Debati mbi emigrantë shqiptarë në Angli, Boçi në ‘Repolitix’: Shpopullim të tillë nuk ka pasur më parë! Meçja: Opozita e përdor si kauzë, por nuk ka efekt

TIRANË- Çfarë po ndodh me emigrantët shqiptarë dhe përse ka pasur reagime të ashpra nga disa zyrtarë britanikë si dhe fenomeni i largimeve, ishte kjo tema e diskutimit në emisionin e ditës së sotme në  “Repolitix” me gazetarin Denis Minga.

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha se më tepër se fenomeni i largimeve të të rinjve, vendi duhet të bëjë përpjekje që ndalojë largimin e tyre. Sipas tij, qytetarët largohen pasi nuk ka politika për tërheqjen e investimeve në mënyrë që të ofrohet më tepër punësim, apo dhe paga më të larta.

“Është shqetësim shumë i madh për familjet shqiptare. Po ikin ata që mbarojnë  gjimnazin, shkollën e lartë dhe ata që janë të sistemuar, por nuk ndihen mirë me qeverinë. Shpopullim të tillë nuk ka pasur më parë. Është ikje e fuqisë punëtore. Është një krizë biznesi, kërkon të marrë fuqinë punëtore me aq sa ka fuqi të paguajë, pasi nuk ka fuqi të fitoj. Këtu nuk ka politika për thithjen e investimeve.”, tha Baçi.

Ish deputeti Areben Meçe thotë se emigracioni nuk është fenomen vetëm shqiptar. Sipas tij, opozita po përpiqet ta përdor si kauzë elektorale, por nuk mund të arrihet më një kauzë të tillë fitorja.

“Ka dy pista, e shpopullimit dhe emigracioni të pa ligjshëm. Nuk është fenomen vetëm shqiptar. Kërkon një zgjidhje kombëtare.

E gjithë 30 vjet nuk mund të bëjë më tepër lidhur me shpopullimin. Anglia ka një problem të madh, Anglia është një nga shtetet me të kontrolluar, kontrollon çdo gjë që futet brenda vetes. Hapja e portave këtu sjellë një linjë kriminale që është terroriste. Në 30 mijë perona që janë futur në Angli, 12 mijë janë shqiptarë. Problemi i emigracionit të paligjshëm, është emigracioni i gomoneve, nuk është shqiptar është, sepse ata  kanë hapur portat e një fluksi kriminal.

Sot në Shqipëri i pari shqetësuar për shpopullimin është qeveria. Po bie konsumi, do të thotë të futet në krizë ekonomike, mungesa e fuqisë punëtore, bien të ardhurat. Kauza që për përdor opozita nuk është kauzë fitore. Në vend që ta bëjë Rama, e bëjnë këta. Nuk ka efekt elektoral.”, tha ish deputeti.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale të premten, ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick përdori një gjuhë të papranueshme teksa njoftonte nisjen e dhjetëra shqiptarëve drejt Tiranës. Në videon e publikuar, ai shfaqet duke iu referuar shqiptarëve si kriminelë dhe bën thirrje që të kapet secili prej tyre dhe të largohet sa më shpejt drejt Britanisë së Madhe.

Deklarata e ministrit britanik ka shkaktuar reagime të institucioneve zyrtare të Shqipërisë. Ka qenë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ajo e cila reagoi së pari duke e konsideruar deklaratën e Jenrick si ‘të turpshme’ me synimin vetëm për të fituar disa vota të elektoratit britanik. Ministria e Jashtme kërkoi paraqitjen e ambasadorit britanik në Tiranë, Alastair King Smith të cilit i komunikuan një ‘Notë Verbale’ të Shqipërisë ndaj Britanisë së Madhe për gjuhën diskriminuese që cënon bashkëpunimin mes dy vendeve.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion