Denoncimi i KIRK për zgjedhjet e pjesshme të Himarës, KQZ propozon gjobitjen me 100 mijë lekë të kryebashkiakut Vangjel Tavo, pushohet hetimi për Blendi Klosin

Denoncimi i KIRK për zgjedhjet e pjesshme të Himarës, KQZ propozon gjobitjen me 100 mijë lekë të kryebashkiakut Vangjel Tavo, pushohet hetimi për Blendi Klosin

Kryebashkiaku Vangjel Tavo dhe Blendi Klosi

Kryebashkiaku Vangjel Tavo dhe Blendi Klosi

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar sot edhe një nga denoncimet e depozituara në institucion nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KIRK) për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, të 4 Gushtit të këtij viti, ku u konstatuan shkelje administrative të Kodit.

Pas shqyrtimit, Komisioneri vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve gjobitjen me 100 mijë lekë të reja për Vangjel Tavon, kryebashkiakun socialist të Himarës, (në cilësinë e kandidatit shkelja), pushimin e hetimit administrativ për deputetin Blendi Klosi, në cilësinë e përfaqësuesit të PS për zgjedhjet dhe 4000 lekë të reja për Haide Dhulin, drejtor i shkollës së mesme “Qazim Pali” në Borsh.

Njoftimi i KQZ:

“Sot, u shqyrtua administrativisht denoncimin nr. 2 ID nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), ndaj personave përgjegjës për shkelje administrative, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative për zj. Haide Dhuli, Drejtor i Shkollës së Mesme të Bashkuar “Qazim Pali”, Borsh në vlerën 4000 (katër mijë) lekë dhe për z. Vangjel Tavo, kandidatit për bashkinë Himarë në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, si edhe pushimin e hetimit administrativ për z. Blendi Klosi, përfaqësues i Partisë Socialiste të Shqipërisë”.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ KQZ i kërkon Komisionit të Ankimimeve gjobitjen e 41 kandidatëve për kryebashkiakë, mes tyre Pjerin Ndreu me 7,2 mln lekë! 32 të PD-PL, 9 të PS, ja shifrat


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë