta në duar “Sikur të mos mjaftonte sëmundja vrastare, vuajmë nga neglizhenca qeveritare” dhe Ndalo vjedhjen, ndihmo shqiptarët”, ato i kanë mbajtur homazhet përballë kryeministrisë. Për ta kjo ndërtesë është simbol i neglizhencës së pandemisë dhe fajtore për situatën ku gjendet vendi.

Ora 12:52
Kryebashkiakja e Patosit pozitive me COVID, karantinohet në shtëpi

Kryebashkiakja e Patosit Rajmonda Balili mësohet se ka dalë pozitive me Covid pas marrjes se tamponit.

Balilaj është karantinuar ne shtëpinë e saj dhe aty asistohet nga mjekët.

Report tv mëson se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe nuk ka pasur komplikacione.

Kujtojmë se ditët e fundit në vendin tonë numri i të prekurve nga Covid ka shënuar shifra rekord gjithnjë në rritje saqë njerëzit i druhen një mbylljeje të dytë.

Ora 10:34
Lezhë/ Pezullohet puna në zyrën e protokollit në bashki e në bibliotekë! 2 punonjës me COVID (VIDEO)

LEZHË- Puna në zyrën e protokollit të Bashkisë dhe biblioteka "Gjergj Fishta" është pezulluar.

Shkak është bërë se 2 punonjës, 1 në secilin nga institucionet kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Aktualisht po kryehet dezinfektimi i ambienteve të brendshme të Bashkisë.

Ora 07:50
Edukatorë e mësues të prekur me COVID/ mbyllen dy kopshte në Gjirokastër, pezullohet mësimi nga klasa 6-9 në një shkollë

GJIROKASTËR- COVID-19 është futur në institucionet arsimore në qytetin e Gjirokastrës. Report Tv mëson se janë mbyllur dy kopshte, ai numër 2 dhe 4 në këtë qytet ndërkohë që është pezulluar mësimi në shkollën 9-vjeçare "Koto Hoxha".

Kjo pasi në këto institucione kanë rezultuar punonjës të prekur me COVID-19. Më konkretisht në shkollën "Koto Hoxha" kanë rezultuar pozitiv 10 mësues, ndërkohë që u janë marrë tamponët 30 punonjësve të tjerë.

"Është një keqinterpretim, shkolla 9 vjeçare "Koto Hoxhi" nga klasa përgatitore deri në klasën e 5 vazhdon mësimin. Është një vatër infeksioni në arsimin 9-vjeçar, ku rreth 10 mësues janë meCOVID dhe të tjerët po bëjnë tamponin. Sot dhe nesër do bëhet dezinfektim rrënjësor dhe të mërkurën rinis mësimi dhe në ciklin 9-vjecar. Shkolla vazhdon mësimin normalisht me dy turne", tha drejtori i shkollës Vezir Mamo.

Drejtoresha e Arsimit në Gjirokastër,  Albana Hasani tha se nuk dihet për sa kohë këto kopshte do të qëndrojnë të mbyllura.

"Sot me fillimin e javës kemi vendosur mosfillimin e mësimit për dy kopshte nr 2 dhe nr 4. Arsyeja ka qene protokolli i Ministriseë së Shëndetesise pasi pjesëtare të stafit paraqesin shenja të COVID-19. Se si ka ardhur kjo punë nuk ka ardhur, por për të shpëtuar atë pjesë tjetër stafi të paprekur vendosem të mbyllim kopshtet. Afati sa do qëndrojnë mbyllur do shihet nga gjendja shëndetësore e edukatorëve", tha drejtoresha e Arsimit në Gjirokastër,  Albana Hasani.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rezi: 09/11/2020 21:22

    Kur do kuptoni se ky virus vret? Bëhuni të ndërgjegjshëm dhe respektoni distancën, po s'u mbrojte s'të mbron njeri dot. Keqardhje për humbjet e jetës, ngushëllime familjeve, dhe mos u merrni me politikë, sëmundja nuk pyet për politikë ore njerëz. Popull dëgjo veten dhe ruaju, kërko nga vetja para se të kërkosh tek të tjerët, globalizmi ka përvec të mirave edhe të tilla të këqija...dhe pasojat po i shohim vetë.

    Përgjigju
  • Lesh arapi: 09/11/2020 19:14

    Gjinof prej zotit kaq te rijn dhe paskan ik per lesh arapi

    Përgjigju
    • LORA: 10/11/2020 09:52

      Nuk mund t'i mbijetoje tjeter model shqup-it,pervec atij te babales. E bene "detyren" per sot abale-rioshet.

  • Mitro: 09/11/2020 17:32

    Shqiperia s'eshte Parisi Londra apo Roma ku jeta vazhdon 24 ore pa pushim.Ketu duhen marre masa qe njerezit mos grumbullohen por te ruajne distancen qe ne shkolla mos mungojne disifektimet dhe detergjentet,qe mesuesit dhe edukatoret ne institucione ku shfaqet covid 19 te karantinohen dhe t"ju behet testi ne kohe.Qeveria kerkon nga qytetaret qe te zbatojne masat e protokollet por si ju sherben atyre me testet,pergjigjet ne kohe.Shume njerez vdesin nga vonesa ne veprimet e institucioneve shendetsore dhe kjo eshte e denueshme

    Përgjigju
  • Populli: 09/11/2020 17:14

    Kur flisni dhe ju per gafa,dhe te beni lajm per gabimin kur vet gabimet i keni si menu ditore esht kulmi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu