Dënim i ri për Juventusin, klubi pranon fajësinë! 'Zonja' ia hedh me gjobë, Agnelli në gjyq
Ish-drejtuesit e pezulluar të Juventusit
Juventus u përball sot me gjyqin për fshehje të të ardhurave dhe pagesat e lojtarëve në të zezë. Pas heqjes së 10 pikëve për plusvalencat, "Zonja e Vjetër" ka gjetur akordin me Prokurorinë në Itali për një gjobë prej 718 mijë eurosh.
Gjykata Federale Kombëtare ka pranuar marrëveshjen e fajësisë së Juventusit për "manovrën e pagave". Dënim vetëm me gjobë për klubin, që heq dorë nga apelimet. Si pjesë e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, Juventus u gjobit me 718.000 euro.
Nga ana tjetër, ish-presidenti Andrea Agnelli do dalë në gjyq më 15 qershor. Asnjë marrëveshje për pranimin e fajësisë për ish-presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, i cili do të dalë në gjyq në Gjykatën Federale Kombëtare, me një seancë të caktuar për 15 qershor.
Kësisoj, renditja e Serie A nuk ndryshon, me bardhezinjtë që janë në garë për të zënë një vend në zonën evropiane. Me këtë dënim vetëm me gjobë, duket se Juventusi ka mbyllur llogaritë me Gjykatën, duke u dënuar vetëm me -10 pikë, kjo për shkak të "plusvalencave" dhe ndryshimeve në librat e llogarisë së klubit.
Dënimi i ri për Juven u komentua nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina. "Ka një moment verifikimi, vlerësimi dhe gjykimi, por ka edhe një moment për të vendosur dhe për të parë të ardhmen me qetësi më të madhe, të gjitha në respektim absolut të rregullave. Ky akt i fundit është i parashikuar nga normat tona, i dëshirueshëm dhe i përbashkët dhe është rezultati më i bukur i futbollit italian, të gjesh një moment qetësie”.
Renditja:
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19%
-
Jo
72.3%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2272
Lajme të tjera
-
Allegri 'largon' Chiesan: Ka ende për të mësuar, Cagliari ndeshja më e rëndësishme e sezonit
18 Prill, 22:30
-
Skenari/ Serie A dhe Bundesliga me 6 ekipe në Champions League
18 Prill, 16:04
-
Testet e reja, mbrojtësi i Romës s'ka probleme në zemër
17 Prill, 20:36
-
Cristiano Ronaldo fiton gjyqin, i merr 10 milionë euro Juventusit
17 Prill, 19:45
-
Ylber Ramadani: Dua mbijetesën në Serie A, më pas Europianin me Shqipërinë
17 Prill, 18:44
-
Simone Inzaghi 'kërcënon' Milanin: Dimë si fitohet në derbi, qëndroj te Interi
16 Prill, 21:10
-
20 gola këtë sezon, tre klubet e Serie A pas sulmuesit të Kombëtares! Plan për të luajtur me binjakun
16 Prill, 20:50
-
Adriano Galliani: Milani, Interi, Juve dhe Roma e duan Serinë A me 18 ekipe, lëvizje e vrazhdë
16 Prill, 19:07
-
GOLAT/ Ndicka rrëzohet në fushë, shtyhet Udinese - Roma! Inter lë festën e titullit për në derbi, ndalen Milani dhe Napoli
14 Prill, 22:51
-
VIDEO/ Frikë në Udinese - Roma, Ndicka ndjen dhimbje në gjoks dhe rrëzohet në fushë! Shtyhet ndeshja
14 Prill, 19:49
-
Sot Torino - Juve/ 9 vite pa fituar në derbi, trajneri Juric kritikon Allegrin: E ka edhe forcë dhe të metë
13 Prill, 14:04
-
Borxhi 250 milionë euro, arabët i 'trokasin' Interit në derë! Zhang po negocion shitjen e klubit
13 Prill, 10:24