“Dekorata edhe medalje” për shqiptarët në 100 vite, dikur vetëm për njerëz që i kanë dhënë shumë Shqipërisë edhe botës (VIDEO)

48 medalje edhe dekorata që u janë akorduar personaliteteve të shquar, shqiptarë edhe të huaj, janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar. Dorian Koçi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, edhe Ardit Bido i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave e cilësuan këtë ekspozitë të përbashkët, një mundësi të mirë, për të njohur dekoratat, por edhe vlerat, që mbartin për lartimin e kombit shqiptar edhe Shqipërisë. Ndërsa, studiuesi edhe arkivisti Sokol Çunga na rrëfen se në arkiv ruhen diploma të shumë dekoratave, të shekullit XX, ruhen fermanë edhe berate, por edhe tituj nderi që u jepeshin qytetarëve nga Perandoria Osmane.

“Arkivi ruan diplomat e shumë dekoratave. Në shekullin e XIX kemi fermanë apo berate, tituj nderi që u jepet qytetarëve të shquar të perandorisë osmane, mes të cilëve kemi të huaj, por kemi edhe shqiptarë. Mes personaliteteve shqiptarë që janë dekoruar nga Sulltani, janë dekorata që ka marrë e ëma e Bid Dod Pashës, Ismail Qemali, Gjergj Fishta etj. Kemi ekspozuar dekorata të fillimshtetit shqiptar të Princ Vidit apo edhe të periudhës së Zogut. Një dekoratë e ekspozuar është dhënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ka edhe dekorata të pasluftës. Dekoratat edhe titujt vijnë nga vende të ndryshme dhe nga shtete të ndryshme. Përzgjedhja është me shtrirje të gjerë në hapësirë edhe në kohë. U përpoqëm të sjellim përmes dokumenteve edhe personalitet e shquara që kanë merituar këto dekorata dhe medalje”, shprehet Çunga.

Ndonëse, studiuesi na tregon se nuk është njohës i mirëfilltë i dekoratave, megjithatë ai vlerëson si dekoratat më të veçanta ato që janë dhënë nga Princ Vidi dhe Zogu i Parë.

“Shpeshherë duhet të bëjmë edhe punë jashtë profilit, por ndër më të veçantat do të dalloja dekoratat e dhëna nga princi Vilhem Vidi, mbreti i shqiptarëve edhe nga Zogu i parë, mbreti i shqiptarëve. Të dy këta monarkë të Shqipërisë kanë prodhuar dekorata të ndryshme të tyre, prej të cilave nuk zotërojmë sot shumë kopje. Kemi edhe një lloj shenje pushteti që na vjen përmes këtyre dekoratave. Nga njëra anë kemi pushtetin që i jep edhe personalitetin që i merr. Pra është një marrëdhënie e ngushtë mes sundimtarit edhe nënshtetasit që ka merituar këtë nderim”, thotë studiuesi, teksa shton se gjë tjetër interesante është që Rauf Fico është dekoruar nga mbreti Zog, por edhe nga mbretër e monarkë të të gjithë europës.

“Nga një anë duke qenë një familje fisnike shqiptare, por nga ana tjetër, edhe duke mbajtur pozicionin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë. Duke parë tipet e dekoratave kemi dekorata që u jepeshin kalorësve, që u jepeshin ushtarakëve  edhe dekorata oficeri i lartë, që u jepeshin civilëve. Jepen për shërbime ushtarake të ofruara edhe civile. Zakonisht ushtarakeve, kolonelëve u jepen tituj kalorësie, ndërkohë që Rauf Fico pjesën më të madhe i ka tituj civilë”, thotë Çunga.

Gjatë viteve të fundit në vendin tonë, titujt e dhënë shpeshherë nuk u janë përmbajtur kritereve të mirëfillta, megjithatë studiuesi thotë se gjëja më e mirë që mund të bëhet për të kuptuar rëndësinë e tyre, është që vizitorët përpos emrave të njihen edhe me biografitë e këtyre personaliteteve.

“Ejani që të lexojmë emrat e të gjithë atyre që kanë marrë këto dekorata, edhe të lexojmë edhe biografitë e tyre, edhe është shumë e thjeshtë për të kuptuar përmasat e këtyre njerëzve që kanë merituar këto dekorata. Nuk janë thjesht njerëz të zakonshëm, por janë njerëz që i kanë ofruar shumë Shqipërisë edhe botës, si Rauf Fico, Gjergj Fishta, Mehmet konicën, Ismail Qemalin, Tefta Tashko Koçon etj”.

Ekspozita ‘Dekorata edhe Medalje” do të qëndrojë hapur deri në 19 nëntor në Muzeun Historik Kombëtar.

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'