COVID-19/ Numri i viktimave kalon mbi 1000, që nga fillimi i pandemisë shuhen 25 mjekë! Sot 788 raste të reja dhe 14 humbje jete

COVID-19/ Numri i viktimave kalon mbi 1000, që nga fillimi i pandemisë shuhen 25 mjekë! Sot 788 raste të reja dhe 14 humbje jete

Spitali Infektiv dhe mjeku anestezist që humbi jetën, Mihal Kërçi

TIRANË- Në 24 orët e fundit janë shënuar në vendin tonë 788 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe 14 viktima. Janë kryer 2501 testime gjithsej ku kanë rezultuar pozitivë 788 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 222 raste në Tiranë, 111 në Shkodër, 77 në Fier, nga 34 raste në Krujë, Lezhë, 31 në Berat, 27 në Sarandë, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Librazhd, nga 16 raste në Gramsh, Mat, 15 në Kavajë, nga 14 raste në Korçë, Elbasan, nga 13 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 11 raste në Peqin, Has, 10 në Përmet, nga 8 raste në Mirditë, Pogradec, 7 në Delvinë, nga 5 raste në Mallakastër, Gjirokastër, nga 4 raste në Skrapar, Dibër, Pukë, Kurbin, nga 3 raste në Kukës, Kolonjë, nga 2 raste në Devoll, Malësi e Madhe, Bulqizë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk ka arritur të fitojë betejën me sëmundjen prof. Mihal Kërçi, mjeku i njohur anestezist, i cili ka patur një kontribut të çmuar në mjekësinë shqiptare. Kanë humbur jetën edhe 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 43-83 vjeç.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 23 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 300 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.820 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë Telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar me mjekun tuaj të familjes. Telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (13 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         788

Të shëruar ne 24 orë      300

Të shtruar në spitale      454

Humbje jete në 24 orë   14

Testime ditore              2.501

Testime totale           221.676

Raste pozitive            48.530

Raste të shëruara       24.820

Raste Aktive             22.707

Humbje jete              1003

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   12162

Fier   1747

Durrës   1402

Korçë    1157

Vlorë     1146

Shkodër  1139

Elbasan 964

Berat     843

Lezhë    823

Gjirokastër  550

Kukës    448

Dibër     326

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plaku: 13/12/2020 18:00

    Prisni pas dy javesh rezultatin e betejave me mullijte e eres te Salih mortjes e Ilir koke katrorit pa haruar Monika Kryemadhen e Lylzim shalnjitmin....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit