Partia Demokratike dega Vlorë ka zgjedhur kryetarin e ri. Demokratët e Vlorës do të drejtohen nga Genc Deromemaj, një eksponent i njohur i PD në këtë qark. PD zgjodhi sot edhe kryetarin e ri të degës Shkodër, Xhevdet Amuli. (LEXO KËTU)
Shqiptarja.com ka mësuar se kanë votuar 352 votuesë, ndërkohë që Deromemaj ka fituar me vetëm 12 vota diferencë ndaj kandidatit tjetër Gjergj Nika. Deromemaj ka marrë 180 vota ndërsa Nika ka marrë 168 vota. 4 vota të numëruara kanë qenë të pavlefshme.
Në vitin 2015, Deromemaj kandidoi për të marrë kryesimin e bashkisë së Vlorës, përballë kandidatit fitues të socialistëve, Dritan Leli. Kjo betejë, u humb nga Deromemaj, pasi Leli fitoi me një diferencë prej 15 mijë votash.
PD ka nisur procesin e zgjedhjes së kryetarëve të rinj të degëve në rrethe që prej mëse 1 jave. Tashmë janë zgjedhur kryetarët e degëve të PD, në Gjirokastër, Fier, Durrës, Dibër e Berat.
Epo kjo pune kshu, kryetari qe zgjidhet ose do jete spiun ose djale kryespiuni. Variant tjeter sk. Ky me bab e vlla bashk rropen nga te gjitha anet Demokracia per keta kryespiun e kryehajdut paska ardh
PërgjigjuBravo. Votuesit ku therret kiameti, i votuari me kostum. Hajde tufe delesh hajde. Hapnoi syteee o milet se po u rrjepin per shtate breza
Përgjigju