Demokrati 74-vjeçar që pret të diplomohet rrëfen bisedën me Azem Hajdarin: Më tha 'Berisha do të më heqë qafe'

TIRANË- 74-vjeçari Destan Dangëllia, një ish persekutuar politik, pinjoll i një familjeje të madhe me disa të burgosur e të internuar gjatë diktaturës, do të diplomohet këtë fundviti në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Ai rrëfen disa nga motivet e shkollimit në profilin e Agro-Mjedisit, ndërkohë që ka dalë edhe në pension..

"Për motive politike mua nuk mu dha e drejta se babi im ka bërë burg politik në vitet 51-55. Por ka një gjë interesante se mamaja ime ka nxjerrë kursantet e pra,ë që u mësonte grave të para shkrim e këndim. Babanë e futën ën burg, mamnë e hoqën nga puna dhe e caktuan në koperativ. Duke u rritur ndjeja një përgjegjësi të madhe ndaj prindërve, ndaj mamës, familjes dhe i kisha vënë detyrë vetes, studioja dhe rezultat të lartë dhe gjimnazin e mbarova. Në 36 nxënës të gjithë morën bursë, vetëm unë jo", tha ai.

Destan Dangëllia është i biri i Demir Dangëllisë dhe kushëriri i Sami Dangëllisë, që e kaluan jetën në kalvarin e burgjeve dhe internimeve. Destani, një rebel i papërmbajtur gjatë komunizmit, ruan sot si gjërat më të shenjta reliket e regjimit deri në përmbysjen e tij. Ato janë: ena me të cilën ushqehej në burg Sami Dangëllia; sopata me të cilën goditi klonin Destani, për të kaluar kufirin; dhe më e fundit relike, gishti i vogël i dorës së shtatores së diktatorit, kur mori pjesë në rrëzimin e saj në vitin 1991. 

"Unë isha kryetar i seksionit demokratik në fshat, anëtar i kryesisë i Partisë Demokratike në rrethe. Mua më erdhi një udhëzim, që në datën 20 tre anëtar të grupit të seksionit duhet të vinin në Korçë, unë mësova nga burime të brendshme që bëhej fjalë për të rrëzuar në mënyrë të organizuar monumentin e Enverit në Korçë, unë tre dërgova në Korçë, ndërsa për vete shkova në Tiranë. Gjitha ai bust 11 m për tre orë u bë copa-copa i gjithi. Në kohën që e mora me këta pedagogë dhe po shkoja përpjetë vjen Azemi dhe më bie nga krahët "presim tani të na vijnë nga Korça", u shpreh Dangëllia për Report Tv

E ka ndihmuar shumë lëvizjen demokratike në fillimet e saj, së bashku me Azem Hajdarin, por Dangëllia sot është i zhgënjyer nga Partia Demokratike dhe nga lideri kryesor i saj, Sali Berisha:

"Azemi ka qenë një demokrat i lindur, ishte shumë trim dhe nuk e çante kokën për asnjë dhe ndoshta dhe kjo nuk i pëlqeu liderëve të Partisë Demokratike. Prandaj ndodhi dhe ajo që ndodhi me Azemin në citin 1998. Në vitin 1996 kam qenë në zyrë me Azemin, unë kisha problemin se mua më kishin hequr imunitetin në 1994, po unë në 1996 piva kafe dhe i thashë që më ka ndodhur kështu dhe më tha mua 'o destan po përse nuk më the mua'. Unë i thashë 'partia më ka hequr dhe më ka thënë shprehimisht, e kam mbajturtë fshehtë, por do ta them sot 'ai kërkon të më heq qafe mua, jo ty. Por ti të kishe ardhur tek unë' dhe fjalën e kishte botërisht për Sali Berishën", rrëfen Dangëllia.

Destan Dangëllia reliket e diktaturës pret t’i dorëzojë në Muzeun Kombëtar. Ndërkohë, me dijet që ka marrë studenti i parë shqiptar i moshës 74-vjeçare, ka vendosur t’i shërbejë biznesit të tij dhe mbrojtjes së mjedisit. 
 

Intervista

 

Zoti Destan, është një fakt  interesant, që ju këtë vit diplomoheni në një moshë 74-vjeçare. Si nisi kjo ëndërr, kjo histori e diplomimit tuaj?

-Unë po ju tregoj kartën e studentit, që të jemi edhe transparent me publikun. Unë jam nga fshati Menkulas i Devollit, dhe pavarësisht se kam punuar shumë deri në vitin 1990, kam qenë shumë i izoluar dhe nuk njihesha. Në vitin 1965 mbarova gjimnazin e Bilishtit. Për motive politike nuk m’u dha e drejta e studimit. Sepse babai im ka bërë burg politik në vitet ‘51-‘55. Ka një gjë shumë interesant në dashurinë për shkollën, se mamaja ime ishte mësuese dhe u mësonte grave e vajzave të fshatit shkrim dhe këndim. Mamanë e hoqën nga puna si mësuese kur shkoi babai në burg. Mamaja edhe kur punonte në kooperativë vazhdonte t’u mësonte vetë shkrim atyre. Ne ishin katër fëmijë, motra më e madhe ishte tetë vjeç, unë isha katër vjeç. Babai ishte në burg. Kishin edhe gjyshen dhe kështu nëna na mbante gjashtë vetë me punë të vështira në kooperativë. Kështu unë duke u rritur ndjeja një detyrë para nënës dhe familjes dhe mësoja sa më shumë. Kisha të gjitha notat e shkëlqyera. Por ku mbarova gjimnazin, të gjithëve atyre që kishin nota të shkëlqyera iu dha bursë studimi, mbeta vetëm unë. Dhe më vonë mësova nga drejtori i shkollës, Nevxhet Mero, nuk jeton më tani, dhe mësova se kisha një dosje që ishte marrë nga instruktori i shkollës. Ai më tha për nevoja kuadrosh kriteri politik është hequr, por ju keni një dosje.  

Dhe shumë vite ëndërronit për shkollën?

Vazhdoja të ëndërroja, dhe ndodhi kjo. Unë shkova në shkollën e pikturës në Korçë që vazhdohej me korrespodencë. Dhe aty fitova dhe vazhdova shkollën dhe në diplomë u vlerësova me notën 9. Kur dhashë  diplomën,  profesori më tha që “ke bërë një diplomë të shkëlqyer, por dhjetën nuk ta vë dot, nëntën po”. “Pse nëntë?”- i thashë unë. Ai më shkeli syrin dhe më mori mënjanë dhe më tha: “Erdhën letra nga fshati, që ti në pikturë kishe marrë për të pozuar njerëz me biografi të keqe politike. Dhe kjo ishte e vërtetë se njerëz të tjerë me biografi të mirë, nuk vinin mua për të pozuar për mua. Unë në të njëjtën kohë, kur mbarova shkollën, kisha dhe djalin e vogël shumë të talentuar në pikturë.  Ai ishte 7-vjeç dhe më vonë fitoi një konkurs në Korçë kur ishte dhjetë vjeç. Shkoi në një konkurs tjetër dhe në atë komision ishte dhe një shok i shkollës së pikturës, nga kontrolli punëtor e fshatar. Ky më mori mënjanë e më tha se djali yt është shumë i talentuar në pikturë, por më thanë se nuk e marrim dot në garë. Unë, u thashë të paktën merreni, le të mos klasifikohet. Kështu nisi lufta e klasave dhe kalvari i jetës sime dhe i familjes e fëmijëve.

A mund të na tregoni hap pas hapi si vijoi kalvari i jetës suaj?

-Unë nuk mund t’i them dot të gjitha, se ishte një mal i tërë, nisur nga fakti se prej viteve  1962, që nisi prishja me ish Bashkimin Sovjetik, lufta e klasave nisi të thellohej më shumë. Kjo luftë me familjet e persekutuara ishte më e rreptë. Kur punoja në kooperativë, më mundonin më thoshin se nuk ke punuar mirë, ke lenë barëra. Dhe katër pesë ditë të punës sime, nuk m’i merrnin në dorëzim dhe nuk paguhesha. Dhe në atë kohë me 100 pikë bëhej një ditë pune, se ashtu vlerësohej dita e punës, dhe unë i bëja këto pikë, por nuk ma merrte brigadieri punën në dorëzim dhe kështu nisën vuajtjet e mia. Herë –herë nuk kundërshtoja s’e s’kisha çfarë t’u bëja. Nganjëherë unë rebelohesha dhe shkoja mblidhja bimë medicinale malit, sepse nuk kisha më çfarë të jetoja e nuk përballoja dot jetën e familjes. Lufta e klasave sa vinte e po thellohej. Në atë kohë më lindi nevoja dhe unë bëra edhe një shtëpi dykatëshe në fshat me gurë të mirë dhe nisën të ma shihnin këtë shtëpi dykatëshe si ideologji e huaj, borgjeze, dhe thoshin kot mundohet Destani të bëjë shtëpi, se aty qyqet do flenë, se ai arrestohet së shpejti. Kjo ishte e tmerrshme për mua. Që në 12 prill të ‘76-s, unë mësova tashti vonë nga Autoriteti i Dosjeve, kishin nisur kallëzime, e mësove se një kushëri i gruas mua më ishte hapur një dosje penale dhe gjeta aty tetë deklarata kallëzimi, nga të afërmit e gruas dhe të mitë dhe kjo ishte tepër e rëndë. Kur të hapej dosje thirreshin të gjithë për kallëzime dhe unë shihja se kishte  diçka nuk shkonë në atë kohë.

Me çfarë motivacioni ishin të përshkruara dosjet e tua?

-Dosjet dhe akuzat ishin nga më të rëndat, se kur u hapën dosjet më thanë se është e çuditshme sesi nuk je arrestuar. Katër herë ishte dhënë urdhri i arrestit dhe katër herë ishte urdhri të shtyhen afatet.

Kishte një akuzë reale. Konkrete?

-Pjesërisht akuza ishte reale, jo në ato përmasa që janë fryrë atje. Sikur kisha të bëja me Asfalinë Greke. Kjo ishte një akuzë shumë e rëndë. Dhe babait një akuzë të tillë i kishin bërë në vitin 1951 dhe vazhdonte trashëgimia. Kështu e kanë pësuar të gjithë ata që shpalleshin si kundërshtarë të regjimit.

Përse u dënua babi juaj dhe me çfarë aktiviteti shoqëror merrej ai para se të dënohej?

 -Babai ka qenë një kooperativist i thjeshtë. E kishte përkrahur kooperativën, por edhe luftën Naciobalçlirimtare e kishte ndihmuar materialisht. Mbas lufte ndryshuan gjërat, kur erdhi puna për të ndarë pushtetin ndodhi dhe tradhëtia e Mukjes, dhe pas shumë të tjerave që bënë komunistët babai nisi akuzohej për lidhjen më Asfalinë Greke.

Intervista e plotë

Në cilin vit u dënua babai juaj dhe me cilin grup u akuzua se bashkëpunonte? 

-Akuzohej për bashkëpunim me Asfalinë Greke, për marrëdhënie me tregtarët e Korçës, për pasje floriri dhe akuza të ndryshme. U mësua se ishin një grup i krijuar, dhe babai nuk e pohoi asnjëherë këtë. Dhe u dënuan ca me 25 vite burg, ca me pushkatim dhe ky persekucion i familjes ndodhi deri në vitet ’90. Kështu u dënua edhe kushëriri im dhe i babait tim, Sami Dangëllia, që ka bërë 47 vjet burg, 43 vite i gjallë dhe katër edhe i vdekur në burg, një nga njerëzit më të mëdhenj, dhe nuk është thënë asnjë fjalë nga politika deri më sot.

Ju keni nga Devolli edhe një poet të shquar, për të cilin shumë kanë thënë se i mbështeste të persekutuari. Sa e vërtetë është kjo për ju?

-Oh të të falënderoj për këtë pyetje, se isha me dy mendje dhe mendoja të them gjë, a të mos them gjë. Nëse thashë pak përpara që në dosjen time gjeta spiunët, kishte pyetje nga operativi, ku i gjen mendimet që thotë. Për shembull unë kisha thënë aty që mua nuk më pëqen kjo marrëdhënia me Kinës, se do të vij një ditë që politika do më flaki. Ishin mendimet e mia. Por me Agollin, unë u lidha që në ‘80-n që erdhi Sadija tek ne se unë i kisha vënë djalit tim emrin Dritëro. Dhe pikërisht që këtu filluan ata ta krijojnë atë rrjetin e merimangës, që me emrin e djalit, me ca bojëra që solli Sadija tek djali se kishte talent. Erdhi Dritëro Agolli, Moikom Zeqo dhe bëri që deri diku implikuan dhe Dritëro Agollin në atë muhabet, se ka prej atyre që kanë çuar qindra deklarata edhe për Dritëro Agollin, se ai ka thënë në një drekë me humor se “Do ngre një dolli për 100 letrat që kanë dërguar ata menkularët për mua!”  

Vërtet, një kujtim shumë i bukur për të ndjerin shkrimtarin e madh, Dritëro Agolli!

-Me Dritëroin kam shumë kujtime të mira, por fatkeqësisht, ishte që ai kishte dëshirën të më ndihmonte, por nuk më ndihmonte dot se filluan të shkruanin letra edhe për Dritëroin. Unë mbaj mend në vitin 76 me një tufë poezi shkova tek Lidhja e Shkrimtarëve. Më tha: -Destan, mos shkruaj, se këto janë vargje deklarative dhe ti nuk shkruan dot si do i lirë. Dhe unë ashtu bëra.

Pas atij kalvari të gjatë, le të vijmë tek vitet ’90. Këtu kemi një fakt, një objekt nga rrëzimi i shtatores së Hoxhës, që është si kujtim i jetës tënde, ç’domethënë për ju?

-Unë bashkë me piktorin Mustafa Arapi, i martuar me kushërirën time, e morëm si relike. Dorën e çamë copa –copa dhe morëm të gjithë nga një copë. Më thanë “po ti pse e do”. U thashë “E dua si relike të atij regjimi të shëmtuar, nga më të egrit në botë”. 

Si u përfshive ti në rrëzimin e monumentit të Hoxhës në Tiranë?

-Unë e dija si do të vinin ngjarjet. Se kishin nisur të na thoshin. Sapo në ‘89-n Ramizi shkoi në Nju Jork dhe premtoi ndryshimet, unë mezi prisja. Më thotë vëllai: -O byrazer! Po si shumë gënjeshtar doli ky Ramiz Alia. Por në fakt ai e bëri ndryshimin. Dhe filloi Plenumi i ‘86-s i Vlorës e paskësaj nisi të hapej Shqipëria. Ne nisën të krijonim një grup të organizuar, një organizatë.

Kush u këshilloi për organizatën?

-Absolutisht asnjëri. Unë gjithë jetën nuk kam marrë asnjë këshillë prej njërit, po vetëm prej Zotit. Sapo erdhi ndryshimi, unë erdha në Tiranë me miq e shokë dhe pastaj u lidhën me programin e Partisë Demokratike.

Dita kur u shemb monumenti, ç’ndodhi?

-Në datën 20 dhjetor, më 1991 u rrëzua monumenti i Enverit. Isha kryetar i Partisë Demokratike në rreth. Kisha bërë shumë punë atje. Mua më erdhi informacioni dhe unë dërgova tre vetë në Korçë, ndërsa vetë u nisa në Tiranë. Isha pjesë aktive atje. Ishim aty. Disa goditnin monumentin tek këpucët. Ndërkohë erdhi IFA, sepse kërkonin studentët atje dhe e morën. Dhe aty i ramë me goditje për tre orë. Gjithë ai monument 11 metra, për tre orë u bë copa-copa i gjithi, në kohën që e mora unë me këta pedagogë dhe mora përpjetë, në këtë orë vjen Azem Hajdari dhe më bie krahëve, e më tha “presim tani edhe rrëzimin nga Korça”.

Si e kishe krijuar njohjen, afërsinë me Azem Hajdarin?

-Më ndihmoi për ekspozitën e djalit në Tiranë, më 19 dhjetor isha këtu se ishte i talentuar. Ekspozita nuk u hap dot se kishin filluar protestat. Azemi më dha dhe programin e Partisë e Demokratike.

Fjalë të veçanta, këshilla të veçanta a mbani mend?

-Azemi ishte shumë trim, shumë i zoti në organizim. Ishte shumë i drejtpërdrejtë, prandaj nuk i pëlqeu kjo gjë Partisë Demokratike dhe ndodhi ajo që ndodhi me të. Pasi më kishte hequr imunitetin Partia Demokratike, në 97-ën unë piva një kafe me Azem Hajdarin.  

Azemi më tha: -O Destan, po pse nuk më the mua, se nuk ta hiqte imunitetin njeri. Dhe unë i thashë “Partia ma hoqi”. Ai më tha: “Ai kërkon të më heq qafe mua, jo ty.” Dhe e them hapur se e kishte fjalën për Sali Berishën, dhe këtë po ua them për herë të parë këtu.

Pse ta besoj ty Azemi një bisedë kaq sekrete?

-Azemi e dinte se kush isha unë. Kisha bërë një copë rrugë me Azemin, kishim ngrënë drekë dhe ishim shumë afër, dhe unë atje diskutoja ashtu si mendoja unë, dhe unë fola atë që mendova. Se ne ishim demokratë dhe thosha që demokratët do të konvertoheshin me ish liderët që kanë qenë gjithmonë nga Partia e Punës, me prirje të majta.

Ishte një personazh i dashur Berisha, kur ishte në protestën e studentëve, apo jo? Pse ndryshoi?

-Nuk është aspak e vërtetë. Jemi zhgënjyer tepër nga premtimet. Unë isha i pranishëm në rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës dhe kam në fyt një cifël, ende s’e kam hequr. Por do të ruaj çdo gjë, se ish  sigurimsat përpiqen të mohojnë çdo gjë, siç duan të fshijnë nga Tirana dhe Piramidën. Unë Tiranën nuk e kuptoj dot pa Piramidën, sepse ishte një gjë që u bë për një diktator, si një faraon. Sali Berisha do të zhdukë çdo gjë që ka të bëjë më diktaturën.

Jeta juaj plot, peripeci, aventura, drama dhe suksese, çfarë ëndrra kini, çfarë perspektivash pas diplomimit?

-Kam në fshat një pronë, një park të bukur, ku prej nëntë vjetësh bëjmë një festë të fshatit të ideuar me intelektualët e tjerë. Unë do të punojë edhe me librat; një me poezi e kam premtuar dhe librin Dangëllisë e të Menkulasit, se ne jemi nga Dangëllia e Përmetit me origjinë.

Mund të na e shpjegoni historinë e këtyre objekteve që keni sjellë me vete për këtë intervistë?

-E fillojmë me gavetën e kushëririt të burgosur.  Ai ishte një njeri i veçantë. Historia e shkollimit të tij nis me një kuzhinier italian me trup të fortë që i ftonte fshatarët për të bërë mundje. Samiu bëri mundje me të dhe fitoi. Një oficer e vlerësoi për trimërinë që kishte dhe i siguroi një shkollë në Itali, të cilën e vijoi për disa kohë. Pastaj Sami Dangëllia iu bashkua luftës por ende pa mbaruar lufta e arrestoi Hoxha, dhe Sami Dangëllia gjithë jetën mbeti në burg derisa vdiq atje. Nga Spaç e muarën në Sarandë dhe aty dyshohet se e kanë helmuar. Kjo gavetë ka një histori  30 vjeçare. Ndërsa kjo sopat është shumë interesante, ishte 14 prill 1991,

Dhe u ngritën paria e fshatit; kryetari i frontit, kryetarja e këshillit etj, për të bërë një kërkesë për hapjen e kufirit. Unë u çova në këmbë: -Po ku jetoni, a shihni TV.  Akoma do të shtrini dorën tek Dega e Brendshme. Erdhën pastaj u mblodhën kunati im, vëllai e të tjerë dhe shkuam tek kloni. Dhe unë për t’u nxjerrë frikën u thosha: -Vazhdoni është porosi e Degës së Brendshme. Ky klon është si muri i Berlinit, po ky klon që na mbajti të izoluar për 50-vjet nga bota e qytetëruar, nuk po merr vlera muzeale e historike si ai mur. Këto relike unë i paraqita edhe tek drejtori i Muzeut kombëtar Dorian Koçi. Ai më mirëpriti dhe më tha që të bëjë  një kërkesë zyrtare se do të jenë me vlerë për muzeun tonë kombëtar.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pll dega vore: 06/10/2019 10:59

    ARDHJA E DEMOKRACISE NE SHQIPERI DESHTOJ SEPSE:- SPIUNI ANTIKOMBETAR SALI BERISHA NGA VITI 1990-2019 ME POROSI TE KATOVICES, AI NE SHQIPERI THEMELOJ DHE ORGANIZOJ NJE SHTET KRIMINAL TE KORRUPTUAR POLICOR. RREGJIMI KRIMINAL-KORRUPTIV I BERISHIZMIT FSHEHU KRIMET E RENDA TE BERA NGA DIKTATURA KOMUNISTE NGA VITI 1944-1990. KETO PASOJA TE RENDA DHE GJITHE PENGESAT E ARDHJES SE MONARKISE DEMOKRATIKE NE VENDIN TONE NE VITIN 1997; KANE VETEM NJE KUNDERSHTAR PERGJEGJES KRYESOR ''BERISHIZMIN E PD''. MONARKIA DEMOKRATIKE ESHTE GARANCI PER RENDIN dhe QETSINE PUBLIKE, PER STABILITET EKONOMIK DHE PER VENDOSJEN E SHTETIT-LIGJOR DEMOKRATIK. PD BERISHJANE E KATOVICES, ATA JANE KOMUNISTA BLU ANTIKOMBETAR DHE ANTIZOGISTA. GJITHASHTU ME PROVA DHE FAKTE E KANE TREGUAR VETEN PER 30 VJET QE KANE VJEDHUR DHE KANE SABOTUAR EKONOMINN PUBLIKE DHE PRIVATE. ATA KANE SABOTUAR ME DASHJE DEMOKRACINE E VERTETE. PD BERISHJANE KA NGJASHMERI ME INSTIKTIN E MJEVE DHE GJARPERINJEVE, TE CILET KUR NDIGJOJNE TERMETIN ATA FILLOJNE LEVIZJET E TYRE DHE BEHEN TE DUKSHEM PER PUBLIKUN. POSHTE KOMUNNISTAT BLU BERISHJAN! RROFTE LEKA ZOGU II MBRET I SHQIPTARVE!

    Përgjigju
  • Permetarit duhet besuar .: 06/10/2019 00:16

    Shumica qe ketu e 30 vjete ,hiqen Si Demokrate Kane qene legena...Bthq. Por ja qe Demokracia e ka zemren e madhe me Ligjet qe ka..se askush nuk u denua per Krimet qe Kane bere ..Si psh Ramizi me Neperken Nexhnije..

    Përgjigju
  • Permetari: 05/10/2019 07:29

    Jam nje ish oficer i OSSH(Sigurimit i shtetit) me fillimin e proceseve demokratike ne '1991 te gjithe BP(Bashkepuntoret) e mij u bene antare te PD(partia demokratike).

    Përgjigju
  • feliks: 05/10/2019 06:24

    Popo ty ta paska thene kur se dinte as vete se c fare do ndodhte.

    Përgjigju
  • Xhemal Shkembi Bracanj: 05/10/2019 05:48

    O Destan o bashkepuntor i sigurimit, po tregoje dosjen dhe sesi e fute e dole deshmitar per ate bashkefshtarin tend. Ky plehre nuk ka asnje lidhje me Sami Dangelline i cili eshte Mandela i shqiperise. Ky eshte nje ish mi birucash qe ka marre me qafe shume familje ne Devoll. Mos lini nam gazeta se kush e kexon ne Korce e Bikisht qesh gajaset

    Përgjigju
  • Ditka: 05/10/2019 05:42

    Ky eshte nje kokerr spiuni, publikojani dosjen dhe do te shihni se cfare perfaqson

    Përgjigju
  • Loni: 05/10/2019 00:30

    Me keto skupet televizive I paska then do te heq qafe edhe u kujtua tani ne fund te jetes te nxjerri sekretin e madh shteteror... sharlatan me pak fjale. Por e ka here testin e kujteses se mos eshte enderr!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja