COVID-19/ Vaksina e re e Oxford-AstraZeneca për të trajtuar variantet e reja gati në vjeshtë

COVID-19/ Vaksina e re e Oxford-AstraZeneca për të trajtuar variantet e reja gati në vjeshtë

Ekipi i vaksinës Oxford-AstraZeneca thotë se në vjeshtë do të kenë gati një vaksinë për të trajtuar variantet e reja të koronavirusit.

Prof Andy Pollard, nga Universiteti i Oksfordit, tha se modifikimi e një vaksine ishte një proces relativisht i shpejtë dhe do të duheshin vetëm prova të vogla para se të fillohej.

Ky lajm vjen në një kohë kur Britania e Madhe njoftoi se më shumë se 10 milion njerëz kishin kryer një dozë injeksioni.

Ka akoma prova të forta se vaksinat ekzistuese funksionojnë mirë kundër mutacioneve që janë shfaqur. Edhe pse efektiviteti i tyre i përgjithshëm mund të dobësohet pak.

Komentet erdhën pasi rezultatet e lëshuara nga ekipi treguan provat e para se vaksina mund të zvogëlojë shanset e njerëzve për të marrë dhe transmetuar virusin. Pikë, e cila ka qenë gjithmonë e pasigurt.

Të dhënat, të cilat ende nuk janë botuar ose shqyrtuar, treguan se vaksinimi me Oxford-AZ mund të shkurtojë transmetimin deri në 67%.

Kjo do të thotë që vaksina mund të ngadalësojë ndjeshëm përhapjen e virusit, duke lejuar sa më shpejt heqjen e kufizimeve si dhe mbrojtjen e njerëzve nga virusi COVID-19.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock i cilësoi rezultatet si ‘’absolutisht të shkëlqyera’’ duke treguar se vaksinat janë "rruga për të dalë nga kjo pandemi". Por "sfida e radhës" mbetet fakti se kompanitë e vaksinave të prodhonin me të njëjtin ritëm që përhapet virusi.

Ai e cilësoi si një moment historik faktin se 10 milion njerëz kishin marrë dozën e tyre të parë të vaksinës dhe tha "çdo injeksion i bën të gjithë pak më të sigurt".

Shqetësimi më i madh mbetet varianti i Afrikës së Jugut, i cili gjatë testimeve shfaq shenja se mund ti shmanget disa prej efekteve mbrojtëse të vaksinave.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI