Daut Gumeni te '5 Pyetjet': Dosjet s’kanë më të fshehta, atje kanë mbetur vetëm hajdutët e misrit

Daut Gumeni, ish-anëtar i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’. Ai u shpreh se u largua nga ky institucion se nuk të pyeste njeri, ndërsa deputetët qeshin për gjendjen e krijuar. Gumeni shprehet se dosjet janë dëmtuar, nuk kanë më të fshehta, pasi ata që kanë pasur probleme i kanë pastruar.

Atje nuk kanë lënë më të fshehta, janë krehur, nuk kanë lëmë më të fshehta, atje kanë mbetur hajdutët e misrit. Njerëz që i bëjnë dëm vendit, që kanë shumë emra, atje nuk i gjen. Regjistrat janë përpunuar dhe seleksionuar si u ka dashur qejfi atyre që kanë qenë në pushtet.

Tani është e kotë që të bësh sikur punon dhe të paguhesh mirë. Tani ka propagandë dhe harrohet pse është krijuar autoriteti, vijnë rrotull për të bërë qoka për ngjarje historike. Ai autoritet nuk u krijua për të vajtur qokë më qokë kur ka vdekur apo lindur njëri, janë dy institucione të tjera që merren me këtë.

Atje nuk të pyeste njeri, thoshin firmos këtu, unë në dy muajt e fundit nuk shkova fare. Institucioni është Kolegjial, jo personal. Rekrutimi nuk bëhej me Kodin e Punës, por personal. Kur u thua deputetëve për këtë punë, ata qeshin, po si dreqin qesh për një ligj që e votove vetë.

Daut Gumeni

Ish-anëtari i Autoritetit thotë se ata që kanë qenë në pushtet i kanë shfrytëzuar dosjet, ndërsa ka persona që kanë marrë kartela sikur janë të pastër.

Të gjithë ata që kanë qenë në pushtet kanë shfrytëzuar dosjet. Për të zhdukur nuk e di, se kur janë të dehur ndonjëherë e pranojnë. Ne kemi ende dy vite që nuk kemi zyrat tona. Ka libra operative që janë dëmtuar në Krrabë, atje ku qenë atje monedhat e pushtetit, por me regjistruat çfarë patën, janë shkatërruar. Tani dalin 5 lloje shkrimesh në një kartelë dhe marrin kartela virgjërie. Ajo që më ka tronditur ka qenë se kur isha jashtë më dukeshin disa burra më të mirë, por nuk kanë qenë aq të mirë....

Daut Gumeni

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 05/06/2018 09:05

    Zoti Gumeni ka te drejte per ato qe thote . Kjo klase politike qe erdhi mbas 90 tes eshte me e korruptuara , me hajdute dhe kriminale qe ja kaluar ne faqen e dheut shquptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi