Dashnor Sula kundër primareve: S'jemi në kushtet normale në PD, qeveria teknike është domosdoshmëri! Xhunga: PD me kryetar Berishën do jetë parti ‘non grata’

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, është shprehur kundër primareve në Partinë Demokratike.

Në një lidhje skype ditën e sotme për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ai u shpreh se PD nuk është në kushtet normale për këtë proces.

"Po demokratët u ndanë  në këto vite, një pjesë i përkiste Bashës, një pjesë foltores dhe një pjesë që nuk shkon fare dhe nëse do ndodhë kjo të jemi të sigurt që do të përdoret nga elementë të caktuar në bazë, për të eleminuar kundërshtarët e tyre politikë. Të gjithë degët e PD në të gjithë vendin nëse do fusësh të gjithë kryetarët e degëve ata do dalin të parët në parimare. Ti mund të kesh figura si arkitektë, ekonomistë që kanë reputacion të mirë nga qytetarët, po se kanë mundësinë. Nuk duhet që të jetë me primare, sepse nuk jemi në kushte normale”, tha ai.

Figura të konsumuara i ka cilësuar deputeti i PD, Dashnor Sula disa nga deputetët e opozitës. Ai u shpreh se opozita është shumë vonë për fushatën e zgjedhjeve të vitit 2025, pasi sipas tij akoma nuk kanë dal në terren.  

“Problemi që ka opozita dhe PS është se rrotullohet tek disa figura, por duhet që të ketë dhe promovime të reja. Sidomos opozita, sepse ka figura që janë të konsumuara dhe disa të tjera shumë të konsumuara. Opozita ka një gjë, në momentin që humbet zgjedhjet duhet të ridimensionohej në raport me drejtuesit dhe anëtarësinë dhe kjo është diçka që do vite të bëhet. Unë kam kohë që them jemi vonë, për zgjedhjet se kemi luksin, sepse ne duhet të ishim në terren dhe s’jemi”, tha ai.

Sa i takon një qeverie teknike, ai tha se do të ishte një domosdoshmëri.

“Do ishte domosdoshmëri qeveria teknike, nëse do të kemi zgjedhje të ndershme dhe të lira, bie forca e pushtetit. Po të kemi një qeveri teknike, për një periudhë atëherë qeveria se s’do ta kontrollonte  dotë administratën”, tha ai.

I pyetur nëse kreu i PD Sali Berisha duhet të jetë kandidatë për kryeministër, ai u shpreh kundër.

“Kandidati për kryeministër duhet të jetë figurë përbashkuese e të gjithë spektrit opozitar. Berisha e ka të pamundur edhe për ta ushtruar këtë funksion, për të dal në fushatë. Por unë mendoj se Berisha duhet të thoshte unë do jem kryetar i PD, por do të jetë një kryeministër tjetër dhe nëse do ndodhte kjo do të kishte një çlirimin energjie shumë të mirë në opozitë, nëse nuk do ta bëjë këtë do të jetë shumë gabim”, tha ai.

Për analistin Albi Xhunga, lista e 12 drejtuesve të qarqeve të PD ka një barazi mes atyre që ai i cilësoi si besnik dhe të penduar të Berishës.  

“Unë them se konfliktet do të shpërthejnë shumë shpejtë, sepse kemi grupin e besnikëve të Berishës dhe të penduarit që kur panë që Berisha kishte akoma forcë dhe pati një farë mbështetje iu bashkuan atij. Në listën e drejtuesve shihet janë barazuar besnikët me të penduarit. Por, unë shoh përplasjeve mes dy grupeve. Sali Berishën e kanë përjashtuar të penduarit e sotëm nga PD, sepse Basha vetëm e ngriu por kur erdhi puna për ta përjashtuar, ai mori votën e të gjitha forumeve kryesore të partisë”, tha ai.

Xhunga theksoi se me Berishën në krye, PD mund të shpallet parti ‘non grata’. Ai theksoi se kjo parti nuk është më një alternativë për të larguar qeverinë aktuale.  

“Në krye të PD është Berisha non grata dhe i burgosur për korrupsion, sikur të shkoj edhe nëpër gjimnaze ajo forcë ngelet po aq e komprometuar, sepse është vendimmarrja e korruptuar. Por, më beson në momentin që Berisha do të jetë zyrtarisht kreu i PD ajo parti do të shpallet non grata nga SHBA, kjo parti nuk është alternativë për të përmbysur Edi Ramën. PD sot është e qelbur nga koka dhe është më e izoluar se talebanët, nëse e merr Berisha këtë parti atëherë ajo do të shpallet non grata. Unë besoj se PD nuk do ti fitojë këto zgjedhje”, tha ai.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

EMRAT/ Fermë kanabisi me vlerë 1,6 mln paund dhe trafik klandestinësh nga Franca, dënohen me 25 vite burg 4 shqiptarët në Angli

EMRAT/ Fermë kanabisi me vlerë 1,6 mln paund dhe trafik klandestinësh nga Franca, dënohen me 25 vite burg 4 shqiptarët në Angli