Infektimet me COVID-19 në vendin tonë por edhe numri i viktimave prej këtij virusi vijon të mbetet i lartë, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 1112 ratse të reja dhe 17 viktima nga COVID-19. Rastet më të larta janë shënuar në qarkun e Tiranës me 392 të infektura me COVID në 24 orët e fundit.

Procesi i vaksinimit ka vijuar sot në tre qendrat e vaksinimit në Tiranë, Shkodër, Vlorë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 736 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 3049 vaksina antivCOVID.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3935 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1112 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 392 raste në Tiranë, 107 raste në Kavajë, 86 raste në Durrës, 54 raste në Vlorë, 50 raste në Elbasan, 43 raste në Sarandë, 40 raste në Fier, Tepelenë, 39 raste në Berat, 29 raste në Mirditë, 24 raste në Shkodër, 20 raste në Kukës, 18 raste në Krujë, Lushnje, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Korçë, 13 raste në Gjirokastër, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kurbin, Mat, 7 raste në Përmet, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Gramsh, 4 raste në Pogradec, Delvinë, Vorë, 3 raste në Has, Mallakastër, Vau Dejës, Skrapar,  Cërrik, 2 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Malësi e Madhe, Prrenjas, Kolonjë, 1 raste në Devoll, Pukë, Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Shijak, Memaliaj, Patos, Poliçan.

17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 43-79 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 991 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 60,675 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 594 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (18 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1112

Të shëruar në 24 orë      991

Të shtruar në spitale      594

Humbje jete në 24 orë   17

Testime ditore                3935

Testime totale           428,654

Raste pozitive            96,838

Raste të shëruara      60,675

Raste Aktive               34,546

Humbje jete                1,617

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20973

Fier     2827

Vlorë      1802

Durrës    1782

Shkodër  1454

Elbasan   1148

Lezhë   1005

Korçë   988

Berat       980

Gjirokastër 843

Kukës   420

Dibër    324