Nga Korça ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi shembja e aksit rrugor Korcë- Ersekë, ende në fazë ndërtimi do të jetë pjesë e analizës me Drejtorinë e Policisë së këtij qyteti.
Pyetje: Përsa i përket udhëtimit, ju do të shkoni direkt në Ersekë, pasi keni analizën. A mendoni se duhet të kishin filluar hetimet për sa i përket segmentit të ri, i cili ka pësuar shembje?
Ministri Balla: Patjetër, edhe për këtë çështje do të diskutojmë gjatë mbledhjes që kemi.
Traseja e rrugës Korcë-Erseke, u shemb më 17 shkurt në vendin e quajtur ‘Qafa e Qarrit – Mollas’. Rruga e re Korce-Erseke po ndërtohet nga kompania “A. N. K.”, ndërsa prokurorues është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Në vitin 2022, për Lotin e Dytë janë dhënë mbi dy miliarde lek nga buxheti i shtetit (2,164,693,349.44).
Pronari i kompanisë A.N.K rezulton me 100 % të aksioneve Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS, Ndue Kola. Ndërkohë kompania A&E ENGINEERING, është në pronësi të Entela Çanos, me 100% të aksioneve, kompania e së cilës do të bënte mbikqyrjen e punimeve.
Në një intervistë për Report Tv inxhinieri Romeo Nazarko tha dje se është ndryshuar gjurma me qëllim rritjen e kostos së projektit. Duke risjellë në vëmendje, projektin e vitit 2010, Nazarko tha se ndryshimi i tij në vitin 2020, u miratua duke anashkaluar projektin e vitit 2010.
-
Lere e djalloset yyyyyyyyyy
Përgjigju -
O kriminel o llum kendo padisesh o ps vetveten???!!
Përgjigju -
Ne Shqiperi hetimi si duket qenka ne kompetence te ministrit te brendshem qe e diskuton kete pune neper dreka e darka rruges me ca sharlatane police. Ndoshta "ftojne" edhe prokurorine e cila sipas Kushtetutes kryen hetime dhe perfaqeson akuzen ne shtet. Estrade po Ballshi ama!
Përgjigju -
I bie te hetoni veteveten, absurditet. hetimet duhet te nisen nga Spak ai eshte pak me shume i besueshem.
Përgjigju-
Kapsi ka nje jave qe ka merre ne dore padine per shembjen e rruges
-







Komente
Komento