Basha zbulon skenarin për nesër: Luftë në Kuvend dhe protesta jashtë, do e mbrojmë teatrin me trupat tanë

TIRANE-E ndërsa aktorët dhe bashkia e Tiranës arritën marrëveshjen për të negociuar për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar mbi rrënojat e të vjetrit, Partia Demokratike e kundërshton. Kryetari i PD, Basha pasditen e sotme nga Teatri Kombëtar i shoqëruar nga simpatizantë të opozitës u shpreh se nesër në parlament do të kundërshtohet miratimi i projektligjit. Lideri i PD, foli me tone lufte, ndërsa ftoi qytetarët që nesër të protestojnë jashtë Kuvendit, pasi brenda në sallë tha ai do të bëjë qëndresë opozita kundër ligjit. I ndërgjegjshëm se ligjit nesër mund të kalojë, pasi shumica i ka votat, Basha tha se do i bëjnë presion presidentit për të mos e dekretuar, ndërsa u bëri thirrje ndërkombëtarëve për të reaguar. Ai e mbylli fjalën e tij jashtë ambienteve të Teatrit duke thënë se ’do të jemi këtu me trupat tanë për ta mbrojtur në cdo formë’.

Si qytetar jam në krahun tuaj në këtë betejë esenciale për kulturën shqiptare. Shkatërrimi i kësaj pjese është një shkatërrim i kulturës dhe historisë. Regjimi nuk duhet të na kompleksojë. Fjala idiot në greqishten e lashtë përshkruante njerëzit që nuk kujdesen për fatin e qytetit. Rama ka 20 vite që do ta tjetërsojë këtë truall, nuk ia ka dalë, edhe për qëndresën e disa socialistëve si Pandeli Majko, që sot është kokëulur dhe gojëkyçur. Por sot ai ka në dorë edhe arrën edhe gurin. Ky është projekti i grabitjes, mbi 200 mln euro fitim nga kullat. Nëse qëndrojmë dhe rezistojmë dhe nesër ka një gjykatë kushtetuese funksionale ky ligj përfundon në kosh. I them Ramës që të heqë dorë dhe të tërhiqet sa nuk është vonë. Ligjet të tilla janë shpallje lufte dhe ne do të dimë të përgjigjemi nesër brenda sallës, iu bëj thirrje socialistëve që nuk kanë ngrënë në sofrën e krimit, ti bashkohen protestës.  Do të bëjmë gjithçka që ligji nesër të mos kalojë. Ne pas kësaj do i bëjmë presion Presidentit që të mos e dekretojë, i bëj thirrje ndërkombëtarëve që të mos mbyllin sytë dhe të gjithë këto nuk mjaftojnë do të jemi këtu me trupat tanë për ta mbrojtur në cdo formë. Kjo arenë nuk është në lartësinë e duhur, bashkë me ndjesën që nuk kemi bërë më shumë, duhet të kishim bërë më shumë. Dua tu premtoj që ne në planin tonë, parashikojmë një tjetër mënyrë për artin dhe kulturën dhe për autonominë në duart e tyre. Vendimmarrja do të decentralizohet. Premtimi i dytë është që; kjo pjesë e pazëvendësueshme e kulturës shqiptare do të vijë në parametrat e lavdishme, por së pari vjen lufta dhe beteja. Ose do e humbim këtë betejë, ose do ta fitojmë për t’u treguar të gjithëve që nuk e ulim kokën. Do të na keni në krah. Nesër ne brenda në sallë do të bëjmë punën tonë, ju jashtë tuajën.

Lulzim Basha

Pas diskutimeve në Komisionet Parlamentare nesër do të votohet në Kuvend projektligji për Teatrin e ri Kombëtar, që parashikon shembjen e të vjetrit dhe ndërtimin mbi rrënojat e tij të një godine të re.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 05/07/2018 10:14

    Kesaj o Lul Basha populli i thote P***e me Rigon,nuk bere nje gje te mire te mbahesh mend,je shume i "vogel" ti Luli per tu krahasuar me Edi Ramen,me punen dhe veprat e tij te prekshme per Tiranen dhe gjithe Shqiperine.

    Përgjigju
  • Dervishi: 05/07/2018 02:58

    DUHET NJE PROTESTE E FORTE E TIPIT KRYENGRITJE QE TE RREZOHET BANDA E PARTISE KRIMINALE E ED RAMES FORCA O POPULL PER TE RREZUAR RAMEN SHKAKTAR I VARFERISE I DROGES I KRIMINALITETIT FORCA PD

    Përgjigju
  • Koktejli: 05/07/2018 02:44

    Luli=Ilir meta.Albana vokshi=Monika kryemadhi.po qysh ini katandisur kshu o mortjemëdhenj.

    Përgjigju
  • Shpellar vicidoli: 04/07/2018 22:34

    O ti je i mbaruar o lule, vendin shume shpejt do ta zeje qerosi dhondri i veremliut vicidolas.

    Përgjigju
  • Qoqja: 04/07/2018 21:55

    Bej ate qe din te bejsh .rremuje anarshi se per te tjeret te han m* ti o miku i ITALJANIT ANTISHQIPTAR .NJE KESHILL MOS E LUAJ SUMEN SHUM SE DO TE HYJ NONJE HU NE BY* PASTAJ STE DUAN ME HOLLANDEZET .

    Përgjigju
  • Demokrati: 04/07/2018 21:41

    o armik i popullit qe shkaterove cdo gje olulush me salen.

    Përgjigju
  • Fat man: 04/07/2018 21:11

    O Lul Ko*a nuk kane te gjithe hallin e Teatrit, apo pasi mbarove "pune" me Babalen dhe eurot e narkomane qe u kapen ne portin e Durresit, te dali pune kot me se koti pa e pasur ne program apo si ide, ........ndertimi i Teatrit te ri. Kerkon ti lesh artistet e publikun shqiptar ne godinen e "Dopo Lavoro-s" me pupulit dhe tallash te presuar ore tru tallash. Neser nxirr me pistolete tullacin Strazimiri si tek Liqeni Artifician per prishjen e kendit te Lojrave per Femije, por axhustoja thepin se mos ja fusin ne by*e e kur t'a nxjerre do ti dale bashke me zorret, te don lala fort te kam xhan, beja kete te mire Strazhes, se TK i ri do te behet ashtu sic po behet Satiumi i ri Kombetar.....toce, vajze e keqe.

    Përgjigju
  • Zenun tyta: 04/07/2018 20:39

    O shal ngjit o 7×7=42 po kush je ti që si bindesh mazhorancës . Ti je një kriminel ordiner një hajdut i ndyr kush të pyet ty o vemje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do ju surprizojë edhe me shumë

NASA zbulon rezervën më të madhe të arit në Tokë, depozitë me 20 milionë tonë! Vendi ku gjendet do ju surprizojë edhe me shumë